Tashme nuk ka me asnje dyshim, se Vllaznia e ka filluar seriozisht periudhen e rioganizimit, ne pergatitje per sezonin 2007-2008. Madje, kete e shtyn akoma me teper edhe pjesemarrja e shpejte ne ndeshjet e Intertotos. Ne kete kuader, pas votebesimit te trajnerit Josa, ka nisur puna per percaktimin e futbollisteve, qe do te jene pjese e kuqebluve, jo vetem per kompeticionin europian, por edhe per perballimin me sukses te edicionit te ri. Ne kete kuader, sipas burimeve ne klubin shkodran, dita e djeshme ka kaluar teresisht ne kryeqytet, me biseda dhe kontakte me futbollistet, te cilet jane piketuar si kandidate per t’u perfshire ne skuadren kuqeblu.

Dashuria kuqeblu

Ne listat e projektit te Vllaznise se re eshte pare ditet e fundit edhe emri i brazilianit Leandro Da Silva. Ne fakt, per nje lidhje te re te Leandros me Vllaznine u fol edhe ne periudhen e merkatos se janarit, por, per arsye nga me te ndryshmet, nje gje e tille nuk u be realitet. Por, me sa duket, punet kane ndryshuar dhe bisedimet me te jane ne rrjedhen e duhur. Tekniku Josa ka deklaruar ditet e fundit se i nevojitet sherbimi i nje mesfushori, per te cilin kane filluar interesimet edhe ne kampionatin shqiptar. Madje, jane permendur edhe emra konkrete, sic eshte rasti i Sines, apo edhe ndonje tjetri, megjithate, sipas opinioneve qe dalin nga brenda kampit kuqeblu, rasti “Leandro” eshte lakuar si nder me te preferuarit per Josen. Arsyet, qe e shtyjne stafin shkodran per ta patur brazilianin ne perberje te Vllaznise, jane dhe raportet korrekte qe ai ka patur me skuadren, si dhe respekti qe tifozet kane treguar per te. Pas largimit te tij nga Shqiperia, ne nje interviste te dhene per gazeten “Sport Ekspres”, Leandro Da Silva pati shprehur deshiren e nje rikthimi te mundshem Shkoder, qyteti me te cilin, pervec futbollit, e lidhin edhe shume kujtime te tjera, ndersa eshte ndiere si ne shtepine e tij.

Ne pritje te arritjes se mirekptimit

Mundesine e riveshjes kuqeblu, braziliani e ka pranuar personalisht gjate nje bisede telefonike, qe kemi zhvilluar me te dje pasdite. Nderkohe, ai ka pranuar se ka patur nje bisede permes telefonit edhe me presidentin e Vllaznise, Valter Fushaj. “Po, kam folur gjate me zotin Fushaj dhe tema e drejtperdrejte ka qene mundesia e riveshjes time kuqeblu”, eshte shprehur Leandro, i cili nuk e ka fshehur kenaqesine e telefonates qe ka marre nga ana e presidentit shkodran, per te cilin nuk i ka kursyer edhe opinionet pozitive. “Kete nuk e them sepse jam ne bisedime me Vllaznine, por sinqerisht ju konfirmoj se per presidentin ruaj respekt te vecante”, na ka thene Leandro, duke permendur korrektesen qe Fushaj ka treguar ne raport me te. Ne vazhdim, braziliani konfirmon ate, qe e ka thene edhe me pare, se para Vllaznise nuk ve asnje klub tjeter ne Shqiperi. Me ate qe thote vete Leandro, duket qarte se perballe ofertes se Vllaznise eshte krejt i dorezuar dhe nuk do te ngurronte te udhetonte drejt Shkodres, nese do te arrihej mirekuptimi per te gjitha problemet. “Kemi biseduar, por asgje nuk kemi perfunduar. Une e pres nje telefonate perfundimtare, per te bere hapat e nevojshem ne kete merkato”, thote Leandro ne mbyllje te rrefimit te tij per “Sport Ekspres”, duke konfirmuar edhe nje here deshiren e tij per te luajtur me Vllaznine e Shkodres, skuadra dhe qyteti qe i kane lene me teper mbresa gjate qendrimit ne token shqiptare.

Sport Ekspres

Komentet