Ekipi i Vllaznise do te luaje sot ne Librazhd ndeshjen e kupes se Shqiperise me Sopotin vendas. Nga sa behet e ditur, stafi drejtues i kuqebluve ka vendosur qe per kete ndeshje te angazhoje futbollistet rezerve dhe per te plotesuar kontigjentin mund te merren lojtare edhe nga ekipi i te rinjve. Po ashtu behet e ditur se me skuadren do jete edhe Lici, futbollisti i cili u ndeshkua me karton te kuq ne Kavaje dhe per kete arsye do mungoje ndaj Elbasanit. Pavaresisht se nuk do lihet pas dore sfida e sotme teksa do kerkohet nje rezultat sa me i mire per te siguruar kualifikimin, serish vemendja e shkodraneve eshte e perqendruar tek ndeshja e se shtuens me elbasanasit qe eshte shume percaktuese per kampionat.

Komentet