Skuadra e Vllaznisë ka regjistruar fitoren e dytë radhazi teksa mundi sot në shtëpi me rezultatin 3-1, bardheblutë e Tiranë, për të siguruar tre pikë shumë të çmuara për maratonën shkodrane për mbijetesë. Në vend të shtatë pas 26 javësh kampionat, me po aq pikë të grumbulluara, tre më pak se Laçi në vend të gjashtë, Vllaznia mund të konsiderohet në aparencë e shpëtuar, por nuk mendon aspak kështu vetë trajneri i ekipit shkodran, Armando Cungu.

“Përjashtuar fitoren në ndeshjen e fundit ndaj Tërbunit, vinim pas disa rezultatesh negative në të cilat kishim grumbulluar vetëm pak pikë dhe fitorja e sotme ishte detyrim. Nuk mendoj se ka nevojë për shumë fjalë por dua të falënderoj të gjithë futbollistët që u futën në fushë dhe bënë gjithçka shumë mirë. Unë bëj tifo për Vllazninë dhe për asnjë ekip tjetër. Nuk kemi garantuar thuajse asgjë, teksa mbeten edhe 10 javë deri në përfundim. Sikurse e kam thënë edhe pas ndeshjes ndaj Skënderbeut, kemi arritur një fitore, por nuk kemi siguruar asgjë më shumë”, deklaroi trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, pas fitores 3-1 ndaj Tiranës.




 

Komentet