Shtrohet edhe rruga, Vllaznia drejt luajtjes në Reshit Rusi
Fotot e tregojnë qartë ndryshimin edhe në këtë aspekt dhe, tashmë, çdo gjë duket gati për inspektimin e fundit të përfaqësuesve të FSHF-së, që do të japin OK-in për liçensimin e saj. Dy kushtet e para u realizuan shpejt, por problemi doli te shtrimi i rrugës. Gjërat u vonuan, megjithatë, me ndërhyrjen e fundit të bashkisë dhe klubit, paraditen e sotme edhe kjo kërkesë u realizua.