Vllaznia-Tirana është kryendeshja e kësaj jave, e cila është programuar të luhet ditën e premte ne oren 18:00, në “Loro Boriçi”.
“Klasikja” e futbollit shqiptar i ka impenjuar maksimalisht të dyja skuadrat të cilat kanë një ecuri pozitive në kampionat. Tirana ka regjistruar 6 fitore radhazi në Superiore, ndërsa në Shkodër do të kërkojë të thyej “rekorde” në këtë kampionat.
Nga ana tjetër edhe Vllaznia ka gjetur veten. Në 3 ndeshjet e fundit kanë 1 fitore ndaj Flamurtarit (2-0) dhe dy barazime ndaj Laçit (0-0) dhe e fundit me Bylisin (2-2). Vllaznia do të kërkojë maksimumin ndaj bardhebluve dhe trajneri Jonuz ka fiksuar titullarët për “Klasiken” e radhës. Teksa kuqeblutë kanë mbyllur seancën stërvitore të fundit, formacioni i titullarëve nuk pritet të ketë shumë ndryshime me atë ndaj Bylisit në javën e kaluar. 

Nderkohe klubi Vllaznia diten e sotme do te nxjerre ne treg biletat e ndeshjes. Ja njoftimi i plote i klubit:

KF Vllaznia bën të ditur se duke filluar nga nesër në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e rradhës të kampionatit, atë me Tiranën që luhet të premten në orën 18.00 në stadiumin "Loro Boriçi".
Oraret e hapjes së sporteleve janë:

  • E enjte 10:00- 14:00 dhe 17.00- 20.00
  • E premte 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes.

Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë: Tribunat C 300 lekë Tribuna D 300 lekë Tribuna E 300 lekë (MIQTË) Tribuna A- B 500 lekë Tribuna VIP 1000 lekë.
KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme dhe besojmë se prania juaj në stadium do të jetë një shtysë më e madhe për ekipin për të marrë një tjetër fitore.

Komentet