Page 2 of 2

Posted: Sun, 27 Apr 2008 , 08:50
by Miri
Adoleshenti synon rekordin "Guiness" për mbajtje topi


Është vetëm 14 vjeç por tërë ditën e kalon duke mbajtur në ajër një top futbolli, aq sa harron edhe të ushqehet



KAVAJË- Në fushën e futbollit ai nuk është një lojtar si gjithë të tjerët por një akrobat i vërtetë që bën mrekulli me topin duke mahnitur sportdashësit. Të gjithë të pasionuarit pas futbollit në Kavajë e njohin dhe kanë nisur ta admirojnë e të krenohen me talentin e rrallë që zotëron. Quhet Franc Kraja dhe ka lindur në Kavajë më 24 nëntor të vitit 1993. Pasioni për topin e ka bërë që të përvetësojë shkëlqyeshëm teknikën e përdorimit të tij. Duket sikur nuk ka dëshirë të shkëputet prej topit gjatë gjithë ditës pasi mund të hajë buke duke xhongluar me këmbë. Shpesh ka praktikuar që të udhëtojë nga plazhi i Golemit drejt qytetit të Kavajës duke mos e ndërprerë lojën e hedhje pritjes së topit me këmbë. E veçanta e tij është se gjatë kohës që po mban topin me këmbë ai mund të bisedojë me këdo. E pyet dhe ai të përgjigjet sikur është duke ecur në këmbë e jo sikur po koordinon në mënyrë pothuajse perfekt të gjitha veprimet e tij duke mbajtur topin e futbollit në ajër.

Për të mbajtja e topit nuk ka asnjë mister. Ai e bën me këmbë por edhe me kokë. Franc Kraja ka arritur që brenda orës të bëjë mbi 800 hedhje pritje të topit me kokë. Shifra është edhe më e madhe kur bëhet fjalë për mbajtjen e topit me këmbë.

Por pasioni për topin e ka bërë adoleshentin që të harrojë gjithçka tjetër, edhe ushqimin. Familjarët e tij shpesh shqetësohen sepse, siç thonë vetë ata, ai harron edhe vaktet e ushqimit duke u stërvitur pambarimisht me top. "Ai ka një vullnet të jashtëzakonshëm. Është një talent i rrallë",- thotë për të specialisti i mirënjohur i futbollit kavajas, Fatmir Efica. Franc Kraja tashmë aspiron nivelet e karrierës së një fenomeni, për të prekur sa më shpejt edhe rekordin "Guiness". Efica shton se idhulli i talentit të rrallë të futbollit tonë është argjentinasi Armando Maradona.

Adoleshenti 14 vjeçari që luan me topin artistikisht në mënyrë tepër spektakolare si me këmbë ashtu edhe me kokë, mëson në shkollën e mesme sportive të qytetit të Durrësit. Admiruesit e shumtë të tij shprehin besimin se ai do të jetë protagonist i sporteve shqiptare në të ardhmen.

Posted: Sun, 27 Apr 2008 , 12:10
by vllaznia1919
Ky asht ma teper gjungler sesa lojtar.Un kisha dashte me fole i fije per kyt Rraboshten qe bani prep gol!

Posted: Sun, 04 May 2008 , 20:05
by Man in Redblue
vllaznia1919 wrote:Ky asht ma teper gjungler sesa lojtar.Un kisha dashte me fole i fije per kyt Rraboshten qe bani prep gol!
ky rraboshta a asht sulmus ?

Posted: Sun, 04 May 2008 , 22:07
by vllaznia1919
Me sa di un naqe po.Por skam shum info per te.

Posted: Wed, 25 Jun 2008 , 18:54
by Miri
Haxhia, portieri i të rinjve të Chelsea-t

Chelsea, skuadra qe arriti finalen e Champions League këtë sezon ka në organikën e vet edhe një portier shqiptar. Emri i tij është Aldi Haxhia dhe ai ka emigruar në Angli që në një moshë të vogël.

Portieri i ri shqiptar ka kohë që luan ne ekipet e moshave te Chelsea dhe ka ngjitur me rradhë shkallët që nga skuadra U12 e këtij klubi dhe tani është portieri i dytë i skuadrës së të rinjve.

Sezonin e kaluar Haxhia ka arritur të aktivizohet për herë të parë te të rinjtë duke filluar një ndeshje si titullar dhe duke luajtur edhe një tjetër nga stoli i rezervave.

Haxhia është akoma shumë i ri dhe e ardhmja e tij është vështirë të parashikohet, por fakti që luan për një nga skuadrat më me emër dhe më të pasura në botë të bën të shpresosh. Sigurisht që emri i tij duhet të konsiderohet edhe nga trajnerët e ekipeve të moshave pasi është mirë që jo vetëm të provohen sa më shumë lojtarë shqiptarë që luajnë nëpër botë, por dhe që tu jepet mundësia që të lidhen sa më herët me kombëtaren shqiptare.

Posted: Fri, 27 Jun 2008 , 19:02
by Admin
Mgjths asht heret me fol per te ardhmen e ktij portieri te ri, duhet qe Fshf-ja me e mbajt nen vezhgim.
Suksese Haxhia tek Celsi e ishlla i hec sa ma mbare.

Posted: Sat, 28 Jun 2008 , 16:18
by vllaznia1919
Ska gja qe asht i ri.Duhet me u thirr qysh tesh neper kombetaret e moshave.

Posted: Sat, 28 Jun 2008 , 16:37
by Miri
ke te drejt naqe,duhet me e rrit ne atmosfer te komtares
duhet me e msu na se si luhet futbolli :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 28 Jun 2008 , 17:03
by vllaznia1919
Edhe me pislleqet tona! :lol: :lol: :lol: :lol: