Skuadra e Vllaznise se Shkodres ka marre nje fitore teper te vyer ne transfert ndaj Lushnjes se etur per pike, e cila tashme eshte futur realisht ne krizen e renies nga superliga. Miqte jane treguar teper te sakte duke bere dhe "poker". Skuadra e drejtuar nga Agim Canaj ka konfimuar dhe njehere veten si rivale e denje per titullin kampion. Mbrojtja ka qene reparti me i spikatur i kuqebluve, pasi Lici, Bashic dhe Beqiri kane arritur te gjejne rrugen e rrjetes, nderkohe qe Dhembi eshte duke vazhduar serine e golave nga ndeshja ne ndeshje. Vllaznia shenoi tre here ne pjesen e pare duke krijuar nje epersi te plote. Trajneri i ri i "lagunareve" Vasil Bici, s'ka mundur te beje asgje per vete disnivelin e te dyja skuadreve ne fushen e blerte. Vllaznia, ndonese me nje lojtar me pak ne pjesen e dyte, u tregua e mobilizuar. Pas fillimit te pjese se dyte, miqte fituan nje penallti pas nderhyrjes se parregullt nga vendasit brenda zones se rreptesise se tyre ndajt shenuesit te golit te dyte Mario Basic. Kapiteni Lici shenon, por Edmond Doci menjehere pas shenimit te golit ndeshkohet me karton te kuq nga gjyqtari Taullau. Me gjithe epersine numerike, lushnjaret nuk arriten te shenojne, por edhe golin e nderit e reallizuan vetem ne minutat e fundit te kohes shtese kur Cela ktheu ne gol, penalltine e fituar nga Bokatola. me kete fitore Vllaznia vazhdon te ngjite shkallet ne renditje duke ndjekur kryesuesen

LUSHNJA-VLLAZNIA 1-4

Shenues: Elvin Beqiri 11’, Marko Basic 29’, Pavlin Dhëmbi 33’, Suad Lici (p) 48’ / Gentjan Cela 93’ (p)

Lushnja: Mikel Spaho (Ibrahim Bejtja 40'), Erjon Xhafa, Polizoi Arbëri, Blerim Hasalla, Emiljano Çela, Gersi Arbëri (Mikel Çanka 41'), Richard Bokatola,Erind Koreshi (Bardhyl Elezi 50'), GentianÇela, Isidor Sekseri, Dorjan Bubeqi

Trajner: Vasil Bici

Stol: Ibrahim Bejtja, Laert Ndoni, FatjonTopi, Bardhyl Elezi, Enik Dhima, Mikel Çanka, Klodian Arbëri

Vllaznia: Armir Grima, Suad Lici, MarkoBasic, Safet Osja, Amarildo Belisha,Vioresin Sinani (Erjon Hoti 46'), James Bohadou, Vioresin Sinani, Ilir Nallbani, Pavlin Dhëmbi, Edmond Doçi

Trajner: Agim Canaj

Stol: Olti Bishani, Ndriçim Shtupina,Erjon Hoti, Erjon Vuçaj, JasminRraboshta, Saidi Guri, Bekim Balla

Qortime: Erjon Xhafa

Perjashtim: Edmond Doçi 52'

Gjyqtare: Artan Taullahi (Tiranë), Arbën Pregja (Tiranë), Denis Agaraj (Tiranë)

Komentet