Nevian Cani nënshkruan për Vllazninë
Nevian Cani është lojtari më i ri që ka firmosur për Vllazninë. Fituesja e Kupës së Shqipërisë do të luajë në Kupën UEFA dhe një përforcim si Cani, i huazuar te Flamurtari sezonin e kaluar (2 gola më skuadrën vlonjate) është një plus më shumë për teknikun Agim Canaj.
Përfundimisht është zyrtarizuar në stafin e Vllaznisë edhe prania e malaziasit Dervish Haxhiosmanoviç, i vetmi trajneri i huaj që ka fituar edhe kampionatin (2000-2001), por dhe Kupën e Shqipërisë (2008).
Lajmi i fundit nga kampi shkodran ka të bëjë me stadiumin “Loro Boriçi”, që mesa duket nuk i ka kënaqur inspektorët e UEFA-s me gjendjen e tij. Afati i fundit për përmirësimet e infrastrukturës është data 5 korrik, përndryshe në rast mosplotësimi ndeshja e Kupës UEFA mund të spostohet në stadium tjetër.

Komentet