Braziliani Leandro Da Silva pritet te jete shume shpejt ne Shkoder qytetin verior. Lajmin e bejne te ditur burime prane klubit te futbollit Vllaznia, ku po merren shume seriozisht me “karten Leandro”. Ne gazeten “Sport Ekspres” eshte dhene qe me pare lajmi, per mundesine e riveshjes kuqeblu te futbollistit brazilian, i cili ka lene kujtime te mira kur ka milituar me pare per Vllaznine. Megjithate, duket se fillimisht kandidatura e Leandros nuk i pati votat e plota nga stafi teknik. Madje, vete trajneri Mirel Josa, per arsye te ndryshme, nuk ishte shume entuziast per afrimin e tij ne skuader, cka e kishte pohuar edhe ne nje gazete tjeter sportive, duke dhene dhe argumentet e tija. E, meqe eshte momenti, duhet thene se Josa nuk eshte treguar shume korrekt ne analizen qe ai i bente Leandros. Nuk e kemi fjalen per preferencat, qe ai mund te kete per lojtare te vecante, mbi bazen e te cileve nderton edhe skuadren, sepse kjo eshte nje e drejte e tij, por kur thote se “une nuk e kam kerkuar asnjehere Leandron”, kjo nuk eshte normale. Ne fakt, duke iu referuar shkrimit te pare per Leandron ne gazeten tone, ne asnje rresht nuk thuhet se “Josa kerkon Leandron”, por behet fjale per biseda telefonike, qe braziliani ka bere nga vendi i tij me pjesetare te stafit shkodran, duke shtuar edhe deshiren e shprehur prej tij qe te bashkohej me Vllaznine.

Josa ndryshon mendimin

Duke lene menjane ato, cka jane thene ne ditet e meparshme, e rendesishme eshte qe rasti “Leandro” tashme po diskutohet seriozisht ne tavolinen e stafit drejtues te klubit Vllaznia. Nga sa thuhet, presidenti Fushaj nuk ka qene kunder rikthimit te Leandros, por nuk ka dashur te perzihet ne punen e stafit teknik ne perzgjedhjen e futbollisteve, qe ata do te kene ne dispozicion per te perballuar denjesisht sezonin e ri. “Per Leandron do te bisedoj me trajnerin. Mua me pelqen, por ate e vendos vetem Josa”, eshte shprehur pak dite me pare, per “Sport Ekspres”, presidenti i kuqebluve. Nderkaq, edhe tekniku Josa, pervecse i ka ulur tonet kritike ndaj brazilianit, ka lene te kuptohet qe, nese drejtuesit e klubit jane te ketij mendimi, ai nuk do te ishte kunder perfshirjes se tij ne skuader. Nje nga arsyet e kesaj “kthese” mund te jene edhe deshtimet ne projektet per disa kandidatura nga kampionati shqiptar, njera prej te cilave eshte edhe ajo e tiranasit Sina. Ai ishte projektuar pikerisht per krahun e djathte, aty ku Leandro ka nje alternative aktivizimi, sepse braziliani mund te luaje edhe ne organizim ne mesin e fushes, detyre qe ai e ka kryer me cilesi, kur ka qene pjese e kuqebluve.

“Nuk kam qene problem”

Ne te vertete, ne komentet e tij Josa nuk ia ka ulur asnjehere vlerat brazilianit Leandro, por, nje nga arsyet, qe nuk e ka bere shume entuziast, eshte edhe largesia me familjen, e cila mund te behet shkaktare qe lojtari te kete levizje te shumta drejt vendlindjes. Lidhur me gjithcka eshte folur ditet e fundit per te ne Shkoder, ka reaguar nga Brazili vete Leandro. Gjate nje prononcimi telefonik, te dhene per gazeten tone, braziliani thekson: “Nuk mendojse kam qene problemtaik, sa kohe qe jam aktivizuar me Vllaznine. Per kete jane deshmitare te gjithe shoket e skuadres, trajneret e meparshem, por dhe presidenti Fushaj, me te cilet kam bashkepunuar mjaft mire”. Me tej, Leandro vijon: “Me sa di une, me Vllaznine jam ndare krejt normal dhe vleresimet pozitive, ndaj skuadres dhe klubit ne pergjithesi, perfshi edhe presidentin Fushaj, i kam shprehur edhe ne prononcimin tim para pak diteve”. Leandro thote pastaj se trajnerin Josa e njeh ne “distance” nga kampionati shqiptar dhe gjithnje e ka vleresuar per seriozitetin e tij. Duke kaluar te deklaratat e pak diteve me pare te Joses, te cilat Leandro thote se i ka lexuar ne internet, braziliani shprehet paksa i habitur, kur shton: “Ose eshte ndonje lapsus i gazetave, cka ndodh shpesh, ose, ne te kundert, Josen e kane keqinformuar, pse jo, edhe me dashakeqesi ndaj meje”. Gjithsesi, me teper se gjithcka, permes kesaj bisede Leandro ka dashur te ruaje imazhin e tij ne opinionin sportiv shqiptar, sidomos atij shkodran, kur, ne diten e largimit te tij nga Shqiperia, ishte shprehur: “Nese kthehem ndonjehere ne Shqiperi, vetem me Vllaznine do te luaj”. Sakaq, nje pohim i tille i Leandros, duke i shtuar edhe kthimin e “kursit” brenda stafit te skuadres shkodrane, mundesia e bashkimit te tij me Vllaznine eshte me e madhe se kurre dhe deri te merkuren problemi do te marre zgjidhje.

Sport Ekspres

Komentet