Njoftim! Fillojnė pėrgatitjet pėr sezonin e ri nga Vllaznit Ultras! Nxitoni tė bėni pėr vete Shallin e ri tė disenjuar nga Vllaznit. Kujdes! Duhet ta parapaguani Shallin, mė pas do njoftoheni kur tė mbėrrijnė nga Italia. Numri ėshtė i kufizuar dhe do prodhohen aq Shalla sa do porositen. Kontaktoni sa mė parė, sepse nuk ka mė kohė, porosia nga ne do bėhet kėtė javė. Cilėsia e Shallit ėshtė mjaft e mirė. Ēmimi vetėm 6 Euro! Nxitoni! Pėr sqarime shkruani mesazh tek faqja ose e-mail nė vllaznit@gmail.com Njė Jetė Dy Ngjyra Njė Skuadėr Vllaznit Ultras
Estradė nė stadiumin Loro Boriēi nė ndeshjen pėrmbyllėse tė kėtij sezoni futbollistik. Nga katėr gola pėr secilėn skuadėr, Vllaznia dhe Shkumbini kanė dhėnė spektakėl nė fushė, ku mė shumė i ka shėrbyer goleadorit peqinas, Roland Dervishi, pėr fitimin e Kėpucės sė Artė. Tė besuarit e Armir Grimės i kishin premtuar tifozėrisė sė tyre se do ta mbyllnin me spektakėl nė fushėn e tyre, por estrada nuk u ka pėlqyer aspak tė pranishmėve nė shkallėt e stadiumit, tė cilėt kanė reaguar nė drejtim tė drejtuesve tė bashkisė pas fillimit tė kėtij show.
Kapiteni i ekipit shkodran, Amarildo Belisha, tregohet realist, duke pranuar se nuk mund tė pretendohej mė shumė me kėtė grup futbollistėsh. Vllaznia e arriti objektivin e saj. Vendi i gjashtė, pėr nga mėnyra si shkuan gjėrat kėtė kampionat, ėshtė komod pėr tė. Ky ėshtė mendimi i kapitenit tė saj Amarildo Belisha. Ai mendon se skuadra e tij ka patur shumė probleme gjatė sezonit qė po lėmė pas, e me kėto probleme ajo nuk mund tė bėnte mė tepėr. Pėr gjėrat kryesore qė ēuan nė kėtė situatė, numri 8 i kuqebluve pėrmend ndryshimin e drejtimit tė klubit dhe tė trajnerėve tė shumtė.
| Nr | Skuadra | Pike |
|---|---|---|
| 1 | Skenderbeu | 57 |
| 2 | Teuta | 56 |
| 3 | Tirana | 53 |
| 4 | Flamurtari | 43 |
| 5 | Kastrioti | 38 |
| 6 | Vllaznia | 35 |
| 7 | Bylis | 35 |
| 8 | Laci | 34 |
| 9 | Shkumbini | 34 |
| 10 | Tomorri | 28 |
| 11 | Kamza | 27 |
| 12 | Apolonia | 21 |
| 13 | Pogradeci | 19 |
| 14 | Dinamo | 13 |
| Vllaznia | 4 | - | 4 | Shkumbini |
| Java e 11-te: Tomorri - Vllaznia 1-0 |
Vllaznia ka humbur ne ndeshjen e luajtur ne Kucove kunder skuadres te Tomorrit. Vllaznia ka bere nje ndeshje te mire por nuk ka arritur te marre fitoren. Kjo ka ndodhur edhe per faj te arbitrimit skandaloz, ku anesori ka anolluar dy aksione per pozizion jashte loje.
Tomori Beratit ka marre tre pike te arta ndaj Vllaznise duke u rikthyer ne luften per mbijetese. Ndeshja e luajtur ne stadiumin e Kucoves, kishte kthyer ne stadium pas dy muajsh tifozerine e zjarrte beratase e cila duhet thene se ka qene nje ndihme shume e madhe per te besuarit e Memushit.
Shkodranet nga ana e tyre kane bere nje ndeshje te mire pavarsisht problemeve qe po kalojne. Drejtuesit e Vllaznise kane rezerva per gjykimin qe i kane anulluar dy gola per pozicion jashte loje.
Persa i perket takimit ne fushe duhet thene se ka qene nje ndeshje shume e luftuar por e vendosur nga nje gol i Endri Bakiut ne minuten e 55-te.
Me kete fitore Tomori barazoi me pike Apolonine duke u ngjitur ne kuoten e 8-te pikeve, ndersa Vllaznia ngelet ne vendin e nente me 14-te pike.
Vllaznia ka aktivizuar Vujadinoviç, Gocaj, G. Muça (Dema 77’), Sykaj, Vajushi, Karakaçi, Shaba (Markolaj 46’), Belisha, Gjini, Nimani (Erkoceviç 62’), Hajdari.
Vata: Gjykim i dobët, dy golat tanë ishin të rregullt
“Jam i pakënaqur nga gjykimi i ndeshjes. Mendoj se shënuam dy gola të rregullt. Gjithsesi, janë komisionet përkatëse ato që duhet të gjykojnë me paanshmëri pretendimet që kemi për këtë ndeshje. Jam i bindur që me lojë ishim më lart se kundërshtari. Kemi dominuar me raste dhe me përqindje të përdorimit të topit. Humbëm vetëm me rezultat. Kemi një skuadër që luan futboll të pastër.
Kishte shumë dylyftime të ashpra dhe përtej limiteve. Pamë ndërhyrje të rrezikshme të futbollistëve beratas. Terreni dhe kushtet e stadiumit ishin të mira. Nuk ndikuan në humbjen tonë, derisa shënuam dy gola, që na u mohuan pa të drejtë. Mendoj se nuk kemi probleme në repartin e sulmit.”