\"Ndoshta ėshtė e vėrtetė qė kemi shfaqur disa probleme tė veēanta, sidmos nė ndeshjen ndaj Bylisit. Por nė ndeshjen ndaj Kastriotit, ne arritėm tė mbajmė rrjetėn e paprekur. Mund tė ketė patur gabime individuale, por si mbrojtės reaguam dhe mbrojtėm njėri-tjetrin duke mos pėsuar. Gjithsesi ne duhet tė punojmė mė shumė. Mbrojtja ėshtė njė repart shumė i rėndėsishėm pėr njė skuadėr. Unė personalisht jam munduar tė bėj maksimumin tim pėr ti shėrbyer skuadrės pėr tė arritur rezultatin.
\"Vllaznia e ka nisur shumė mirė sezonin e ri futbollistik. Rėndėsi ka qė jemi nė rrugė tė mbarė dhe ne synojmė titullin kampion\". Kjo ėshtė bindja e bomberit shkodran, Vioresin Sinani. i njohur me nofkėn \"Ujku\" ai ka arritur qė tė gjejė formėn e tij mė tė mirė kėtė sezon te Vllaznia, pas njė viti tė trazuar, atė tė kaluarin. Ai ėshtė aktivizuar si zėvendėsues nga trajneri Mojash Radonjiē, por lojtari ka arritur qė ta thotė fjalėn e tij.
Merkatoja e Vllaznisė ka dhuruar edhe njė tjetėr surprizė ditėn e djeshme. Drejtuesit kuqeblu kanė federuar brenda afatit tė fundit tė mbylljes sė merkatos edhe njė tjetėr futbollist. Bėhet fjalė pėr serbin Vladimir Jasiē, i cili ka mbėrritur nė Shkodėr pasditen e sė hėnės. Ai luan si mbrojtės i majtė, 26 vjeē dhe 1.84 m i gjatė. Me tė shkodranėt kanė mbyllur dhe merkaton.
| Nr | Skuadra | Pike |
|---|---|---|
| 1 | Skenderbeu | 6 |
| 2 | Flamurtari | 6 |
| 3 | Laci | 4 |
| 4 | Elbasani | 4 |
| 5 | Vllaznia | 4 |
| 6 | Dinamo | 3 |
| 7 | Kastrioti | 2 |
| 8 | Tirana | 1 |
| 9 | Shkumbini | 1 |
| 10 | Teuta | 1 |
| 11 | Bylis | 0 |
| 12 | Besa | 0 |
| Kastrioti | 0 | - | 0 | Vllaznia |
| Vllaznia | - | Laci |
| Sligo Rovers - Vllaznia 1-2 |
Vllaznia “prek” kualifikimin
Vllaznia ka surprizuar, edhe pse kundërshtari nuk thoshte ndonjë emër të konsiderueshëm, duke fituar 2-1 në transfertë, ndaj Sligos së Irlandës, në fushën e kësaj të fundit. Formacioni i Hasan Likës ka zhvilluar një ndeshje mjaft efektive, duke arritur të shënojë dy gola, të kalojë në epërsi 2-0, ndërkohë që ka pësuar një gol, 1 minutë para mbarimit të ndeshjes, shënuar me penallti nga vendasit. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim të bardhë, 0-0, me një lojë të barabartë, e përqëndruar kryesisht në mesin e fushës. Pjesa e dytë nis me një tjetër marsh, ku shkodranët, pasi e kishin studiuar mirë ekipin vendas, e sulmojnë në pikat e tij të dobëta. Krahët e mesfushës kuqeblu funksionojnë për bukuri, për pasojë, edhe topat krosohen me mjaft befasi në zonën vendase. Duhej të vinte minuta e 69-të e lojës, që mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë, konkretizon disa sulme të njëpasnjëshme të kuqebluve. Skuadra jonë merr krahë, pas këtij goli dhe nuk e ul ritmin, ndërkohë që vendasit nervozohen. Si pasojë e një nervozizmi të tillë, Keane gabon dhe shkakton autogol në portën e tij. Rezultati shkon 2-0, ndërkohë që nuk ka shumë minuta lojë që vendasit të përmbysin dicka. Megjithatë, tërheqja e kuqebluve, në mbrojtje të dy golave të shënuar, i lejon më shumë terren Sligos, e cila, një minutë para mbarimit të kohës së rregullt, fiton një penallti, që kthehet në gol. Me këtë rast merr fund edhe ndeshja, e cila fitohet nga Vllaznia 2-1, që e prêt e qetë ndeshjen e kthimit dhe ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit. Më poshtë skeda e plotë e ndeshjes:
Sligo - Vllaznia 1-2
Shënues: Cretaro 89’ (pen) / Smajlaj 69’, Keane (o.g.) ’75
Sligo: 1 Brush, 2 Keane, 3 Holmes, 5 Ventre, 6 O’Grady, 7 Cash (Doherty 73’), 8 Ryan, 9 Boco, 10 Cretaro, 11 Morrison, 14 Feeney (Noctor 64’)
Pankina: 19 Kelly, 4 Peers, 12 Doherty, 16 Keohane, 17 Noctor, 18 Torpey,
20 Kelly
Trajner: Paul Cook
Vllaznia: 1 Grima, 2 Smajlaj, 3 Mrvaljeviæ, 5 Osja, 7 Shtubina, 8 Belisha,
9 Sinani (Balaj 85’), 10 Kasapi (Olsi 88’), 17 Hallaçi, 18 Beqiri, 20 Nallbani
Pankina: 31 Bishani, 6 Bašiæ, 11 Nika, 14 Vajushi, 16 Baci, 19 Balaj, 28 Hasani
Trajner: Hasan Lika
Kartonë të verdhë: Beqiri (Vllaznia), Sinani (Vllaznia), Smalaj (Vllaznia), Shtubina (Vllaznia), O’Grady (Sligo), Ryan (Sligo)
Gjyqtarë: Christof Virant, Dirk Gilon, Frank Bleyen (BEL)