Post
by fpjalmi » Wed, 18 Feb 2009 , 04:41
Sedorf kërkon aplikimin e moviolës në fushën e lojës
Dinakëria e Adrianos
"xhindos" Milanin
Kuqezinjtë: Ai gol ndikoi direkt në rezultatin e derbit
Njëzëri, të gjithë te
Milani janë të
mendimit se goli
me dorë i Adrianos e ka kushtëzuar
derbin. Aq sa mesfushori
kuqezi Klarens Sedorf
shprehet i gatshëm për të vendosur
në fushë moviolën, në
mënyrë që takimet e rëndësishme
të mos kushtëzohen
nga episodet e dyshimta: "Mbi
golin e Adrianos mund t'ju
them që nuk ishte i rregullt.
Personalisht jam i mendimit se
moviola duhet vendosur edhe
në futboll, siç aplikohet në
sportet e tjera si regbi, apo basketbolli.
Ai gol i dha fund ëndrrave
tona për titull. Tani, 11
pikë janë me të vërtetë shumë,
megjithatë ndoshta Interi e
meriton ta fitojë vërtet kampionatin".
Ançeloti
Edhe trajneri i Milanit është
shprehur tepër kategorik mbi
atë episod të dyshimtë: "Them
se gjuajtja me kokë e Adrianos
nuk do përfundonte në rrjetë,
nëse s'do të ishte devijuar nga
dora. Topi me shumë mundësi
do të shkonte nga ana e Kaladzes.
Nuk e di nëse prekja e
topit me dorë nga ana e Adrianos
ishte e vullnetshme apo
jo, por ama jam i bindur se ai
top pa prekjen e dorës nuk do
shkonte në portë. Pra, në këtë
mënyrë goli ishte për t'u anuluar".
Jankulovski
E nëse Sedorf heq dorë nga
lufta për titull, mbrojtësi çek
Marek Jankulovski nuk
tërhiqet nga beteja. Për
mbrojtësin kuqezi kampionati
është akoma i hapur, ndonëse
11 pikë diferencë me Interin
janë shumë: "Është tepër e vështirë,
por ne do të përpiqemi,
ndonëse tani kampionatin
Sedorf kërkon aplikimin e moviolës në fushën e lojës
Dinakëria e Adrianos
"xhindos" Milanin
Kuqezinjtë: Ai gol ndikoi direkt në rezultatin e derbit
Përgatiti: PARID AGOLLI
mund ta humbasë vetëm Interi,
- shprehet mbrojtësi kuqezi -.
Ne nuk e meritonim atë humbje
ndaj Interit, aq më tepër që
goli i avantazhit, që u shënua
nga Adriano, duhej anuluar.
Megjithatë, ne do vazhdojmë
përpara me shpresën se rruga
jonë drejt titullit mund të hapet
nga momenti në moment".
Kaladze
Për mbrojtësin gjeorgjian,
gjyqtari i ndeshjes përveçse
duhej të anulonte golin e Adrianos,
duhej të jepte edhe një
penallti në favor të Inzagit, pas
asaj ndërhyrjeje të Kivus në
qendër të mbrojtjes: "Nuk e
meritonim humbjen, por tani
nuk na mbetet gjë tjetër veçse
të pranojnë vendimet e
gabuara të gjyqtarëve. Futbolli
mbart në vetvete shumë surpriza,
- thekson mbrojtësi gjeorgjian.
- Deri në fund të kampionatit
ka shumë ndeshje,
avantazhi kundrejt Interit është
i madh, por ne vazhdojmë të
besojmë te titulli", ka përfunduar
Kaladze