Dje eshte luajtur ne Stadiumin \"Loro Borici\" te qytetit te Shkodres takimi i pare cerekfinal i Kupes se Shqiperise per grupin B, midis Vllaznise dhe Lacit. Skuadra vendase ka dominuar plotesisht lojen dhe ka qene vazhdimisht ne kerkim te golit. Megjithe perpjekjet e vendasve per te shenuar ne pjesen e pare, rastet e krijuara nuk u konkretizuan dhe skuadrat shkuan ne dhomat e zhveshjes ne barazpeshe, pa gola. Me fillimin e pjeses se dyte, gjithcka kishte fizionomine e pjeses se pare,
Në ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme në Ulqin, Vllaznia ka arritur të fitojë 3-2 ndaj ekipit të Kukësit. Golat për skuadrën shkodrane janë shënuar nga Hajdari, Erkoçeviç dhe Karakaçi. Në fakt kanë qenë kukësianët ata që kanë kaluar dy herë në avantazh dhe në të dy rastet rezultati është barazuar nga shkodranët. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Kukësin. Më pas ka qenë Hajdari ai që ka barazuar rezultatin fillmisht, më pas sërish gol kukësianët dhe përsëri barazim nga Erkoçeviç ndërsa golin e fundit të ndeshjes e ka shënuar mesfushori Karakaçi.
Vllaznia e ka humbur miqësoren e sotme të luajtur ndaj Petrovac me rezultatin 1-0. Ndeshja është luajtur në orën 13.00 në një nga fushat e kompleksit sportiv në të dalë të qytetit turistik të Budvas. Trajneri Vata edhe në këtë ndeshje, aktivizoi të njëjtët futbollistë si në ndeshjen miqësore të para tre ditëve me Prishtinën. I vetmi ndryshim ishte ai i aktivizimit të afrikanit Singbo në qendër të mbrojtjes në vend të brazilianit Da Silva.
| Nr | Skuadra | Pike |
|---|---|---|
| 1 | Teuta | 32 |
| 2 | Tirana | 27 |
| 3 | Skenderbeu | 23 |
| 4 | Kastrioti | 23 |
| 5 | Flamurtari | 22 |
| 6 | Bylis | 18 |
| 7 | Shkumbini | 18 |
| 8 | Vllaznia | 17 |
| 9 | Kamza | 14 |
| 10 | Pogradeci | 13 |
| 11 | Laci | 11 |
| 12 | Tomorri | 11 |
| 13 | Apolonia | 8 |
| 14 | Dinamo | 1 |
| Shkumbini | 2 | - | 1 | Vllaznia |
| Laci | - | Vllaznia |
| Radonjiç ndryshon sërish Vllazninë, ka pakënaqësi në ekip! |
Tri ditë përpara ndeshjes së javës së tretë të Superiores kundër Laçit, trajneri i Vllaznisë Mojash Radonjiç vijon të ruajë linjën e testimeve dhe në ndeshjet që realizon brenda skuadrës. Por këtë herë me një ndryshim rrënjësor. Formacioni i tij duket se do të jetë shumë i ndryshëm nga a i të dy ndeshjeve të para zyrtare në kampionat dhe në përballjen miqësore ndaj Tiranës. Kur pritej që tekniku malazez i shkodranëve të konfirmonte në emrat e zakonshëm në formacionin e mundshëm ndaj Laçit, malazezi ka sjellë një tjetër risi. Duke nisur nga mbrojtja, mesfusha e sulmi, të tre repartet janë freskuar me emra të rinj, të paktën në ndeshjen e kontrollit. Në portë, Radonjiç ka aktivizuar Vujadinoviçin. Në mbrojtje, qendërmbrojtësi Kraja nuk është preferuar që të aktivizohet në formacionin e parë, por në vend të tij është aktivizuar lezhjani i ri, Dani që deri në këto momente, zor se ishte kujtuar kush për të. Më pas Rajoviç, Smajli në të djathtë. Ndërkohë që në të majtë, ashtu siç pritej, i sapoardhuri Jassic. Një mbrojtjës ky që për trajnerin do t’ia zërë vendin Belishës që në dy ndeshjet e para, si ndaj Bylisit ashtu dhe ndaj Kastriotit ka qenë titullar duke treguar një nivel të mirë loje. Po ashtu dhe mesfusha ka patur disa ndryshime. Në krah të majtë është aktivizuar Kaçi. Në qendër Nimani e Kukaj ndërsa në të djathtin Djepaxhia. Kurse në sulm është aktivizuar vetëm Jovanovviç. Duke patur parasysh që për trajnerin Radonjiç nuk kanë qenë në dispozicion 11-të me nga 11-të atëherë skuadrën e formacionit bazë e ka lënë me vetëm 10 lojtar, por me një sulmues. Një skemë kjo që nuk do të aplikohet ndaj Laçit, pasi aty ai dëshiron të fitojë . Ndërkohë në sy bie që si kundërshtar të tyre kanë qenë Sinani e Jumiç dhe pjesa e tjetër e lojtarëve. Ky ndryshim i menjëhershëm kursi në formacionin bazë, nuk është pritur mirë dhe nga skuadra apo dhe nga lojtarët që ishin mësuar si titullarë deri tani.
Ndryshimet- Me rikthimin e lojtarëve të rinj që janë grumbulluar me kombataren e të rinjve, trajneri Mojash Radonjiç mund të bëjë disa ndryshime në formacionin kryesor. Akoma është më pikëpyetje reparti i sulmit. Kjo për shkakun se Sinani e Jumiç pritej të ishin titullarë ndaj laçianëve. Por të dy mund ta nisin si zëvëndësues. Ndërkohë Sykaj e Vajushi mund të zënë vendet e tyre si titullarë. Kjo për shkak se stafi teknik ka mbetur shumë i kënaqur nga forma e tyre. Madje dhe sipas informacioneve që vijnë nga ndeshjet miqësore që ka zhvilluar kombëtarja e të rinjëve, Sykaj e Vajushi kanë treguar një formë të mirë. Këto mund të jenë dy ndryshimet e mundshme.
Problematika- Një ndër gjërat që ka sjellë shumë kuriozitet në opinionin sportiv shkodran ka të bëjë me faktin që trajneri kërkon të realizojë një Vllazni sulmuese. Një ndër ndryshimet është mborjtësi Jasiç. Ndërsa Sinani e Jumiç në stol. Për të fundit është një tjetër lëvizje blic. Pasi sulmuesi korat ka qenë një titullar i përhershëm deri tani, por fakti që nuk ka arritur të shënojë akoma një gol do të thotë që mund të ketë ardhur koha t’i bëjë shoqëri Radonjiçit në stol. Ndërsa bomberi shkodran e ka treguar veten për ato minuta që ka luajtur. Por, as ai nuk e ka një vend të sigurtë.
s.ekspres