Page 2 of 5

Posted: Mon, 27 Nov 2006 , 23:58
by GOLDIAN
jam dakord me ty naqe
tirana i ven kapakun shume gjanave
plus naqe hidhi nje sy temes objektivat e sezonit te ri se aty kam shkru per ndehsjet qe kena jashte po pate kohe

Posted: Tue, 28 Nov 2006 , 00:04
by sportist_shkodran
Goldian, i lexova ato mendimet qe kishe shkru, je realiste, por ne qoftse dot kishe ken vet sportist, me kyt ego qe ke un tham qe ti nuk ja kishe hap rrugen kuj. Po ta them ket se kam ken vet sportist dhe kam pas ket natyr! prandaj me nje fjal pa ego Vllaznia nuk mundet me arrit asgja.

Posted: Tue, 28 Nov 2006 , 00:06
by BLEDI
edhe une jam me Goldianin per barazim po prep ndeshja asht e barabart kshtu qe nuk i dihet po si thash edhe nji her t'rrime pozitiva e si thot SPORTISTI pa fillu loja nuk idihet Tir... asht edhe ne fushe t vet por jena Vllaznia kuqeblu epo qe se bahet loje e sinqert nuk do te dorezohena deri n'fund


para Vllazniaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Posted: Tue, 28 Nov 2006 , 00:14
by kuqeblu4ever
Mireserrini,

Ndeshja ka me ken shume e veshtire, Tirana me Krujen mund te mos kete lujt e mobilizume por kete jave ka me shterngu rrypat dhe me ata lojtare qe ka asht me ja pas friken. Prandaj me barazim jam shume i kenaqur, mos harroni mungesat qe kemi kyt jave: Dabulla, Bejzade i demtum ishalla rekuperohet, Radusinovic prap si i turbullum duket. Teli ka nji shekull qe nuk lun.
Ne hala nuk kena lujt 2 ndeshje rresht me te njejtin formacion dhe kjo asht shume negative se lojtaret nuk jane msu me njeni tjetrin hala, po te ishte grupi i formum tek Vllaznia nuk do ja kisha shume friken kualiteteve te Tiranes, po ne na mbyten mungesat gja qe na demton shume.

Posted: Tue, 28 Nov 2006 , 00:20
by GOLDIAN
po sic thet kuqeblu4ever
kena shume mungesa plus atyne qe permendi me lart jane ne pikpytje dhe doci me telin
pra ithojne 4 mrojtesa te mos lujne

Posted: Tue, 28 Nov 2006 , 00:26
by kuqeblu4ever
Bejzade po bate terapi kineze, ishalla i ban hajr.

Posted: Tue, 28 Nov 2006 , 00:27
by sportist_shkodran
Ca flitni mar zot kshu? pse jeni kaq pesimista. Futbollistat e tiranes nuk kan ma shum kemb se fotbullistat e Vllaznis. A ju kujtoher Fatmir Lugji, kur ka majt Ilir Perrnasken qe ka ken ne formen ma te mir sportive, e nuk e ka lan me ra ne top. E Kujtim Shaba me Agostin Kolen. Pra e thash ma nelt vetem ego me fitu, ne qoftse ke bindje qe fitoj nuk ka gja qe e nalon. Flas me ket gjuh sepse jam gjenerat e Luan Vukatanes, Ser Dedes etj... prandaj tham mos me u durzo, se ne qoftse shkojme per barazim na e kena humbjen ne xhep.

Posted: Tue, 28 Nov 2006 , 00:28
by GOLDIAN
kuqeblu4ever wrote:Bejzade po bate terapi kineze, ishalla i ban hajr.
naqe tallesh a?

Posted: Tue, 28 Nov 2006 , 00:32
by kuqeblu4ever
GOLDIAN wrote:
kuqeblu4ever wrote:Bejzade po bate terapi kineze, ishalla i ban hajr.
naqe tallesh a?
Jo naqe, e kan kap kinezt ne dore

Bejzade, terapi kineze për Tiranën:

Fati i njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të Vllaznisë, pikërisht Skerdi Bejzades nëse do luajë apo jo me Tiranën këtë javë, është në duart e kinezëve. Një gjë e tillë është mëse e vërtetë teksa bëhet fjalë për disa doktorë dhe specialistë të ardhur nga Kina e largët e që kryejnë aktivitetin e tyrë në kryeqytetin shqiptar. Duke qenë kështu Bejzade dje pasdite ka shkuar në klinikën mjekësore të aziatikëve dhe ka filluar terapinë e rikuperimit të tij. Siç dihet ky lojtar është dëmtuar në minutat e para të ndeshjes me besën të shtunën e kaluar dhe ka lënë fushën e lojës shumë më herët se ajo të mbaronte. Bëhet fjalë për një tërheqje muskulare në kofshë dhe si pasojë e këtij dëmtimi, “tigri kuqeblu” ka qenë në dyshim për ndeshjen e rradhës e rradhës me Tiranën dhe ndërkohë vazhdon të jetë në dyshim. Gjithçka varet nga ajo se çfarë do bëjnë kinezët me kofshën e Bejzades. Këtë gjë e ka pranuar dje përmes telefonit vetë lojtari që për “Sporti shqiptar” do të shprehej: “Që në 10 minutat e para të ndeshjes me Besës e ndjeva se diçka më shqetësonte në kofshë dhe megjithatë kërkova që qëndroj sërish në fushë por e pashë që ishte e pamundur të vazhdoja. Bëhet fjalë për një tërheqje muskulare e cila natyrisht që do kohë për t’u rikuperuar.

Por fakti që këtë javë kemi një ndeshje shumë të rëndësishme me Tiranën, ma shton shumë dëshirën që të jem në fushë prandaj jam duke kërkuar të gjitha rrugët për t’u bërë i gatshëm për këtë takim. Për këtë arsye sot (dje) pasdite do të filloj një terapi intensive këtu në Tiranë gjithnjë me shpresën se mund të luaj me Tiranën. Kam një dëshirë të madhe të jem prezent në këtë ndeshje prandaj dhe do bëj ç’është e mundur të rikuprohem në kohën e duhur”. Për bejzaden dy fitoret e fundit të skuadrës shkodrane e kanë kthyer në normalitet atë dhe prandaj nuk është çudi që ajo të prentendojë një rezultat pozitiv edhe ndaj bardhebluve. “Skuadra e ka fituar qetësinë dhe kjo falë dy fitoreve të fundit në kampionat. Kuptohet që mungesat e shumta që kemi pasur në këto ndeshjet e fundit kanë qenë një minus për skuadrën megjithatë rëndësi kanë rezultatet pozitive të arritura dhe shpresoj që kështu të vazhdoj të ndodhë edhe në javët e ardhshme”-ka shtuar më tej Skerdi. Ndeshja e kësaj jave konsiderohet shumë e rëndësishme për kuqeblutë të cilët megjithëse pritet të kenë sërish mungesa në rradhët e tyre, gjithsesi do të tentojnë për një rezultat pozitiv. Këtë e pranon edhe Bejzade që në fund të prononcimit të tij të djeshëm do shprehej: “Tirana kuptohet që është skuadër e fortë por jo e pakalueshme. Këtë e tregoi më së miri Kastrioti këtë javë dhe nëse edhe ne do luajmë me grintë duke dhënë maksimumin në fushë, rezultati pozitiv do jetë plotësisht i arritshëm. Për këtë kam shumë besim”.
Gjergj KOLA

Posted: Tue, 28 Nov 2006 , 00:36
by sportist_shkodran
Naqe une po ju tham Naten e Mir tesh se juve ne europ ju ka ardh vakti per me fjet, sepse asht 12 e nates atje te ju, e une po dal me pi nje got raki me do shok. hahahahahhahaha :lol:

NATEN E MIRE

Posted: Tue, 28 Nov 2006 , 00:39
by kuqeblu4ever
sportist_shkodran wrote:Naqe une po ju tham Naten e Mir tesh se juve ne europ ju ka ardh vakti per me fjet, sepse asht 12 e nates atje te ju, e une po dal me pi nje got raki me do shok. hahahahahhahaha :lol:

NATEN E MIRE
Ja kalosh mire sportist, edhe ja ndish lezetin rakise. Eks 8)

Posted: Tue, 28 Nov 2006 , 00:48
by BLEDI
ja kalosh mir Sportist edhe pije nji gote per ne jasht se na u tha fyti per nji gote RAKI edhe ishalla dalin fjalt tuja per ndeshjen :wink:

Posted: Tue, 28 Nov 2006 , 14:47
by vllaznia1919
Djema kur tju marrin malli per raki hajdeni te un kur te doni se langu nuk mungon kurr. :lol: :lol: :lol: :wink:

Posted: Wed, 29 Nov 2006 , 02:27
by Admin
Pershendetje te gjitheve,

Ndeshja asht shume delikate per Vllaznine.
Nje fitore na jep shume shance per me ec mire edhe per me pretendu.
Nji barazim na len ktu ku jena po prep nuk asht keq.
Nji humbje atehere duhet me fillu me mendu seriozisht per merkato....

Ne ndeshjen me Tiranen asht e sigurte qe Radusinoviç nuk mundet me lujte kurse ka shpresa qe Bejzade, Teli e Doçi me e rekuperu.

Fitore ishalla Vllaznia!!!

Posted: Wed, 29 Nov 2006 , 09:10
by gdr
vllaznia1919 wrote:Djema kur tju marrin malli per raki hajdeni te un kur te doni se langu nuk mungon kurr. :lol: :lol: :lol: :wink:
mos e thuj dy her grup se t'erdhme n'der t'shpis

Posted: Wed, 29 Nov 2006 , 23:06
by vllaznia1919
Kur te dush bujrum naqe.Pa problem.

Posted: Thu, 30 Nov 2006 , 01:11
by BLEDI
tjeta juj


me m'fal se nuk jam tuj ken shum aktiv se itesh kam fillu pun e deri per Krishtlindje kam pun shume e nuk kam koh per me shkru po ishalla ju hec mar edhe Vllaznis suksese


edhe tu rrit nera per ftesen VLLAZNIA 1919 :wink: se pershpirt me ken ma afer edhe vij se shum m'ka marr malli per at helm Rakijet se nja tri kater her ma ka nal policija ne Londer :cry:

Stadium.

Posted: Thu, 30 Nov 2006 , 11:43
by Luani
Hej a asht kush per stadium t'Shtunen?????????? "
:D

Re: Stadium.

Posted: Thu, 30 Nov 2006 , 13:35
by Admin
Luani wrote:Hej a asht kush per stadium t'Shtunen?????????? "
:D
Hhahhaha naqe, lum si ti, e ishalla pa na nderon Vllaznia.

Ndeshja luhet ne oren 17:30
Une per fat keq skam me ken ne shpi edhe skam me pas mundsi me e ndjek ndeshjen :(

Hajt ishalla 1 fitore.

Posted: Thu, 30 Nov 2006 , 16:24
by GOLDIAN
Admin wrote:
Ndeshja asht shume delikate per Vllaznine.
Nje fitore na jep shume shance per me ec mire edhe per me pretendu.
Nji barazim na len ktu ku jena po prep nuk asht keq.
Nji humbje atehere duhet me fillu me mendu seriozisht per merkato...
Fitore ishalla Vllaznia!!!
EDHE UNE JAM PLOTESISHT DAKORD ME KETO MENIMET E ADMINIT
NUK KAM CA SHTOJ ASGJA ME TEPER