Dje eshte luajtur ne Stadiumin \"Loro Borici\" te qytetit te Shkodres takimi i pare cerekfinal i Kupes se Shqiperise per grupin B, midis Vllaznise dhe Lacit. Skuadra vendase ka dominuar plotesisht lojen dhe ka qene vazhdimisht ne kerkim te golit. Megjithe perpjekjet e vendasve per te shenuar ne pjesen e pare, rastet e krijuara nuk u konkretizuan dhe skuadrat shkuan ne dhomat e zhveshjes ne barazpeshe, pa gola. Me fillimin e pjeses se dyte, gjithcka kishte fizionomine e pjeses se pare,
Në ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme në Ulqin, Vllaznia ka arritur të fitojë 3-2 ndaj ekipit të Kukësit. Golat për skuadrën shkodrane janë shënuar nga Hajdari, Erkoçeviç dhe Karakaçi. Në fakt kanë qenë kukësianët ata që kanë kaluar dy herë në avantazh dhe në të dy rastet rezultati është barazuar nga shkodranët. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Kukësin. Më pas ka qenë Hajdari ai që ka barazuar rezultatin fillmisht, më pas sërish gol kukësianët dhe përsëri barazim nga Erkoçeviç ndërsa golin e fundit të ndeshjes e ka shënuar mesfushori Karakaçi.
Vllaznia e ka humbur miqësoren e sotme të luajtur ndaj Petrovac me rezultatin 1-0. Ndeshja është luajtur në orën 13.00 në një nga fushat e kompleksit sportiv në të dalë të qytetit turistik të Budvas. Trajneri Vata edhe në këtë ndeshje, aktivizoi të njëjtët futbollistë si në ndeshjen miqësore të para tre ditëve me Prishtinën. I vetmi ndryshim ishte ai i aktivizimit të afrikanit Singbo në qendër të mbrojtjes në vend të brazilianit Da Silva.
| Nr | Skuadra | Pike |
|---|---|---|
| 1 | Teuta | 32 |
| 2 | Tirana | 27 |
| 3 | Skenderbeu | 23 |
| 4 | Kastrioti | 23 |
| 5 | Flamurtari | 22 |
| 6 | Bylis | 18 |
| 7 | Shkumbini | 18 |
| 8 | Vllaznia | 17 |
| 9 | Kamza | 14 |
| 10 | Pogradeci | 13 |
| 11 | Laci | 11 |
| 12 | Tomorri | 11 |
| 13 | Apolonia | 8 |
| 14 | Dinamo | 1 |
| Shkumbini | 2 | - | 1 | Vllaznia |
| Laci | - | Vllaznia |
| Sinani: Na duhet një “mur” ndaj Sligo Rovers |
Kapiteni i Vllaznisë, Vioresin Sinani, ka folur për “Panorama Sport” , një ditë para nisjes për në Irlandë. Sulmuesi kuqeblu, një nga lojtarët që pritet shumë në këtë sfidë, mendon se e rëndësishme kundër Sligos është që të mos pësohet gol. “Në radhë të parë, duhet të jemi mirë në mbrojtje, për t\'u mos u ndëshkuar”, theksoi Sinani. Më tej, ai shtoi se Vllaznia duhet të qëndrojë me këmbë në tokë. “Nuk kemi ne aq futboll të arrirë, sa të nënvlerësojmë ekipet që vijnë nga një shkollë futbolli. Nuk dua të komentoj kundërshtarin, sepse nuk e njohim fare, por dua të them se futbolli ynë dhe ekipi ynë, nuk ka mbërritur ende në atë standart sa të nënvlerësojë irlandezët” , ka thënë golashënuesi i shquar.
Sulmi
Reparti i sulmit shkodran, ashtu si edhe i gjithë ekipi, është kritikuar jo pak nga trajneri Hasan Lika, për lojën në miqësoren me Dinamon. Përkrah Sinanit, në këtë test ka luajtur një sulmues i ri, me shumë perspektivë, si Bekim Bala. Kjo dyshe shkodrane, ndoshta do më shumë kohë që të përvetësojë bashkëjetesën. “Sulmi edhe ka pasur probleme, por shpresojmë që i tillë të mos jetë në Sligo. Ne duhet të mundohemi që të mos pësojmë gol, kjo ka rëndësi. Kjo nuk do të thotë që ne të mos bëjmë më të mirën. Nuk e di nëse do të luajmë që në fillim me dy sulmues, pasi këto janë vendime të trajnerit, por ne do t\'u përgjigjemi me korrektësi deri në fund skemave të tij. Për ne sulmuesit, mendoj se do të jetë takimi i dytë, prova e vërtetë. Ndoshta në këtë ndeshje të kthimit pritet që të zgjidhet edhe kualifikimi, kështu që natyrshëm duhen golat. Megjithatë, ka kohë për të shkuar deri këtu” , pohon sulmuesi.
Objektivi
Sipas Vioresin Sinanit, e rëndësishme është që në këtë takim të parë, ekipi kuqeblu të mos dalë i mundur. “Siç e thashë edhe më parë, për ne do të ishte shumë e rëndësishme që të mos pësonim. Luajmë në transfertë përballë një ekipi, të cilin e njohim vetëm nga emri. Nuk dimë aspak se çfarë lojtarësh do të kemi përballë. Është folur se po kalojnë një periudhë të keqe, por kjo varet se si e perceptojnë ata periudhën e keqe. Janë në mes të aktivitetit, ndërsa ne akoma ndjejmë lodhjen e sezonit që sapo u mbyll. Gjithsesi, duhet të shikojmë nga afër lojën e tyre dhe të shpresojmë që këto ditë të ndjekim ndonjë kasetë nga ndeshjet që kanë zhvilluar së fundi” , - përfundoi ai.