Partizani/Suksesi në Peqin ka ardhur mes tmerrit të përjetuar edhe jashtë fushës
‘Fituam të kërcënuar me pistoletë’
Rrëfimi i të kuqve: Deputeti Sula na tregoi armën në pushim. Në fund na sulmoi
Triumf në fushë dhe kundrejt trysnisë së t m e r r s h m e psikologjike. Nën një klimë presioni në lojë dhe gjatë saj
ia doli të fitojë Partizani në Peqin, sikur të mos mjaftonin vetëm kushtet e terrenit të papraktikueshëm. Pavarësisht
mohimeve që vijnë nga klubi peqinas, këtë janë në gjendje ta dëshmojnë, jo vetëm lojtarët e kuq, por edhe tifozët
e pranishëm. Ata, fare mirë mund të qëndronin në heshtje, përderisa morën tre pikët, megjithatë e kanë pasur të
pamundur të mos flasin, pas asaj që përjetuan.
“Për fat, Zoti ishte me ne, sepse provuam vërtet sesa e vështirë është të fitohet atje”, rrëfejnë disa prej lojtarëve të kuq, që preferojnë të mbeten anonimë.
Pushimi
“Të vjen vërtet keq kur dëgjon deputetin Sula, duke thënë që s’ka ndodhur gjë, sepse askush nuk mund ta mohoj atë që përjetuam neve në Peqin. Betohemi për njerëzit më të afërt se e vuajtëm në lëkurën tonë inatin e peqinasve, që treguan se nuk pranojnë të humbasin – kanë treguar disa prej të kuqve, të befasuar nga trajtimi që iu rezervua -. Gjithçka nisi në pushimin e ndeshjes, atëherë kur duke parë rezidencën që po i bënim Shkumbinit, pikërisht
deputeti filloi të kërcënonte me zë të lartë, duke iu drejtuar fillimisht Karapicit:
‘Ia ku e kam pistoletën. Kujdes se nuk dilni gjallë prej këtej. E morët vesh edhe ju të tjerët?’. Kjo krijoi vërtet një përshtjellim te ne, aq më tepër kur përgjatë pjesës së parë ishim duke u përballur me presionin e gjyqtarit, që jepte faulle të paqenë në favor të vendësve”.
Fërkimet
“Lulaj vazhdoi me veprimet e tij të çuditshme edhe në pjesën e dytë, duke mos dhënë asnjë penallti në favorin tonë – vazhdon rrëfimi -.
Gjithashtu, duke parë që s’po arrinin të çanin dot, futbollistët peqinas filluan të luanin në mënyrë të ashpër”. Në këtë pikë mësohet se ka pasur edhe një përplasje midis Tafajit dhe Mustafajit, pasi
sulmuesi peqinas ka goditur mbrojtësin e Partizanit, i cili ka reaguar me të njëjtën monedë.
“Më e çuditshmja ishte se gjyqtari as nuk denjoi për ta ndëshkuar, duke u hequr sikur s’kishte ndodhur asgjë.
Ishte me të vërtetë skandaloze”. Përfundimi i ndeshjes ka gëzuar të kuqtë, ndërsa nga ana tjetër i ka dhënë jetë
irritimit peqinas.
“Fillimisht, tifozët nisën të gjuajnë me sende, duke mos na lënë të hyjmë në dhomat e zhveshjes.
Qëndruam për rreth 15 minuta në pankinë. Kur hymë, më pas filluan drejtuesit, me në krye deputetin Sula që të na
sulmonin me ofendime. Për më tepër, deputeti u përpoq të godasë Tafajin, duke i thënë: ‘Edhe nga ty nuk e prisja’. Kjo përvojë tregon se në Peqin duhet të paguhet haraç për të fituar”.
Reagimi i Sulës
“E merituan fitoren, s’kam kërcënuar askënd”
Donatori i Shkumbinit, Dashnor Sula, i kontaktuar nga “Panorama Sport” nuk i ka pranuar akuzat e bëra nga lojtarët e Partizanit. Ai ka mohuar të ketë kërcënuar lojtarët e Partizanit, teksa është shprehur se pas ndeshjes ka qenë i inatosur me lojtarët e Shkumbinit dhe jo me miqtë. “Nuk bëhet fjalë të kem kërcënuar ojtarët e Partizanit. Ata e
merituan plotësisht fitoren dhe pas takimit, ne më tepër ishim të mërzitur me lojtarët tanë e jo me kundërshtarët.
Natyrisht mund të thuhen shumë gjëra tani për interesa të ndryshme, por unë nuk kam ofenduar askënd nga lojtarët e Partizanit. U luajt për 94 minuta në portën e tyre, bëmë tre shtylla, ndërsa ata shkuan dy herë në portë dhe
shënuan një gol. Futbolli kështu e ka, nuk ke ç’i bën. Pas ndeshjes e kisha inatin me lojtarët e Shkumbinit, aspak me ato të Partizanit. Nuk i kam kërcënuar, madje pas ndeshjes kam uruar dhe presidentin e Partizanit, Albert Xhani nëpërmjet telefonit. Për fatin e mirë, nuk pati as incidente nga tifozët, të cilët u treguan shumë korrektë dhe gjakftohtë”, përfundoi Dashnor Sula.
J. Memo