Vllaznia ka mbyllur pergaditjet per ndeshjen e radhes ne kampionat ndaj Teutes, takim i vlefshem per javen e 4 te Kategorise Superiore.
Shkodranet kane udhetuar qe pasditen e djeshme ne drejtim te Durresit ku sot ne oren 16:00 ne stadiumin "Niko Dovana" do te perballen me bregdetaret.
Ne kete sfide nje mungese e madhe per kuqeblute eshte mesfushori Ardit Krymi i cili nuk do te aktivizohet per arsye demtimi, gjithashtu vijojne problemet me kaviljen per mbrojtesin e majte maqedonasin Fillip Gligorov duke e bere te pa mundur aktivizimin e tij. Trajneri Jonuz pritet te hedh ne fushe ne kete takim kete 11–she: Sherri, Shtubina, Shehi, Malota, Gurishta, Ramadani, Hygor, Kruja, Lika, Zogaj, Wenderson.
Objektivi i shkodraneve ne kete ndeshje sipas trajnerit te Vllaznise Mirsad Jonuz do te jete marrja e nje rezultati pozitv.

Komentet