Relativisht i kënaqur me lojën e skuadrës, por jo me rezultatin, që sipas tij nuk i dha shkodranëve atë që meritonin, trajneri i ri i Vllaznisë, Ernest Gjoka deklaroi se kuqeblutë duhet të kishin marrë të paktën një pikë sot përballë Partizanit. Sipas Gjokës, Vllaznia e kërkoi sot fitoren, por jo në mënyrën e duhur. Ai mohoi problemet brenda skuadrës, madje duke insistuar se ishte i kënaqur me sinjalet e dhëna, në një ndeshje ku i mungoi vetëm finalizimi, pasi ka mbajtur kundërshtarin nën presion.

“Nëse do të kisha dalë me një ose tre pikë, atëherë do të isha i kënaqur. Fitoren e kërkuam, por jo në mënyrën e duhur. Duhet të arrijmë të besojmë më shumë të vetja. Duke punuar, duke ndryshuar disa gjëra siç mendoj unë, mendoj dhe shpresoj se mund t’ia dalim. Mendoj se skuadra nuk ka probleme. Po të kishe më shumë lojtarë në disa pika kyçe do ishte më mirë. Duhet të kalojmë ngërçin që kishin, por duhet pak kohë. Nuk është çështja e gjendjes fizike. Mesfusha mendoj se bëri mirë. Mendoj që për momentin u bë një pjesë e punës që kërkova. U munduam me gjuajtje nga distanca, por duhet punë. Sot duhet të paktën të kishim marrë një pikë. Pashë ekipin që vrapoi dhe kërkoi. Jam i kënaqur, por duhet të kishim shënuar. Unë mendoj që kishte xixa dhe çunat dhanë gjithçka. Na mungoi vetëm finalizimi. Kalendari është shumë i fortë, kjo është sfida ime. Sot kemi mbajtur në presion kundështarin”, deklaroi ndër të tjera kreu i pankinës së Vllaznisë, Ernest Gjoka.

TeleSport

Komentet