Armando Cungu po provon se “guri i rëndë peshon në vendin e vet”. Pasi ka spikatur në rolin e trajnerit me dy skuadra të tjera të Superiores, Kukësin dhe Laçin, fati e deshi të gjendej i lirë në momentin e duhur për Vllazninë. Pikërisht në një kohë kur shumë gjëra në drejtim janë riparë nga bashkia dhe ana financiare duket se është garantuar nga pushteti vendor. Të luash dy herë ndaj Skënderbeut dhe të dalësh pa u mundur, madje njërën herë me fitore, do të thotë se jo pak ka ndryshuar te kuqeblutë. Megjithatë, Cungu qëndron me këmbët në tokë, duke thënë se “me një lule nuk vjen pranvera”.

Vllaznia-Skenderbeu 0-0, ne kupe, kuqeblute para ndeshjes

Pra, me një fitore nuk sigurohet qëndrimi në elitë, çka është edhe objektivi parësor i shkodranëve në këtë kampionat. Pas fitores 1-0 ndaj kuqebardhëve të Mirel Josës, trajneri shkodran nënvizoi: “Dy ndeshje pozitive në startin tim te Vllaznia. Më gëzon më shumë ky trepikësh, sepse na largon nga fundi i ftohtë i renditjes. Në përgjithësi, një ekip duhet të krijojë një fizionomi të lojës së vet, por edhe t’i përshtatet kundërshtarit. Nuk i lejuam hapësirë Skënderbeut në gjysmëfushën tone. Përkundrazi, kur korçarët ishin në fushën tonë, u munduam t’i godasim në befasi, me kundërsulm.

Vllaznia para ndeshjes

Patëm mundësi në pjesën e parë, por ia dolëm në rastin e Kalajës në pjesën e dytë. Luajtëm shumë të kujdesshëm në mbrojtje dhe tentuam shpejtësinë në kundërsulm, sepse kundër Skënderbeut duhen bërë mirë llogaritë. Kemi bërë vetëm një ndeshje, kemi marrë një trepikësh, nuk kemi arritur asgjë. Duhet të përmirësohemi akoma, sepse lufta në kampionat është e ashpër. Fitorja është me shumë vlera në planin moral. Këta djem e kanë kuptuar se kanë mundësi të luajnë mirë, të përfaqësojnë si duhet Vllazninë, të sfidojnë edhe Skënderbeun. Gëzimin e suksesit e ndaj me stafin, me lojtarët, me tifozët. Cungu mendon se ka ende shumë për të përmirësuar te Vllaznia

Cungu Armando


Pranë pata edhe djalin, të cilit i kërkoj falje që nuk i dhashë shumë rëndësi, pas vërshëllimës së gjyqtarit. Nuk e përqafova atë siç duhet. A ishte ky “stërkëmbësh” ndaj Skënderbeut një dhuratë për Partizanin? Vllaznia luan për hesapet e veta, për mbijetesë, jo për të tjerët. Në fund të fundit, me rëndësi është llogaria jonë. E përsëris, me një ndeshje, me një fitore nuk vjen asgjë. E them me sinqeritet se kemi shumë për t’u përmirësuar. Duhet të punojnë fort dita-ditës, sepse nuk mund të ndryshojmë gjithçka me shkop magjik, në pak ditë. Dëshira e futbollistëve për të fituar më jep shumë garanci se do t’i arrijmë objektivat.”

telesport.al ©

Komentet