NK Zagreb nuk e ka shkelqimin e skuadrave te medha si Dinamo apo Hajduk i Splitit, megjithate ka te gjitha te drejtat te besoje se eshte nje skuader favorite per te fituar Intertoton dhe per te kaluar me tej ne UEFA. Trajneri, Blazevic, rrefen forcen e skuadres: “Ne kemi kater lojtare ne perfaqesuesen e Kroacise dhe, duke perfshire edhe dy futbolliste te tjere me Bosnjen, atehere mendoj se 6 lojtare nderkombetare do te jene te mjaftueshem per te kaluar turet deri ne Kupen UEFA”. Trajneri Blazevic ka nje eksperience te madhe nderkombetare, duke e derguar Kroacine ne vendin e trete ne Kupen e Botes ne vitin 1998. “Ne kemi nje skuader shume te mire nga e cila une pres shume rezultat. Ne kemi me shume lojtare ne skuadrat perfaqesuese se te gjitha skuadrat e tjera te Liges. I vetmi problem qe kemi ne eshte fakti qe lojtaret nuk kane shume pervoje ne Kupat e Europes. Por kjo nuk do te thote se ata nuk do bejne shume shpejt me te miren dhe maksimumin per ekipin”. Vllaznia eshte e paralajmeruar. Skuadra shkodrane nuk ka asnje futbollist ne perfaqesuesen e Shqiperise dhe perpos kesaj nuk ka bere ende asnje blerje te madhe kete vere qe mund te garantoje kalimin e turit te pare. Skuadra shkodrane heren e fundit qe ka kaluar nje tur (ne fushe) ne Kupat e Europes ka qene ne 2001-shin, kur ka eliminuar kampionen e Islandes ne Likgen e Kampioneve. Sigurisht qe, qe atehere gjerat kane ndryshuar.

Komentet