Postimet e Fundit

Statistika


Data:

Sot kemi patur 2008 vizitorė.


Aktualisht ndodhen 9 vizitore ne linje.

Reklama

Sondazhe

Loja 1X2

Klasifikimi

Nr Skuadra Pike
1 Skenderbeu6
2 Flamurtari6
3 Laci4
4 Elbasani4
5 Vllaznia4
6 Dinamo3
7 Kastrioti2
8 Tirana1
9 Shkumbini1
10 Teuta1
11 Bylis0
12 Besa0

Ndeshjet e fundit

Java e 2
28 gusht 2010 - 17:00

Kastrioti0-0Vllaznia

Java 3
12 shtator 2010 - 17:00

Vllaznia-Laci

Multimedia

Shoket pergezojne kapitenin Del Piero pas golit te shenuar kunder Lecces ne fazen e pare.

F$HF (banderola kundra )





Kombetarja pas fitores me Greqine




Shko tek Foto Galeria

Ndihmoni faqen


  • Video e Fundit
  • Facebook

Mire se vini ne fkvllaznia.net

Martini: Kemi probleme nė mesfushė e sulm   


Tajneri Edi Martini ka mbetur i kënaqur nga loja e lojtarëve të tij ndaj 19-vjeçarëve. Reparti i mbrojtjes është ai që ka marrë vlerësime pozitive. Ndërkohë, repartet e tjera sipas numrit një të pankinës shkodrane nuk kanë qenë në nivelin e tij të kërkuar. Reparti i mesfushës dhe ai i sulmit nuk kanë bindur shumë. “Përgjithësisht jam i kënaqur nga loja e ekipit. Natyrisht që kemi shumë për të punuar sidomos në repartin e mesfushës dhe të sulmit. Ndërkohë, që mbrojtja është në nivele të kënaqshme”, ka thënë tekniku shkodran. Në lidhje me afrimet e lojtarëve për provë, ai është shprehur me nota pozitive për mesfushorin Miroviç. “Përderisa e kemi akoma në provë nuk mund të themi asgjë konkrete. Gjithsesi, mesfushori Miroviç është duke u paraqitur mirë, ndonëse nuk është akoma në nivelin e tij më të mirë. Ndërsa për të tjerët të shohim në ditët në vijim”, ka shtuar Martini. Përsa i përket afrimeve të reja, numri një i pankinës shkodrane nuk e ka mohuar një fakt të tillë, por ai thekson se është duke menduar një formacion me grupin aktual të lojtarëve. “Akoma nuk e kemi mbyllur merkaton, sidomos me afrimet. Natyrisht, presim afrime të tjera. Por, unë jam duke u përqendruar vetëm me lojtarët aktualë. Gjithsesi, deri në fund të merkatos së janarit kemi kohë edhe për disa veprime të tjera”, ka përfunduar trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, duke e lënë gjithçka të hapur për afrime dhe largime të reja.

s.ekspres


 Postuar me Janar 11, 2010 Share Dergoja me E-mail nje miku   Printoje