Re: Vllaznia - Partizani
Posted: Sun, 12 Apr 2009 , 14:01
Vllaznia-Partizani 2-0/ Ndeshja vendoset nga i riu Shtubina
Shkodranët marrin një fitore pa shumë vuajtje
Kuqeblutë arrijnë tri pikë të rëndësishme ndaj të kuqve
Vllaznia ka arritur një fitore të merituar, por pa shumë shkëlqim, përballë Partizanit, me rezultatin 2-0. Shkodranët
kryesues nuk kishin asnjë alternativë tjetër, pavarësisht dëshirës së të kuqve për të bërë diçka në “Loro Boriçi”.
Ekipi i drejtuar nga Dervish Haxhiosmanoviç nuk shprehu ndonjë lojë bindëse, duke u treguar më shumë racionalë,
pasi ishte rezultati që duhej arritur, shumë më i rëndësishëm. Kuqeblutë dukeshin në fushë, sikur po mendonin
për të mos harxhuar shumë energji. Edhe loja kështu nisi, pa grintë, ndërkohë që Partizani i trajnerit Shpëtim Duro,
ishte vendosur mirë në prapavijë. Gjithsesi, shkodranët shpërdorojnë në minutat e para, teksa Boadu fare pranë
portës gjuan jashtë. Duhej të vinte mesi i pjesës së parë, që të zhbllokohej rezultati. Pikërisht ka qenë Xhejms Boadu, i cili pas harkimit nga e djathta, gjen të papërgatitur mbrojtësit e kuq dhe aty përfiton Ndriçim Shtupina, i cili
shënon golin e parë. Mesfushori i talentuar është lojtari “vrasës” i Partizanit, sepse ka qenë po ky lojtar, i cili ka
ndëshkuar të kuqtë në fazën e parë, me golin e realizuar në minutën e 86-të, duke u dhënë fitoren 2-1 shkodranëve.
Pas kalimit në avantazh, kuqeblutë kërkojnë më tepër drejt portës së Shehit. Është mbrojtësi lezhjan, Dritan Smajli, i cili me një sllallom të gjatë mbërriti mrekullisht para portierit Shehi dhe i vetëm përballë tij bën më të vështirën. Pas dominimit për disa minuta të Vllaznisë, miqtë bëhen të rrezikshëm afër fundit të pjesës së parë. Me anë të kundërsulmit, djemtë e Duros duhet të kishin shënuar, por sulmuesi korçar, Marius Ngjela, humbi një mundësi
shumë të mirë. I lënë nga mbrojtja shkodrane për pozicion jashtë loje, Ngjela është ndalur nga Grima, i cili kaloi
topin në goditje këndi.
Pjesa e dytë
Në këtë fraksion shkodranët kanë qenë më të “gjallë”. Nisur edhe nga mungesa e freskisë fizike të Partizanit, që vinte pas 120 minutave në Kupë kundër Flamurtarit, kuqeblutë ishin zotër të fushës. Megjithatë, sulmuesit Sukaj dhe Sinani kanë shpërdoruar shumë, ndërsa për golin e dytë ka menduar përsëri i riu Shtupina. Një galopim i tij ka
detyruar mbrojtjen mike që ta ndalë në mënyrë të parregullt brenda zonës. Pranë aksionit gjyqtari Jareci akordoi
menjëherë 11-metërsh. Nga ky i fundit, si zakonisht mbrojtësi Suad Lici goditi saktë, duke qetësuar ekipin për minutat në vazhdim.
Kanë qenë momente, ku shkodranët menduan më shumë për të administruar rezultatin, edhe pse goleadori Sinani duhet të shënonte në minutat e fundit. Reagimi i të kuqve nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe përfundimisht
ndeshja u mbyll 2-0 për Vllazninë. Kështu, kuqeblutë marrin një fitore, e cila ka qenë si një detyrë shtëpie. Ky sukses tashmë i paraprin supersfidës me Tiranën të mërkurën në “Loro Boriçi”, këtë herë për turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.
NJERIU I NDESHJES
Ndriçim Shtubina, “vrasës” i të kuqve
Mesfushori 20-vjeçar, Ndriçim Shtubina, ka qenë lojtari i cili vendosi ndeshjen me Partizanin. Jo vetëm se shënoi golin e parë për shkodranët, por gjithashtu në këtë takim, ai ka fituar 11- metërshin, të kthyer në gol nga Lici.
Ishte padyshim iniciatori i të gjitha sulmeve të ekipit kuqeblu. Në fund Shtubina ka marrë vlerësimet maksimale nga
trajneri Haxhiosmanoviç dhe Duro i Partizanit. Për t’u përmendur është fakti se për të kuqtë, mesfushori është
kthyer në “vrasës”, pasi ka arritur të realizojë një gol me vlera në ndeshjen e fazës së parë, kur Vllaznia fitoi 2-1 në
“Loro Boriçi”, në një ndeshje shumë të vështirë.