Postimet e Fundit

Statistika


Data:

Sot kemi patur 1504 vizitorė.


Aktualisht ndodhen 5 vizitore ne linje.

Reklama

Sondazhe

Loja 1X2

Klasifikimi

Nr Skuadra Pike
1 Skenderbeu57
2 Teuta56
3 Tirana53
4 Flamurtari43
5 Kastrioti38
6 Vllaznia35
7 Bylis35
8 Laci34
9 Shkumbini34
10 Tomorri28
11 Kamza27
12 Apolonia21
13 Pogradeci19
14 Dinamo13

Ndeshjet e fundit

Java e 48
12 maj 2012 - 17:00

Vllaznia4-4Shkumbini

Ndihmoni faqen


  • Video e Fundit
  • Facebook

Mire se vini ne fkvllaznia.net

Futbolli shqiptar i ka fillimet e hershme qe pas pavarsise se Shqiperise .Ne shume qytete te vendit filloj te luhet nje loje e re sportive me emrin "Futboll" . Ne Shkoder , Vlore, Korce e ne disa qytet te tjera filluan te zhvilloheshin ndeshje te tilla futbolli . Ne Shkoder shume lagje te vjetra shkodrane filluan te ndesheshin ndermejet tyre duke krijuar nje interes te vecante ne popullsine e asokohe.

Vllaznia 1913

Foto e vitit 1913 mbas nje ndeshje futbolli tƫ zhvilluar ne Shkodƫr

Duke pare interesimin e madh ndaj ketij sporti filluan te krijoheshin grupe te vogla sportive te cilet me vone do te krijojne nje Shoqeri te vetme sportive me emrin Vllaznia. Shoqeria Vllaznia ƫshte themeluar me 16 shkurt te vitit 1919 , ku nismetaret ishin anetaret e shoqates "Mustafa Pasha" dhe "Vaso Pasha" tƫ cilƫt u bashkuan duke krjuar njo shoqeri te vetme me emrin "Vllaznia" . Programi i saj kuptohet nuk ishte vetƫm sportiv, por pikƫrisht nƫ vitet e mƫvonshme do ta bƫnte ketƫ emƫr mjaft tƫ njohur, jo vetem ne Shqipƫri por edhe mƫ gjerƫ . Ndƫr themeluesit e shoqƫrisƫ "Vllaznia" mund tƫ pƫrmendim emrat e Hile Mosit qƫ u zgjodh kryetar, Hysen DraƧini nƫnkryetar e Jonuz Tafili sekretar. Ndƫrsa kryetari i degƫs sƫ gjimnastikƫs u zgjodh Kolƫ Margjini. Kjo Shoqƫri do tƫ luante njƫ rol shumƫ tƫ madh nƫ zhvillimin e llojeve te ndryshme te sportit nƫ vendin tonƫ . Madje pikerisht nƫ Shkodƫr e kanƫ fillesƫn sporte si futbolli, Ƨiklizmi, atletika, hipizmi, etj. Kjo shoqeri do tƫ ishte e para shoqƫri e ketij lloji ne vendin tonƫ.

Vllaznia 1945

Ekipi i Vllaznise ne vitin 1945

Shoqeria "Vllaznia" ka gjurme nƫ historinƫ e vendit tone. Njƫ histori e terƫ kaluar permes suksesesh e peripecish qe ka lene mbresa. Mbi te gjitha ka lene te shkruar ne historine e sportit shqiptar shume emra e personazhe qe kane te bejne pikƫrisht me kete klub. Ne vitet ne vazhdim Sporti i futbollit ne shqiperi filloi te behej popullor dhe te luhej ne rang amator ku Vllaznia ishte dhe nje nder promotoret e ketij evenimenti te ri . Pastaj me vone do te krijoheshin edhe shoqeritƫ e tjera si ne KorƧƫ , Tiranƫ, Vlorƫ, Durrƫs, Elbasan, etj. Ne vitin 1930 te gjithƫ ekipet e krijuara do te themelonin Federaten Shqiptare te Futbollit . Po ne kete vit do te luhej edhe Kampionati i pare Shqiptar profesionist ne te cilen moren pjesƫ 6 skuadra ku padyshim Vllaznia ishte nje nder pretendentet si edhe nismetarƫt. Vllaznia gjithashtu do te jete finaliste ne edicionin e parƫ te kupƫs sƫ Shqiperisƫ ne vitin 1938 , ku do te ndeshej me Tiranƫn e cila triumfoi.Loro Borici

Loro BoriƧi , viti 1946 , merr kupen e Ballkaniades.

Vitet gjate luftƫs sƫ 2-tƫ Boterore aktivitet sportive do te ndrepriten per te rifilluar pas luftƫs. Pas vitit 1945 pƫr klubin Vllaznia do tƫ nisnin sfida tƫ reja .Ku ne keto vite dhe saktesisht 1945 dhe 1946 Vllaznia do tƫ fitoje 2 herƫ rradhazi Kampionatin Shqiptar, biles ne vitin 1946 Vllaznia i fiton te gjitha ndeshjet duke marre 100% te pikƫve tƫ mundshme.

Ne keto vite nuk mund te lemƫ pa permendur lojtaret e me famƫ si Loro BoriƧi, Muhamet Dibra, Xhelal Juka, Bimo Fakja, Met Vasija e shume e shume te tjere. Ne vitet ne vazhdim Vllaznia paraqitet gjithmone si pretenduese duke qene ekipi i vetem nga rrethet qƫ do tƫ konkurojƫ treshen e ekipeve tƫ kryeqytetit .

Ā Vllaznia 1946

Viti 1946 Vllaznia kurorzohet kampione e vendit

Ne vitin 1961 Vllaznia fiton kupƫn e Gazetes "Sporti Popullor" .Ne vitin 1965 Vllaznia do ti kthehet Trofeut duke fituar kupen e Shqiperisƫ kunder Skenderbeut te KorƧƫs. Per 3 edicione me pas Vllaznia do te jete serish protagoniste ne kete edicion duke qenƫ serish finalste por kesaj rradhe kunder Partizanit dhe saktesisht ne vitet 1966 ,1968 ,1970 te cilat do ti humbi qƫ tƫ treja.

Vllaznia 1965

Vllaznia fituese e Kupes 1965

 

Ne evenimentet e viteve 1971-72 Vllaznia do te jete fituese si e kupes po ashtu edhe e kampionatit. Nƫ keto vite do te spikasin emrat e njohur te futbollit si Mehdin Zhega ,Sabah Bizi,Paulin Ndoja, Ramazan Rragami,Ismet Hoxha,Esat Rakiqi, etj. Njƫ edicion mƫ vonƫ 1972-1973 ku po ai brez lojtaresh te 2 viteve me pare do ta shpallin Vllazninƫ sƫrish kampione tƫ vendit. Ne vitin 1977-78 Vllaznia do te jete serish kampione e Vendit.

Vllaznia 1977-78

Vllaznia kampione e vendit 1977-78

Po ne kete vit Vllaznia do te marre pjese ne kupat europiane ku do te ndeshet me ekipin e Autrise te Vjenes ku ndeshjen e pare ne Shkoker do e fitoje me rezulatatin 2-0 me gola te Zheges dhe Ballgjinit, kurse ndeshjen e kthimit do e humbi me rezultatin 4-1.

Vllaznia - Austria e Vjenes

Vllaznia-Austria Vien , viti 1978 , kupa e kampioneve. Goli i pare shenuar nga M.Zhega

Nje vit me vone 1979 Vllaznia do te fitoje kupen e Shqiperise kunder Dinamos.Me pas ne vitin 1981 Vlaznia do te shpallet per here tĆ« 4 fituese e kupĆ«s sĆ« ShqipĆ«risĆ« kunder BesĆ«s sĆ« Kavajes, kurse 1 vit me vonĆ« 1982-83 do te fitoje kupĆ«n e gazetĆ«s "Bashkimi" si edhe kampionatin shqiptar. Ne kete brez lojtaresh qe arriten keto suksese permendim Ferid Rragami, Hysen Zmijani, Astrit Hafizi, Hysen Dedja, Ferid Borshi, Seit Ƈanga ,etj.

 

Vllaznia 1982-83

Ekipi i Vllaznise 1982

Ne vitin 1987 Vllaznia do te fitojĆ« sĆ«rish kupen e Shqiperisë  kunder Flamurtarit tĆ« VlorĆ«s.Kjo eshte hera e fundit qe ekipi shkodran provon shijen e fitores se Kupes se Shqiperise.Vllaznia i ka shkuar disa here afer ne vitet e fundit duke arritur ne gjysemfinale dhe finale,por duke u mundur gjithmone nga ekipet e kryeqytetit.Ne vitin 1992 Vllaznia shpallet perseri Kampione e Shqiperise.Ky sukses do te vinte pas 7 vitesh pritjeje.Nder lojtaret me te spikatur te atij edizioni ishin:Avenir Dani,Astrit PremƧi,Hysen Dedja,Brikeno Bizi,Zamir Shpuza,Edi Martini etj.Vitet ’90 per Vllaznine do te sjellin edhe shume risi. Lideri i Dhjetorit Azem Hajdari do te behet president i saj,por jo me shume sukses.Pas tij do te vije edhe njeriu me i suksesshem ne krye te Vllaznise;Myftar Cela.Ky njeri i thjeshte nga qyteti i Bajzes fillon menjehere punen duke nxjerre ekipin shkodran nga shume peripeci, e ne fakt ne sezonin 1997-98 do te vije edhe gezimi i pare i presidentit shkodran. Fale talenteve te reja qe kishte ekipi si Edi Martini,Vioresin Sinani,Suad Lici,Armando Cungu etj Vllaznia shpallet Kampione e Shqiperise per te 8-ne here duke lene prapa si Partizanin rivalin nr.1 ashtu edhe Tiranen .Po kete vit ne stadiumin ā€œQemal Stafaā€ te Tiranes,Vllaznia mund 5-4 me penallti Apollonine e Fierit dhe fiton superkupen e Shqiperise.

Vllaznia 1997-98

Vllaznia kampione e vendit 1997-98

Pas dy sezonesh ku dominoi Sk Tirana vjen rradha e Vllaznise.Eshte sezioni 2000-2001. Presidenti Cela shpenzon shume dhe blen lojtaret me te mire ne treg. Fale cilesive te Sinanit, Klodian Duros, Edi Martinit, Saimir Patushit, Luan Zmijanit, etj.,Vllaznia shpallet Kampione e Shqiperise per te nenten here. Ne Shkoder fillon festa dhe padyshim qe njeriu kryesor i ketij suksesi cilesohet presidenti Myftar Cela. Stadiumi ā€œLoro Boriciā€ ne ndeshjen e fundit kunder Shkumbinit ishte i mbushur plot e perplot saqe ishte e veshtire te gjeje vend ne kembe. Ndeshja perfundon me rezultatin spektakolar 6-4 per ekipin shkodran. Te dyja ekipet dhuruan spektakel per 16.000 te pranishmit ne shkallet e stadiumit.

Vllaznia 2000-2001

Vllaznia kampione e vendit 2000-2001

Pas ketij suksesi ne Shqiperi per Vllaznine erdhi koha e ndeshjeve europiane. Kundershtari i shkodraneve ne turin e pare elelinator te Liges se Kampioneve jane eshte ekipi islandez i FC Reykjavik. Ne islande ndeshja perfundon me rezultatin e ngushte 2-1 per vendasit, duke lene te hapur kualifikimin. Ndeshja e kthimit luhet ne Tirane ne stadiumin ā€œQemal Stafaā€ ne ate kohe i vetmi nderkombetar ne Shqiperi. Ndeshja perfundon me nje fitore te madhe te Vllaznise 1-0 me gol te Klodian Duros. Shorti ve perballe Vllaznine me ekipin turk te Gallatasarait. Ne Turqi pas nje loje te shkelqyer,Vllaznia mundet 2-0. Duhet thene qe ekipi shkodran ishte me te vertete i pafat. Ne Tirane ndeshja perfundon si mos me keq 1-4 per ekipin turk. Sinani me ane te golit te pare beri qe te gjithe te besojne ne nje permbysje te madhe, por dalja me karton te kuq e Dibres veshtiresoi gjithcka ne vazhdim. Po ne vitin 2001 Vllaznia korr nje sukses tjeter duke fituar Superkupen e 2-te. Presidenti Cela ne vitin ne vazhdim duke pare se nuk ishte e nevojshme qe Vllaznia te shkonte ne Tirane sa here qe kishte ndeshje nderkombetare vendosi te investoje perseri per stadiumin ā€œLoro Boriciā€.Pas shume punimeve stadiumi mori nje pamje madheshtore duke u kthyer ne stadium nderkombetar.Duhet thene qe stadiumi ā€œLoro BoriƧiā€ ka fushen me te mire ne Shqiperi sic eshte deklaruar me vone edhe nga ish-trajneri i kombetares Hans-Peter Briegel. Ne vitet ne vazhdim presidenti Cela dha premtimin e tij se do te krijonte nje Vllazni te madhe per t’iu kundervene ekipeve kryeqytetase. Por ne nje nate qershori jeta e tij prehet ne mes. Endrra e tij pĆ«r te pare Vllaznine duke luajtur ne Shkoder ndeshjet nderkombetare nuk u realizua, per shkak vdekjes se tij te parakohshme. Presidenti Myftar Cela vritet ne Tuz te Malit te Zi me date 14 qershor 2003, duke shkaktuar dhimbje ne mbare qytetit verior.

Myftar Cela

Ish presidenti i Vllaznise i ndieri Myftar Cela.

Pas kesaj ngjarjeje per Vllaznine fillojne edhe problemet financiare, ku ekipi gati sa nuk rrezikon te shkrihet. Por nen drejtimin e profesorit te madh Medin Zhega fale edhe ndihmes te disa biznesmeneve shkodran ekipi ngrihet ne kembe perseri dhe behet gati per sfiden e Kupes Uefa. Perballe do te jene skocezet e Fc Dundee.Ndeshjet per Vllaznine nuk kane shume histori, duke i humbur te dyja ato. Me ardhjen e biznesmeneve shkodran ne krye te ekipit dhe fale edhe forcimit ekonomik Vllaznia ne sezonin 2003-04 arriti ne vendin e dyte ne klasifikim duke marre pjese ne kupen Uefa. Vllaznia ne kampionatin 2004-2005 kishte pretendime serioze, por gjerat nuk rrodhen sic duhet dhe ekipi shkodran klasifikohet ne vendin e 4-te duke humbur edhe shansin per te luajtur ne kupat e Europes. Ne sezonin 2005-06 Vllaznia nen drejtimin e donatoreve me ne krye Agron Celen, Xhevdet Amullin dhe Valter Fushaj zhgenjen tifozet e shumte shkodrane duke u renditur ne vendin 6-te vetem 3 pike larg kategorise se dyte, kurse ne kupen e Republikes arrin ne finale por duke e humbur ate kunder Tiranes me rezultatin 1-0. Ne sezonin 2006-07 ne krye te Vllaznise zgjidhet president ish-zv.presidenti Valter Fushaj i cili premton nje Vllazni te madhe te denje per emrin e saj qe mbart, por pa arritur te siguroje fitimin e kampionatit apo te Kupes se Republikes. Ne sezonin 2007-08 Vllaznia zhgenjen serish ne kampionat por arrin te shndrise ne Kupen e Republikes ku arrin te marre "hakun" e edicionit te kaluar Tiranes, ku fiton me rezultatin 2-0, si edhe duke kthyer ne Shkoder Kupen e Republikes mbas 10 viteve.

Vllaznia 2007-2008

Vllaznia fituese e Kupes se Republikes 2008

Ne 2008 Vllaznia merr pjese ne kupen Uefa ku arrin te kualifikohet ne turin e pare kurse ne turin e dyte Vllaznia luan kunder skuadres italiane Napoli te cilat i humb te dyja. Ne sezonet ne vazhdim Vllaznia merr pjese rregullisht ne Kupen Uefa ku ben paraqitje dinjitoze duke kaluar turin e pare eliminator. Ne gusht te viti 2011, jep doreheqjen presidenti i Vllaznise Valter Fushaj. Me pas Bashkia Shkoder kthen klubin Vllaznia ne SH.A, ku 100% te aksioneve i kalojne Bashkise Shkoder dhe presidenti i klubit emerohet kryetari i Bashkise Shkoder Lorenc Luka.