Prej disa javesh dhe me sakte qe ne ndeshjen e javes se trete me Apolonine, Elvin Beqiri ka vuajtur nga disa probleme demtimesh. Keto te fundit erdhen ne momentin me te papershtatshem ndoshta ngaqe pikerisht ne keto momente ai arriti te kape edhe kombetaren dhe per pasoje kurrsesi nuk e deshironte nje gje te tille. Jo pak pune i ka prishur edhe Vllaznise sepse kuqeblute e kane vuajtur shume mungesen e ketij lojtari ne mbrojtje. Por tashme duket se Beqiri eshte rikthyer ne formen e tij me te mire duke i lene pas njehere e mire keto demtime dhe per kete arsye do jete sot nga minuta e pare ne fushe kunder Beses. Kete gje e ka pohuar edhe vete lojtari i cili dje ne nje prononcim per mediat ka thene se ndjehet mire. “Jam stervitur normalisht gjate kesaj jave dhe besoj se i kam lene pas demtimet tashme. Shpresoj te bej me te miren per Vllaznine”. Ne fakt edhe drejtuesit e kesaj te fundit kete gje presin prej tij.
Aq me teper qe ndeshja e sotme ne Kavaje vjen pas asaj te javes se shkuar me Shkumbinin ku u evidentuan probleme te medha ne prapavije. Me kthimin e Beqirit shumekush mendon se nuk do kete me probleme por vete numri 18 i kuqebluve nuk eshte krejt dakord me kete mendim prandaj shton: “Nese nuk u fitua ndaj Shkumbinit kjo nuk erdhi ngaqe pati probleme vetem mbrojtja. Ishin disa probleme qe u konstatuan dhe nga kjo e pesuam. Tashme qe do kthehem une ne formacion, kjo nuk do te thote se te gjitha gjerat do rregullohen. Ne futboll jane shume faktore qe vendosin ne fitoren apo humbjen e nje ndeshjeje”. Megjithate prania e tij ne fushe do jete nje garanci me teper aq me shume qe Canaj kete rradhe do t’i kete ne dispozicion te gjithe futbollistet. I pyetur se me çfare pretendimi shkon Vllaznia ne Kavaje, Beqiri do te pergjigjej: “Ne çdo ndeshje qe luajme, objektivi jone eshte per te marre maksimumin qe do te thote se hyjme ne fushe per te kerkuar fitoren. Nese ndodh keshtu, askush nuk duhet te shqetesohet sepse skuadra i ka mundesite dhe perberjen per ta bere nje gje te tille. Por edhe nese humbasim, nuk mendoj se duhet konsideruar tragjedi sepse ne fund te fundit luajme ndaj nje Bese e cila ka ne perberje te saj lojtare te mire, ka staf te kualifikuar dhe nje president, nga me te fuqishmit e kampionatit shqiptar”. Ai le hapur pra secilin prej tre rezultateve te mundshme per kete sfide e cila eshte shume e rendesishme. Vllaznia vjen pas “dushit te ftohte” qe mori javen e shkuar nga Shkumbini dhe prandaj tashme pritet kthesa. Nje kthese qe nuk do jete e lehte sepse perballja e sotme eshte shume e veshtire. Ne Shkoder jane pergatitur per kete gje dhe tashme pritet te shohim se cili do jete reagimi.

Komentet