Kjo gjë që ndodhi tashmë duket e largët, dhe për këtë sfidë tashmë flitet vetëm për futboll. Një faktor tjetër që i’a prish lezetin kësaj sfide është edhe fakti që nuk do të luhet në Shkodër, por me shumë gjasa do të luhet në Pukë, ashtu siç Vllaznia ka zhvilluar të gjitha ndeshjet brënda. Pavarësisht situatës të të dyja ekipeve, kapiteni i Vllaznisë Ndriçim Shtubina beson se ky takim do të jetë vërtetë i bukur dhe me mjaft interes për tifozët. Në një prononcim për “Minuta90.com” numri 10 i shkodranëve u shpreh:

“Kam bindjen e madhe që kjo ndeshje do të jetë shumë e bukur për t’u ndjekur nga tifozët, pasi do të përballen mes tyre dy ekipe me mjaft traditë në futbollin shqiptar. Kjo është një nga ato takime ku ka mjaft rivalitet, pasi jo më kot quhet derbi i Shqipërisë. Si Vllaznia po ashtu edhe Tirana nuk janë në një situatë të mirë, por e ripërsëris që ndeshja do të jetë shumë e bukur. Ne tani kemi lënë fundin e renditjes dhe vijmë pas dy rezultateve pozitive, çka na ka bërë të kemi më shumë besim në vetvete. Edhe para se të merrnim këto 4 pikë që kemi tani unë kam patur bindjen se kthesa do të vinte shumë shpejt. Vllaznia nuk rrezikon të bjerë nga kategoria, por tani objektivi ynë është që të ngjitemi sa më lartë në tabelën e renditjes. Përsa i përke përplasjes së tifozëve ajo është e kaluar, të luajmë futboll tani”, ishin fjalët e kapitenit të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina. ila prej vitesh nga ana e të gjithëve është quajtur derbi i Shqipërisë. Kjo është një sfidë mjaft e ndezur, pavarësisht se tani të dyja skuadrat nuk po kalojnë shkëlqimin e dikurshëm që ishim mësuar të shihnim të gjithë në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit. Të dyja tifozëritë e prisnin me padurim ndeshjen midis tyre, por në rastin më të fundit ndodhi një precedent tepër i rëndë teksa të dyja tifozëritë u përleshën në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo gjë që ndodhi tashmë duket e largët, dhe për këtë sfidë tashmë flitet vetëm për futboll. Një faktor tjetër që i’a prish lezetin kësaj sfide është edhe fakti që nuk do të luhet në Shkodër, por me shumë gjasa do të luhet në Pukë, ashtu siç Vllaznia ka zhvilluar të gjitha ndeshjet brënda. Pavarësisht situatës të të dyja ekipeve, kapiteni i Vllaznisë Ndriçim Shtubina beson se ky takim do të jetë vërtetë i bukur dhe me mjaft interes për tifozët. Në një prononcim për “Minuta90.com” numri 10 i shkodranëve u shpreh:

minuta90.com

Komentet