Java që vjen do të jetë një “ferr” për ekipin e Vllaznisë. Problemet që ajo ka patur para fillimit të kampionatit, shoqëruar edhe me humbje në ndeshjen e parë me Teutën, e ka vështirësuar jo pak situatën. Për më tepër që brenda 3-4 ditëve gjatë javës tjetër, do të ketë dy përballje shumë të vështira, fillimisht të mërkurën ndaj Skënderbeut ndeshjen e prapambetur të javës së parë dhe pastaj në fundjavën që vjen ndaj Partizanit. Nëse këto dy takime do të luhen në Shkodër, me siguri që kuqeblutë kanë për të marrë pike, sepse do kenë edhe mbështetjen e tifozëve kuqeblu, por ndryshe do jetë situata nëse do luhet diku jashtë Për këta dy takime shpresohet që trajneri Zmijani të ketë sa më shumë futbollistë në dispozicion. Disa prej tyre kanë patur probleme me dëmtimet kohët e fundit, por stafi mjekësor po bën të gjitha përpjekjet për t’i rikuperuar. Nga ana tjetër, sa i takon problemit të dokumentacionit, tashmë të gjithë futbollistët që janë federuar me Vllazninë, kanë të drejtën të luajnë. Të fundit që i kanë ardhur letrat, ka qenë sulmuesi paraguajan Martinez.

Kjo është pozitive, megjithatë nuk mjafton, sepse duhet fituar në fushën e lojës. Ndaj Skënderbeut dhe Partizanit patjetër që duhet tentuar marrja e pikëve, sepse në rast se Vllaznia do të pësojë edhe dy humbje të tjera, atëherë pasojat te skuadra do ishin të mëdha. Megjithatë, askush nuk e uron këtë gjë, sepse të paktën stafi dhe drejtuesit kanë besim te lojtarët që kanë marrë në merkaton e kësaj vere.

Komentet