“Reduktohet” edhe më shumë numri i futbollistëve në dispozicion të stafit teknik të Vllaznisë. Nëse nga Ulqini sot janë kthyer 22 futbollistë, në seancën e nesërme stërvitore trajneri Cungu dhe ndihmësit e tij do të kenë në dispozicion vetëm 19 prej tyre. Kjo ngaqë tre futbollistë, pikërisht portieri Alen Sherri dhe mbrojtësit Esin Hakaj e Erdenis Gurishta do të udhëtojnë nesër në mëngjes drejt Turqisë, bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve që janë thirrur nga trajneri Redi Jupi me ekipin Shpresa.

Alen Sherri

Kuptohet që ky është një shqetësim për drejtuesit kuqeblu, sepse të paktën Gurishta dhe Hakaj në shumë ndeshje kanë qenë titullarë me ekipin e parë dhe do të ishin në dispozicion edhe për takimin e kësaj fundjave me Skënderbeun, në Kupë. Por, duket se të tre këta futbollistë do të humbasin edhe ndeshjen e javës së ardhshme, ngaqë nga Turqia do të kthehen më 31 janar.

Erdenis Gurishta

Drejtuesit e klubit shkodran fillimisht kanë menduar të mos i lejojnë ata të jenë pjesë e kombëtares Shpresa në këtë grumbullim, por më pas kanë vendosur të mos i pengojnë. Grumbullime të tilla natyrisht që prishin jo pak punë te skuadra që bazën e tyre e kanë me element të rinj dhe Vllaznia është njëra prej tyre.

telesport.al ©

Komentet