Belajdi Pusi është largimi i radhës nga klubi i Vllaznisë, pjesë e skuadrës shkodrane nga viti 2017, teksa më parë ka qenë pjesë e skuadrës së akademisë. Gjatë dy viteve në Shkodër ai arriti të luajë 30 ndeshje dhe të jetë autor i 5 golave, përfshirë edhe ndeshjet me Vllazninë B.

Ka qenë vetë 21-vjeçari që ka dhënë lajmin e ikjes klubi verior. Ai shprehet se ndihet krenar që ka arritur të përmbushë ëndrrën e babait të tij për të luajtur me Vllazninë, duke lënë të kuptohet se mungesa e minutave është shkaku i largimit megjithatë premton se do të kthehet më i fortë.

Belajdi Pusi  largohet nga Vllaznia

"Përshëndetje miq! Nga ky moment nuk do të jem më pjesë e KF Vllaznia. Jam krenar që realizova ëndrrën e babait të më shihte duke shënuar me fanellën e Vllaznisë. Falënderoj ata që me dhanë këtë mundësi. Largimi ishte dëshirë e imja. Duke ditur rëndësinë e fanellës kam vlerësuar çdo sekondë të stërvitjes, në mënyrë që të shijoja të paktën një minutë në fundjavë. Jam rritur duke ëndërruar të vesh këtë fanellë dhe arrita ta realizoj. Ka ardhur koha për një eksperiencë të re, ku të kem më shumë minuta. Falënderoj të gjithë pa përjashtim. Largohem për t’u kthyer më i fortë. Mirupafshim", përfundon Pusi.

 

Komentet