Eshte folur shume per rolin qe turku Engin Firat ka ne kete sezon tek ekipi i Vllaznise. I larguar prej kohesh nga Shkodra dukej se puna me kuq e blut kishte mbaruar. Gjithsesi Firat insiston se vazhdon të punojë për shkodranet dhe në mediat në Turqi, ka shpjeguar se si është situata te skuadra e cila u ndërtua mes shumë telashesh por tani po e sheh veten në kreun e renditjes së Superiores.
Padyshim fillimi i sezonit ishte i tmerrshëm për ne. Për arsye politike nuk ishim në gjendje të bënim transferime një muaj para startit të kampionatit.
Kishte kaos politik në qytetin e Shkodrës për shkak të zgjedhjeve dhe nuk kishte para në arkat e klubit, pasi i gjithë buxheti vinte nga Bashkia. Të gjithë thoshin se e dashuronin ekipin por as nuk vinin të na mbështetnin. Në fakt, kishte shumë që u munduan që të shfrytëzonin këtë situatë për interesin e tyre. Ndaj ishte e pamundur që të ndërtohej një skuadër e re e të përgatiteshim për kampionatin në 4 javë në një situatë të tillë, por siç e shihni ia dolëm”, ka then Firat.
Ai eshte shprehur se objektivi i Vllaznisë në këtë sezon eshte te beje performance te mire, por nuk ngurron të premtojë objektiva madhorë për sezonin e ardhshëm. “Këtë sezon kam formuar një skuadër tërësisht të re, kanë ardhur 14 lojtarë. Kemi krijuar themele të shëndosha. Këtë vit duam të luajmë futboll të bukur. Ne do të kemi objektiv titullin duke bërë 2-3 përforcime në vitin e ardhshëm”, theksoi Engin Firat

Komentet