E Shtune 9 Maj 2007, Stadiumi "Loro Boriçi", Shkoder

\"\"\"\"


Vllaznia - Nk Zagreb


1 - 0

(Tot. 2 - 2)

Shënues : Nora 26\'

Vllaznia:

 Grima, Teli, Lici, Kotrri, Lika, Osja, Nora (87\' Beqiri), Kaçi (91\' Tafili), Simo, Hoti, Sukaj (68\' Sinani) Trajner: M. Josa

Nk Zagreb:

Stojkiç, Labudoviç (79\' Nikoliç), Jurendiç, Lajtman, Pejiç, Ibriçiç, Nazareviç, Mandzukiç, Parlov, Mujdza, Çutura.Trajner:  C. Blazeviç

Kartone te verdhë :  Kotrri

Kartone të kuq : -

Gjyqtarë :  J.Attard, I.Spiteri, E.Spiteri (Maltë)



Ai vetë nuk e kishte besuar kurrë se do të mjaftonin 180 minuta në Kupat e Europës që t’i hynte kaq shpejt në zemër këtij populli, që, për futbollin, është gati të bëjë marrëzira. Arlind Nora e ka kuptuar shpejt kushtin për të qenë “i pranueshëm”. Këtu, në Shkodër duhet të jesh protagonist që në fillim me gol. U tha, u bë. Shënon në Zagreb e bën sërish të njëjtën gjë dje në Shkodër. Ndeshja e dytë, e luajtur nën një turmë të madhe tifozësh, dhe nën dritat e projektorëve ka një histori krejt tjetër nga ajo e kryeqytetit kroat. Loja fillon ashtu si gjithnjë për një skuadër shqiptare, top mbas shpinës së mbrojtjes dhe kundërshtari del i vetëm me portierin. Grima, në këtë rast, është me fat, topi ka dalë jashtë kuadratit. Më pas nuk ka pothuaj asnjë histori kroate. Shkodranët dalëngadalë zhvendosin lojën përpara dhe Josës i ecën me idenë për të mbajtur të fshehur pas Sukajt, Kaçin dhe Norën. Të dy luajnë ashtu si u kërkohet. Sukaj fillon të ketë më shumë topa në dispozicion se mendohej, por e ekzagjeron me gjuajtje gjithnjë nga jashtë zone. Në ndonjë rast nuk akordon si duhet, ndërkohë që shpesh e shpërdoron vetë shansin. Tipikë e tij. Në minutën e 26-të, Nora fillon e i jep kuptim një aksioni pa shumë pretendime, gjuan nga rreth 20 metra, topi devijohet nga një kroat dhe rrjetë. Goli i akordohet atij. Është kthyer në një hero, madje brenda dy javëve. Deri në fund të pjesës ndonjë drithërimë e lehtë, me kroatët që “mbijnë” në gjsmëfushën shqiptare, por edhe me shumë pakujdesi, sidomos nga Sukaj, që cuditërisht bën gjithnjë gjënë e gabuar në fund. 1-0 shkohet në pushim me një tifozëri tanimë të gjallëruar.
Në 45 minutat e dyta, kroatët nuk bëjnë pothuajse asgjë për të kthyer rezultatin. Vendasit e kuptojnë se miqtë “nuk kanë ndërmend të shënojnë” dhe hidhen para. Lika është gjithnjë i paparashikueshëm, ndërkohë që Sukaj i humbet të gjitha, edhe atë që nuk humbet, i vetëm 5 metra përballë portierit ia jep këtij të fundit në dorë “sferën”. Dhe Josa vendos ta ndërrojë. I jep shansin Sinanit të marrë ovacionet e para të rikthimit. Nuk është se “këpuca e artë” bën ndonjë mrekulli, thjesht prezenca e tij atje përpara është një forcë më shumë. Nora nuk ia del dot më fizikisht dhe merr duartrokitjet e fundit duke u zëvendësuar, ndërkohë që Lika mund të kishte më shumë fat, nëse nuk do ta pengonte shtylla. Grima nga ana tjetër nuk ka shumë punë. Kroatët çdo gjë mund të bënin dje në mbrëmje, por gol jo. Në fund ka vend për triumf. Sepse, ta mbyllësh ndeshjen me 4 minuta shtesë në zonën kundërshtare për një skuadër shqiptare nuk është se ndodh përditë. Zagrebi nuk paskësh qenë kaq i fortë sa mendonin të gjithë. Tani Josa duhet të mendojë për hapin e dytë. Kundër turqve sigurisht nuk do të jetë e njëjta gjë. Trabzonspor mund të prodhojë më shumë, por Josa ka gati përgjigjen: Askush nuk besonte që do kalonim turin e parë, po tani?!

Komentet