Superiorja rikthehet me klasiken e futbollit shqiptar, por pa spektaklin e tifozëve. Tirana dhe Vllaznia do të përballen mes tyre në stadiumin “Selman Stërmasi” të boshatisur.
Dënimi i Disiplinës pas derbit ka përfshirë edhe ndeshjen e sotme për bardheblutë, që gjithsesi do kërkojnë të marrin pikët e plota. Vllaznia e suksesshme në transferta do mundohet të përsërisë vetveten, ndaj një ekipi që i ka shkaktuar humbjen e pare ne kete sezon .
Këtë herë trajneri Mirsad Jonuz do të ketë një ekip më të plotë, pasi kthehen të pëzulluarit Gurishta e Ramadani, sikurse është gati edhe braziliani Hygor. Tirana në krahun tjetër nuk ka Hoxhallarin dhe futbollistin Torassa, të dy të ndëshkuar me kartonë të kuq në ndeshjen me Teutën.
Lajm i mirë per bardheblute është rikuperimi i Edon Hasanit, ndërkohë që trajneri Julian Ahmataj duket se po mendon të luajë me Dokën në krahun e majtë të mbrojtjes.
Takimi i sotëm nis ne orën 18:00 ne stadiumin Selman Stermasi.

/abcnews

Komentet