Page 9 of 9

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Posted: Tue, 24 Mar 2009 , 19:46
by Miri
Ktu jame une V1919 por me duhet edhe mbeshtetje nga ti :D :D

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Posted: Tue, 24 Mar 2009 , 22:15
by Miri
Kronika qe kam vu me lart por kjo eshte me e zgjaruar 36 minuta qe te keni mundesi ta shikoni marinen me shume :D :D

http://www.vimeo.com/3834603

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Posted: Wed, 25 Mar 2009 , 00:21
by fpjalmi
o zot sa e mire ishte mar miri. :shock: :shock: :shock: :shock: :D :D

mu mu duk shkodrane ne nje moment se foli shkodrance nja 10 seconda.

edhe ne fillim kur uroj vllaznine ai tjetri i tha .

je vesh me blu dhe ke harru nje shirit te kuq e kja tha .

shiriti i kuq asht zemra jeme ,dhe hallall qe nji shkodrane asht ne nte kanal

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Posted: Wed, 25 Mar 2009 , 00:24
by fpjalmi
ishin 2 tiransa te flliqun si me i pas gjet ne rruge te madhe .

te dy thoshin qe vllaznia ka lujt shum keq me flamurtarin.

pika i bjen tiransave kur fiton vllaznia.

ma qune tiranen kampione para kohet :lol: :lol: :lol:

ai shkodrani ia dhivi te dyve e i tha qe mu mu duk se vllaznia ka pas mori rastesh ,dhe aty pame dhe 3 pozicione hapsoitit ,dhe goli i anullum qe na kishin hanger

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Posted: Wed, 25 Mar 2009 , 11:00
by Miri
fpjalmi wrote:o zot sa e mire ishte mar miri. :shock: :shock: :shock: :shock: :D :D

mu mu duk shkodrane ne nje moment se foli shkodrance nja 10 seconda.

edhe ne fillim kur uroj vllaznine ai tjetri i tha .

je vesh me blu dhe ke harru nje shirit te kuq e kja tha .

shiriti i kuq asht zemra jeme ,dhe hallall qe nji shkodrane asht ne nte kanal
Asht e bastarllume baben e ka Shkodran e nanen tiranse :D

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Posted: Wed, 25 Mar 2009 , 11:49
by REINIS
kristiani wrote: Asht 18 vjeçe naqe edhe un e kam pru i pari informacionin qe eshte tifoze me vlalznine kshu qe jam un presidenti i kti grupit ja Miri :D :D :D Kam harru me thane falemnderit Miri per foton shum e bukur...
Kristiano, m vje keq shoku qi po ta prish gzimin por po te them qi informacionin i pari ktu e kom pru vet.
Masnej rri ene m TIRON, kshu qi i perket "juridiksionit" tim apo jo? :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Posted: Wed, 25 Mar 2009 , 14:02
by blaudio
Reagimi i futbollistave dhe drejtuesve te Flamurtarit ishte shum i gabuar, por edhe duhet kuptuar paksa, sepse penalltia ishte skandaloze. Nuk e di a e keni pare ndeshjen, por Flamurtari luajti shum shum qete derisa barazoi per dhuraten e Vllaznise, ndaj duhej gjetur nje menyre me e bukur qe te fitonte Vllaznia, sepse nuk behej fjale qe Vllaznia do fitonte...
Sa per ate komentin qe dikush thot: Do e shohim kunder Tiranes se per cilen skuader luan Flamurtari: Ore, mendohu kur flet ore, se Flamurtari nuk eshte Barcelona, qe po te doje i fut 8 gola Tiranes.Flamurtari luan per mbijetese, qe do te thote se nuk ka skuader aq cilesore sa Tirana e Vllaznia dhe nese humbet, nuk ka asnje cudi..Meqe drejtuesit e Flamurtarit po kritikohen dhe Flamurtari u akuzoka se luan per Tiranen, e mbani mend cthonin drejtuesit e Vllaznise pas Elbasani-Vllaznia 0-0? Elbasani luante per Tiranen? E pame te gjithe se si shkuan punet, ndaj me te matur te gjithe, sepse fundja eshte futboll dhe secili sheh punen e vet ne radhe te pare (Flamurtari nuk eshte k...ve si Shkumbini e ndonje skuader tjeter)
P.S. Turp per Suad Licin, konfirmoi qe eshte lojtar i mire kur deshiron dhe i poshter kur deshiron

FLAMURTARI Mema: Vllaznia nuk është skuadër për titull

Posted: Wed, 25 Mar 2009 , 15:29
by kuqeblu4ever
Shpresojme qe flamurtari te luajne me ndershmeri ndaj tiranes sepse kam frike se per hakmarrje ndaj Vllaznise te ja lene ndeshjen tiranes. Edhe pse u pa nga te gjithe ne fushe qe Vllaznia e meritoi fitoren 120%, megjithate shikoni cfare thone vlonjatet:

FLAMURTARI
Mema: Vllaznia nuk është skuadër për titull

Zhurma e madhe që lindi në përfundim të takimit Vllaznia-Flamurtari,
e përcjellë me shumë mllef për dy ditë me radhë, të
jepte përshtypjen se çështja e gjyqtarëve nuk do të mbyllej.
Ndeshja ndaj Vllaznisë u konsiderua në fillim si “atentat” ndaj
Flamurtarit, por për drejtuesit e skuadrës vlonjate duket se
nuk ka ndodhur gjë, pasi sot, me rinisjen e përgatitjeve, në
kampin kuqezi lojtarë e drejtues janë shfaqur mjaft të qetë.
Analiza e fortë që pritej të zhvillohej pas duelit në Shkodër ia
ka lënë vendin vetëm stërvitjeve, pasi mësohet se një gjë e
tillë është bërë në autobus, gjatë rrugës së kthimit të skuadrës
për në Vlorë. Kështu, Flamurtari i Memushit, që vazhdon të
mos njohë fitore në transfertë, mjaftohet vetëm me një analizë
në udhëtim e sipër. Gjykimi që la për të dëshiruar, por edhe
pritja e rezervuar vlonjatëve në Shkodër, nuk përbëjnë më
shqetësim për klubin. Por në radhët e kuqezinjve ka edhe
lojtarë të sinqertë, të cilët nuk i kërkojnë gabimet vetëm tek
gjykimi, por edhe tek vetvetja, gjë që nuk e bën stafi vlonjat.
Autori i golit të barazimit provizor në Shkodër, Devis Mema,
nëpërmjet një deklarate në mediat lokale, pasi ka shprehur
habinë për penalltinë e paqenë, ka fajësuar edhe veten. Duke
iu referuar ndeshjes ndaj shkodranëve, ai tha se përballë nuk
kishin një skuadër të fortë dhe se për sulmuesin vlonjat, Vllaznia
nuk është për titull, prandaj ai shtoi se Flamurtari duhej
të jepte më tepër në fushë. “Loja jonë la për të dëshiruar në
pjesën e parë dhe mund të them që deri në ato momente kemi
qenë bashkëpunëtorë në fitoren e Vllaznisë”, ka argumentuar
Mema. Pra, siç shihet edhe nga deklaratat e lojtarëve kuqezi,
Vllaznia nuk është një skuadër e fortë për Flamurtarin, prandaj
stafi kuqezi dhe të besuarit e tij duhej të këmbëngulnin më
tepër për një fitore në transfertë, e cila i mungon vlonjatëve
qysh nga java e parë e këtij sezoni. Problemi është që ky takim
edhe mund të harrohet, por ecuria e Flamurtarit po vihet sërish
në pikëpyetje. Situata bëhet mjaft e nderë kur mendon që
në Vlorë zbret së shpejti Tirana, teksa Flamurtarit i duhet të
përballojë sërish Partizanin në takimin e Kupës. Me pak fjalë,
ekipi ndodhet para vështirësive të mëdha. Gjithsesi, Mema mbetet
optimist për të dyja sfidat, duke theksuar se Flamurtari do të
bëjë më të mirën në të dy takimet, aq më shumë kur rihapet
sërish mundësia e kualifikimit në Kupë. Artur Demaj

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Posted: Wed, 25 Mar 2009 , 15:55
by Skodrinon
blaudio wrote:Reagimi i futbollistave dhe drejtuesve te Flamurtarit ishte shum i gabuar, por edhe duhet kuptuar paksa, sepse penalltia ishte skandaloze. Nuk e di a e keni pare ndeshjen, por Flamurtari luajti shum shum qete derisa barazoi per dhuraten e Vllaznise, ndaj duhej gjetur nje menyre me e bukur qe te fitonte Vllaznia, sepse nuk behej fjale qe Vllaznia do fitonte...
Sa per ate komentin qe dikush thot: Do e shohim kunder Tiranes se per cilen skuader luan Flamurtari: Ore, mendohu kur flet ore, se Flamurtari nuk eshte Barcelona, qe po te doje i fut 8 gola Tiranes.Flamurtari luan per mbijetese, qe do te thote se nuk ka skuader aq cilesore sa Tirana e Vllaznia dhe nese humbet, nuk ka asnje cudi..Meqe drejtuesit e Flamurtarit po kritikohen dhe Flamurtari u akuzoka se luan per Tiranen, e mbani mend cthonin drejtuesit e Vllaznise pas Elbasani-Vllaznia 0-0? Elbasani luante per Tiranen? E pame te gjithe se si shkuan punet, ndaj me te matur te gjithe, sepse fundja eshte futboll dhe secili sheh punen e vet ne radhe te pare (Flamurtari nuk eshte k...ve si Shkumbini e ndonje skuader tjeter)
P.S. Turp per Suad Licin, konfirmoi qe eshte lojtar i mire kur deshiron dhe i poshter kur deshiron
Per Licin ke te drejte. Por sa derhymje te tjera te renda kundre Vlores kishte ne ate ndeshje? Zero. Ndyshe nga ç'thone disa lojtare tuaj. Edhe per arsye se topin e kishim ne gjithmone.... :wink:
Edhe per mendimin tim penalltia nuk ishte, por edhe 2 golat qe shenoi Sukaj ishin te rregullt dhe arbitri i anulloi padrejtsisht. Edhe kartoni i kuq per lojtarin tuaj duhej dhene, apo jo? Pra siç e tha edhe ky Shehu te Procesi Sportiv, eshte Vllaznia ajo qe duhet te protestoje.

http://www.vimeo.com/3834603

Ja ku i ke episodet qe kane penalizu Vllaznine.

Sa per deklaratat e Memes qe thote se Vllaznia nuk eshte per titull, eshte mendimi i tij. Por perderisa nje skuader qe nuk qenka e forte, krijon me shume se 10 raste te pastra per gol kunder Flamurtarit, dmth se ky i fundit nuk eshte ekip qe mund t'i shpetoje renies nga kategoria :wink:

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Posted: Wed, 25 Mar 2009 , 15:57
by kristiani
blaudio wrote:Reagimi i futbollistave dhe drejtuesve te Flamurtarit ishte shum i gabuar, por edhe duhet kuptuar paksa, sepse penalltia ishte skandaloze. Nuk e di a e keni pare ndeshjen, por Flamurtari luajti shum shum qete derisa barazoi per dhuraten e Vllaznise, ndaj duhej gjetur nje menyre me e bukur qe te fitonte Vllaznia, sepse nuk behej fjale qe Vllaznia do fitonte...
P.S. Turp per Suad Licin, konfirmoi qe eshte lojtar i mire kur deshiron dhe i poshter kur deshiron
Ja naqe nuk duhet kuptuar reagimi i futbollistave te flamurtarit, vllaznise i rrefuzune nji gol troq mor burr edhe nuk shkaj kush me shty albitrin, ne qe na anullune golin kot keka dashte me e rra tan ekipi albitrin pra njashtu si thu ti...

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Posted: Thu, 26 Mar 2009 , 18:05
by Admin
Urime edhe njihere per fitoren edhe se ishte dashte me e myll ndeshjen ma perpara e ja me rreziku kot. Beqiri duhet me u cu prej gjumit se nuk bahen kshi gabimesh....

S'ma merr mendja se Vlona ka me ja lan ndeshjen Tiranes, pasi kane nji rivalitet te vjeter, po ashtu sic asht edhe rivaliteti mes Vllaznise e Tiranes, kshu qe une nuk besoj se kane me u ba pislleqe.
Nqs ndonje drejtus i Vllaznise deklaron qe Flamurtari ka me ja lan ndeshjen Tiranes, mund te jete edhe nji taktike per me i ba "presion" Vlones per me dhan maksimumin.

Nji lojtar si Lici nuk duhet me i ba kta gjeste !!! Gjynah qe nji person i tille me u sjelle kshu!!

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 13:00
by GOLDIAN
lici ka kohe qe sillet njashtu

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 13:16
by Miri
GOLDIAN wrote:lici ka kohe qe sillet njashtu
Them qe do jete sezoni fundit i tij te Vllaznia,35 vjec boll ma ska lezet.

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 13:35
by GOLDIAN
Miri wrote:
GOLDIAN wrote:lici ka kohe qe sillet njashtu
Them qe do jete sezoni fundit i tij te Vllaznia,35 vjec boll ma ska lezet.
edhe une njat them
po presim valon ca po thot :D

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 14:14
by Miri
Valoja nese nuk i ec mire trektija njaty e mban edhe 2-3 vite,Te njejten gje po ban edhe me Grimen :(

Re: VLAZNIA - FLAMURTARI java e 25

Posted: Sat, 28 Mar 2009 , 16:08
by vllaznia1919
I ka per shans. :lol: :lol: :lol: :lol: