Page 17 of 230

Posted: Sat, 11 Mar 2006 , 13:29
by Admin
Kuqeblutë, sot udhëtimi drejt Tiranës
Në ndryshim nga herët e tjera, kësaj rradhe ekipi i Vllaznisë nuk e ka lënë qytetin e tij një natë para ndeshjeve të transfertës. Kësisoj kuqeblutë mbrëmë kanë qenë në Shkodër ndërkohë që sot në mëngjes në orën 08.30 ata do të marrin rrugën drejt kryeqytetit. Gjatë rrugës ata do të ndalen diku për të ngrënë drekën e më pas direkt e në “Qemal Stafa” për ndeshjen me Partizanin.

Posted: Sat, 11 Mar 2006 , 18:49
by vllaznia1919
Ky stil i ri na pruni fat sot. :lol:

Posted: Sun, 12 Mar 2006 , 13:45
by Admin
vllaznia1919 wrote:Ky stil i ri na pruni fat sot. :lol:

Shyqyr ma ne fund :) , ishalla vazhdojne keshtu ...

Posted: Sun, 12 Mar 2006 , 14:54
by vllaznia1919
Ta shofim qa po bajne me Korçen javen javen tjeter!

Posted: Mon, 13 Mar 2006 , 14:48
by vllaznia1919
Vllaznia, shpërblehet barazimi ndaj Partizanit

Presidenti Agron Çela jep 5 mijë dollarë bonus.


Barazimi i arritur nga skuadra shkodrane ndaj të kuqve në Tiranë, padyshim që ka patur një efekt shumë pozitiv në Presidencën e skuadrës. Kjo ndeshje ishte vlerësuar shumë dhe lojtarët ishin vënë më parë në dijeni rreth bonuseve monetare që do të fitonin nëse do të arrinin një rezultat pozitiv. Ndërkohë, barazimi i arritur nuk ka kaluar pa u shpërblyer. Sapo ka përfunduar ndeshja, presidenti Çela i ka dorëzuar stafit drejtues shumën e 5 mijë dollarëve si kompensim.

Posted: Wed, 15 Mar 2006 , 14:27
by vllaznia1919
Dedja Drobnjak, akuza dhe kundërakuza
Polemikat në distancë mes trajnerit Hysen Dedja dhe sulmuesi malazez Jovan Drobnjak kanë vazhduar edhe ditët e fundit. Malazezi, duke e parë veten jashtë skuadrës, ka nxituar që në një emision sportiv në një nga televizionet lokale të Shkodrës të dalë hapur me akuza të ashpra ndaj trajnerit të kuqebluve. Sipas Drobnjakut, përmes menaxherit të tij, i është kërkuar një shumë e konsiderueshme të hollash në mënyrë që ai të luante si titullar te Vllaznia. Gjithnjë sipas prononcimeve të tij, dyshimet kanë qenë se në këtë mes ka pasur gisht edhe trajneri Dedja. Këtë gjë ai ia ka bërë të ditur edhe presidentit Çela, por ky i fundit nuk ka preferuar t'i besojë malazezit. Duke qenë kështu, dje në drekë, në zyrat e klubit është bërë një ballafaqim mes palëve, ku ka qenë prezent edhe presidenti Çela dhe sekretari i klubit. Drobnjak, në njëfarë mënyre mësohet të jetë tërhequr nga akuzat e tij ndaj Dedjes, duke fajësuar menaxherin, ndërkohë që drejtuesi i stolit shkodran ka deklaruar se të enjten do ta çojë këtë çështje në prokurori. Nga ana tjetër, sulmuesi nga vendi fqinj dje ka qenë në stërvitje, por nuk është stërvitur me ekipin dhe ka bërë stërvitje të diferencuar. Ai nuk do të jetë sot as në 18 shen që do të udhëtojë drejt Peqinit për t'u ndeshur me Shkumbinin vendës.

Posted: Mon, 20 Mar 2006 , 14:39
by vllaznia1919
Entuziazmi i fitores

Megjithese ne nje situate pak a shume dramatike, per si erdhen ngjarjet ne fund te ndeshjes, per te gjithe ata qe ishin prezente ne stadium, fitorja e Vllaznise, pervecse u quajt plotesisht e merituar, u shoqerua edhe me momente teper emocionuese. Keto u pane, qofte ne fushe, kur futbollistet dhe pankina festuanper golin, por edhe ne masen e tifozerise se pranishme ne stadium, e cila u ekzaltua jashte mase. Sepse, i tille ishte edhe goli i kapitenit Sinani, kur ne te 92', pas nje harkimi te dhene nga Leandro, e ka perplasur topin ne rrjeten e portes se Mustafes. Dhe, pa i ikur ketyre emocioneve, per te qene sa me konkrete ne pershkrimin tone, eshte me vend te permendet edhe nje percjellje jashtezakonisht emocionuese e shenimit te ketij goli nga komentatori i mirenjohur shkodran, Ymer Striniqi, i cili ne mikrofonin e Shkodra TV1 ka shperthyer sikur te ishte goli i fitores te ndonje evenimenti te rendesishem nderkombetar, gje te cilen ai e ben shume ralle.

Posted: Mon, 20 Mar 2006 , 14:39
by vllaznia1919
Fitorja, garanci per vazhdimesine

Pjese e ketij entuziazmi ka qene patjeter edhe njeshi i pankines shkodrane, Hysen Dedja, i cili, duke folur per ndeshjen, thote se ka mbetur shume i kenaqur per fitoren. “Marrja e ketij trepikeshi, pervecse na jep garancite e duhura te qetesise ne mesin e tabeles se klasifikimit, mund te them se eshte mjaft e rendesishme per vazhdimesine e skuadres sone”, pohon Dedja. Dhe, duke vijuar te flase per skuadren e tij, thekson: “E rendesishme eshte qe vazhduam serine e ndeshjeve pozitive, duke iu larguar oshilacioneve qe ne fakt na kane shoqeruar ne disa ndeshje te fundit. Skuadra ka patur edhe problemet e saj ne drejtim te demtimeve dhe mungesave te titullareve. Eshte kthyer Teli, mungesa e te cilit kishte krijuar nje boshllek te madh per skuadren, por ne ballafaqimin me Skenderbeun nuk ishte Radusinovic. Megjithate, edhe pse me shume veshtiresi, ia dolem mbane duke marre nje fitore plotesisht te merituar dhe, ne te njejten kohe, shume te rendesishme”. Ndersa duke kaluar ne ndeshjet e tjera, deri ne fund te sezonit, Dedja beson se Vllaznia do te ece me kete ritem per te justifikuar emrin e mire qe ka. “Do te perpiqemi qe, duke filluar nga kjo fundjave, kur luajme ne kryeqytet me Tiranen kampione, te bejme me te miren tone”, thote Dedja, duke shprehur besimin se nuk eshte cudi per te marre nje rezultat pozitiv, ashtu si ndaj Partizanit. “Kampionati ka edhe shume ndeshje dhe ne do ta tregojme veten se sa vlejme, duke luajtur te barabarte me te gjithe kundershtaret dhe me pretendime gjithnje e ne rritje, duke pasur si motiv kryesor mbajtjen e klimes se duhur brenda skuadres, per ballafaqimet ne kupe, fitimi i se ciles eshte edhe objektivi yne kryesor”, ka perfunduar Dedja.

Posted: Fri, 31 Mar 2006 , 13:52
by vllaznia1919
Ndreka, pezullimi e lë jashtë stërvitjes
Ashtu siç kishim paralajmëruar që dje, mbrojtësi i Vllaznisë, Henri Ndreka, është pezulluar nga drejtuesit e skuadrës. E gjitha kjo ka ardhur nga fakti se lezhjani nuk ka qenë korrekt me pjesëmarrjen në stërvitje ditët e fundit. Shtatlarti i mbrojtjes kishte munguar të hënën në stërvitje pa lejen e askujt dhe po ashtu nuk ka lajmëruar asnjë nga drejtuesit e skuadrës, apo dhe ata të klubit, për mungesën e tij. Ndërkohë, në seancën e së martës, e fundit kjo para ndeshjes së kupës me Shkumbinin, sërish Ndreka është paraqitur me vonesë në stërvitje, megjithatë është pranuar nga ana e trajnerit Dedja. Nga ana tjetër, ditën e ndeshjes së kupës ky futbollist nuk është parë fare në Shkodër dhe si rrjedhojë nga kjo është mësuar fakti që ai ishte pezulluar përkohësisht nga stërvitja derisa të sqarohej problemi edhe me presidencën. Edhe dje Ndreka nuk ka qenë në stërvitje me ekipin dhe në këtë mënyrë vihet edhe më tepër në pikëpyetje aktivizimi i tij edhe në ndeshjen e së shtunës me Teutën. Në këtë mënyrë, Henri Ndreka, më shumë sesa ka kontribuar për Vllazninë në këtë sezon, i ka bërë drejtuesit e saj me "dhimbje koke" sa u takon ardhjeve dhe ikjeve të tij, mungesave me arsye dhe pa arsye.

Posted: Mon, 03 Apr 2006 , 14:22
by Admin
Java qe kaloi ka qene nje “pushim” per lezhjanin Henri Ndreka. Disa polemika, te cilat duket se po behen te zakonshme tashme, mes teknikut Dedja dhe futbollistit, e kane detyruar lezhjanin te qendroje plot nje jave larg skuadres shkodrane. Megjithate, edhe pse ne kete gjendje, Ndreka ka vazhduar te stervitet individualisht, ne pritje te mirekuptimit per ribashkimin me skuadren. Ne dy ndeshjet e javes se kaluar, ate per kupe me Shkumbinin dhe tjetren per kampionat, me Teuten, Ndreka nuk ishte pjese e skuadres, madje, as ne stol. Ndersa me Shkumbinin nuk ka qene fare ne stadium, me Teuten, te shtunen e kaluar, ai eshte pare ne tribunen VIP te “Loro Boricit”. Ne nje bisede te shkurter me te, pas ndeshjes, ai shprehu keqardhjen e tij per lojen e dobet te skuadres, duke nenvizuar edhe disa te meta, qe sipas tij u shfaqen ne lojen e Vllaznise, nderkohe qe shkurtimisht ka folur edhe per vete. “Nuk eshte e vertete qe kam hequr dore nga Vllaznia, eshte shprehur ai. Une jam pjese e kesaj skuadre dhe do te vazhdoj te jem deri ne fund te sezonit, sipas marreveshjes qe kam bere me klubin. Pas nje bisede qe do te kem me donatoret, pres te bashkohem me grupin ne seancen stervitore te neserme (sot)”. G.M

Posted: Mon, 03 Apr 2006 , 14:23
by Admin
Fansat: Vllaznia, ku shkon!

Tek boshatisnin stadiumin “Loro Borici”, ku kishin ndjekur ndeshjen Vllaznia Teuta, grupet e vogela te tifozeve kane terhequr vemendjen, duke reaguar ashper ndaj skuadres se tyre per ate loje aq te dobet, qe zhvilluan te shtunen. Dhe, per hire te se vertetes, duhet thene se reagime te tilla kane qene te shumta edhe gjate zhvillimit te ndeshjes, sidomos ne ato momente kur miqte durrsake kane dominuar ne fushe, duke krijuar jo pak raste per gol ne porten e shkodranit Grima. Ajo qe te ben pershtypje eshte fakti se Vllaznia paraqet nje loje me oshilacione menjehere sapo nisen vleresimet pozitive ne lidhje me kthesen e saj, sepse te tilla ishin edhe rezultatet ne ndeshjet e fundit. Ndeshjet me Partizanin e Tiranen ne transferte, ajo me Skenderbeun me Shkoder, si dhe dy ballafaqimet e suksesshme te kupes me Shkumbinin, dhane idene e nje progresi te skuadres, por ajo qe u prezantua me Teuten, te shtunen, ne stadiumin “Loro Borici”, ka shenuar nje “prapakthehu” te Vllaznise. E gjitha kjo ka shkaktuar nje pakenaqesi tejet te madhe ne masen e publikut shkodran, qe kurresi nuk pajtohet me situaten dhe vendin qe ka sot ne tabele Vllaznia. Barazimi i arritur te shtunen e kaluar, me durrsaket, ne stadiumin “Loro Borici”, ka shenuar nje hap te dukshem prapa te kuqebluve, kur eshte fjala per kampionatin. Pasi kane filluar me deklarata pompoze me objektivin per titullin kampion, shume shpejt “kamardarja” filloi te shfryhet, duke zbritur nje kat me poshte. Pasi eshte lene prapa pretendimi i titullit, filloi te lakohej per vendin e dyte, me pas ai i te tretit, gjithnje brenda kornizes se pjesemarrjes ne kupat e Europes. Madje, nga goja e teknikut Dedja, deklaratat per zonen europiane jane shoqeruar deri vone ne faqet e shtypit sportiv, nderkohe qe deshtimet e njepasnjeshme e detyruan ate te heqe dore nga kati i siperm i tabeles, duke filluar te mendoje per “mesin e arte”, i cili te pakten nuk e ngacmonte per zbritjen nga kategoria. Dhe, me kete pozicion ne tabelene renditjes, per disa jave me radhe ne Shkoder filluar te krenohen me rezultatet e Vllaznise, duke deklaruar se tashme jemi te qete per zonen e “ftohte” te zbritjes nga kategoria superiore. Por, kjo ndeshje e fundit, ky barazim aspak i pranueshem sepse u luajt ne “shtepi”, krijoi probleme duke rihapur edhe nje here shqetesimin e zones se “ftohte”. Kesaj i thone ta fillosh kampionatin me objektivin per titullin dhe t perfundosh me suksesin se shpetuan nga renia nje kategori me poshte. Natyrisht, e rende, aspak e pranueshme dhe shume e pajustifikueshme per nje klub me kaq emer dhe tradite ne futbollin shqiptar. Per me teper, per nje klub aq te paguar, ku duke filluar qe nga trajneri dhe deri te rezerva e fundit jane ne “loje” miliona leke, qe paguhen rregullisht nga donatoret shkodrane. Nje pergjegjesi qe kerkon nje pergjigje, te cilen akoma askush nuk po e thote. Barazimi me Teuten ka thelluar pakenaqesite ne radhet e sportdashesve shkodrane, te cilet cdo dite e me teper po i largohen tribunave te stadiumit. Ndeshja e fundit me Teuten shenoi nje rekord ne numrin e paket te tifozeve. Dhe, sipas gjasave, deri ne fund te sezonit ky “rekord” edhe mund te thyhet, aq me teper kur ndeshja e ardhshme eshte ne Peqin, ndaj Shkumbinit problematik te zones se “ftohte”, per te vijuar me pas ne Shkoder, me Elbasanin, qe kerkon te shpallet kampion.

GASPER MARKU

Posted: Wed, 05 Apr 2006 , 13:21
by vllaznia1919
Vllaznia, me lojtarë të rinj drejt Peqinit

Për ballafaqimin e sotëm me Shkumbinin ekipi shkodran me shumë të ngjarë do të dalë në fushë me lojtarë të rinj. Të paktën kjo përshtypje të krijohet kur sheh mungesat e shumta në formacionin shkodran. Disa prej lojtarëve nuk do të luajnë për arsye të skualifikimit, të tjerë sepse janë të dëmtuar, ose kanë dëmtime të vogla, që gjithsesi do të ruhen për të mos u përkeqësuar. Siç dihet, në ndeshjen e fundit me Teutën, dy prej lojtarëve titullarë të Vllaznisë, mesfushori Belisha dhe mbrojtësi Hasani, janë ndëshkuar me kartonë, i pari me të kuq dhe i dyti me të tretin të verdhë dhe si rrjedhojë janë të penalizuar për të mos luajtur në takimin e sotëm. Sikur të mos mjaftonin ato, vijnë edhe disa dëmtime të tjera lojtarësh, ku spikat pamundësia për të luajtur e mbrojtësit malazez Radusinoviç. Po ashtu, i dëmtuar vazhdon të jetë edhe portieri Ndoja, ndërkohë që dje janë parë duke zhvilluar stërvitje të diferencuar edhe Lici e Bokatola. Këta dy të fundit ndiejnë shqetësime të vogla dhe për rrjedhojë me shumë mundësi do të lihen pushim sot nga ana e trajnerit Dedja. Në këtë mënyrë, duke ndjekur këtë logjikë të rrjedhjes së ngjarjeve, të krijohet përshtypja se Vllaznia do të luajë me një formacion thuajse tërësisht të ri ndaj Shkumbinit. Ashtu si edhe ndaj Teutës, vërehet një mosorganizim ashtu si duhet i ekipit, duke qenë se të gjithë tashmë e kanë mendjen te gjysmëfinalet e kupës me Elbasanin. "Duke qenë se kemi probleme me disa lojtarë, do t'u japim mundësinë atyre që nuk kanë luajtur shumë këtë sezon. Kjo do të jetë në njëfarë mënyre edhe një test për këta lojtarë për të bërë vend te Vllaznia," ka thënë dje trajneri Dedja. Sakaq, duke qenë se Vllaznia do të luajë sot me një formacion eksperimental, të krijohet përshtypja se ajo nuk do të ketë pretendime për pikë në këtë takim. Por vetë drejtuesit e skuadrës shprehin të kundërtën, teksa thonë se në Peqin jo vetëm që do të luajnë të rinjtë, por atyre do t'u kërkohet të japin më të mirën për të kapur të paktën një pikë. Një pikë ndaj Shkumbinit do t'i qetësonte kuqeblutë edhe në kampionat, teksa ata vetë e futën veten në vallen e skuadrave që rrezikojnë rënien nga kategoria. Ekipi tashmë e ka mendjen edhe te sfida e së shtunës me Lushnjën, ku një fitore me të mbyll shumë gjëra sa i takon kampionatit për shkodranët. Për të pritur më pas kupën, ku është e përqendruar vëmendja e të gjithë pjesëtarëve të kësaj skuadre. Ekipi i Vllaznisë, stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes me Shkumbinin e ka zhvilluar në ambientet e stadiumit "Loro Boriçi" dje paradreke. Ajo që ka rënë në sy vazhdon të jetë mungesa në stërvitje e mbrojtësit lezhjan Henri Ndreka. Për këtë të fundit, të pezulluar nga stërvitja para disa ditësh, u tha se në fillimin e kësaj jave do të bashkohej sërish në stërvitje me ekipin, por deri dje kjo gjë nuk ka ndodhur. Me mungesën e tij, dëmtimin e Radusinoviçit, apo dhe skualifikimin e Hasanit, trajneri Dedja ka në dispozicion vetëm Telin. Reparti i mbrojtjes është e qartë se në takimin e sotëm do të sajohet i tëri që nga fillimi.

Posted: Wed, 05 Apr 2006 , 13:21
by vllaznia1919
Kuqeblutë, sot udhëtimi drejt Peqinit
Drejtuesit e klubit shkodran kanë vendosur që ekipi i tyre i futbollit të udhëtojë sot në mëngjes drejt Peqinit. Udhëtimi do të jetë i drejtpërdrejtë nga Shkodra në Peqin me një ndalesë të vetme diku rrugës për të ngrënë drekën. Nisja e kuqebluve është lënë për në orën 9:00 të paradites së sotme dhe ajo çfarë konstatohet është mungesa e disa prej titullarëve për këtë ndeshje. Po ashtu, me ekipin nuk do të jetë as zëvendëstrajneri Astrit Premçi, i penalizuar nga gjyqtari në ndeshjen e fundit dhe si rrjedhojë ai nuk do të ketë mundësi të drejtojë skuadrën nga stoli. Takimi i sotëm nuk konsiderohet shumë i rëndësishëm nga ana e kuqebluve dhe për këtë fakt disa prej lojtarëve që kanë pasur shqetësime të vogla me dëmtimet janë lënë pushim.

Posted: Fri, 07 Apr 2006 , 04:12
by Admin
Nese me Shkumbinin munguan mjaft titullare, ne perballjen e neserme, me Lushnjen, duket se kjo nuk ka per te ngjare. Sipas Docit, i cili ne kete ndeshje do t’i duhet t’ia ktheje shiritin kapitenit Sinani, ne fushe, qe nga minuta e pare, do te jene lojtaret kryesore. “Nje gje e tille eshte diskutuar edhe sot (dje), kur gjate seances stervitore, te zhvilluar ne fushen sportive te Shtojit, ka filluar te projektohet formacioni i pare. Ne te do te jene ata qe munguan ne Peqin, duke filluar nga dy te skualifikuarit, Belisha dhe Hasani, si dhe te tjeret, qe per nje arsye, apo nje tjeter, u lane pushim ne ndeshjen e meparshme”, nenvizon Doci. “Nuk kemi cfare te presim me, brenda pese ditesh do te kemi dy ndeshjet me te rendesishme te ketij fundsezoni. E para, qe do te luhet neser ne “Loro Borici”, me Lushnjen, percakton pozitat tona ne tabelen e klasifikimit, ku nje fitore, e cila duhet te arrihet pa tjeter, na jep qetesine e distancimit nga “zona e ftohte”; kurse tjetra, te merkuren e ardhshme, ka nje rendesi tjeter, ate te hapit te pare drejt kualifikmit per ne finalen e kupes se Shqiperise”. Duke dashur t’i vere ne “kandar”, Doci nuk arrin t’i ndaje ato nga njera tjetra. “Sic e thashe edhe me siper, qe te dy ndeshjet jane mjaft te rendesishme, prandaj ne to duhet te japim maksimumin ne fushe”, thekson “pronari” i krahut te majte te fushes, sic eshte quajtur shume here per rolin dhe vendin qe ai mban ne formacionin e skuadres kuqeblu, si ne mbrojtje e ne mesfushe, por edhe ne sulm, ku eshte dalluar edhe si shenues golash. Megjithate, Doci, me se fundmi, e percakton ndeshjen e se merkures te ardhshme, per kupe, ndaj Elbasanit, si betejen me te rendesishme te skuadres se tij. “Kemi kohe qe e presim nje shans te tille dhe shpresojme se nuk do ta leme te na ike prej duarsh. Ne lidhje me Elbasanin, mund te them se eshte nje skuader shume e mire dhe qe me te drejte kryeson, por duhet pranuar se ne kampin tone thuajse te gjithe kemi mbetur te kenqaur qe shorti na perballi me te. Nisur nga njohja me e mire e lojes se tyre, por edhe nga tradita, na duket se e kemi disi me te lehte per t’u kualifikuar ne finale”, ka perfunduar Edmond Doci, ai qe mbajti shiritin e kapitenit ne perballjen e fundit me Shkumbin.

Posted: Sat, 08 Apr 2006 , 15:19
by vllaznia1919
Bokatola, ikja në drejtim të paditur
Në përgatitjet e skuadrës për ndeshjen me Lushnjën natyrisht që trajneri Hysen Dedja nuk ka qenë shumë i qetë. Një nga arsyet pse ka ndodhur kështu ka qenë fakti se në stërvitje mungon prej dy ditësh futbollisti kongolez Riçard Bokatola. Askush nuk ka asnjë informacion mbi të, mbi arsyet pse ka munguar dhe Dedja nuk ka marrë asnjë njoftim, as nga lojtari, as nga drejtuesit e klubit. Duke qenë kështu, ky lojtar nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme. "Bokatola mungon në stërvitje prej dy ditësh dhe nuk kam asnjë njoftim pse ka vepruar kështu. Duke mos qenë prezent në stërvitje, natyrisht që nuk do ta përfshij në planet e mia për ndeshjen me Lushnjën," ka thënë trajneri i kuqebluve. Nga burime brenda skuadrës mësohet se kongolezi ka pasur disa pakënaqësi në lidhje me pagesat nga presidenca dhe, nisur nga kjo, ai mund të ketë bojkotuar stërvitjen. Këto veprime sigurisht që nuk shërbejnë për mirë në skuadër, aq më tepër kur ajo ndodhet para ndeshjeve shumë të rëndësishme të Kupës së Shqipërisë, të cilat mund të shpëtojnë edhe sezonin për kuqeblutë.

Posted: Mon, 10 Apr 2006 , 11:57
by Admin
Kuqeblutë, edhe dje në stërvitje.

Skuadra shkodrane edhe dje që ka qenë e diel nuk ka qëndruar pushim, por ka dalë në stërvitje. Kështu ka vendosur stafi drejtues i Vllaznisë me qëllim mbajtjen e lojtarëve në tonus për ndeshjen e së mërkurës për kupë me Elbasanin. Futbollistët kanë zhvilluar një seancë të lehtë paradreke, ndërkohë që ka rënë në sy sërish mungesa në stërvitje e kongolezit Bokatola. Ky i fundit kishte munguar edhe javën e kaluar në stërvitje, ndërkohë që të shtunën, gjatë ndeshjes me Lushnjën, e ka ndjekur atë nga shkallët e "Loro Boriçit". Këto mungesa në stërvitje natyrisht që e shtojnë mundësinë që ai të mungojë edhe të mërkurën ndaj verdhebluve. Një mungesë e tillë natyrisht që nuk është pozitive për shkodranët, pasi Bokatola ka qenë një nga pikat më të forta të tyre që prej mbërritjes së tij në Shkodër.

Posted: Mon, 10 Apr 2006 , 13:39
by vllaznia1919
Ah qare futbollit kena ne Shqipni,lojtart bajn si ti dojne be...!Nivel amatorial komplet!

Posted: Wed, 12 Apr 2006 , 19:25
by Admin
vllaznia1919 wrote:Ah qare futbollit kena ne Shqipni,lojtart bajn si ti dojne be...!Nivel amatorial komplet!
Eeeeee naqe , dihet aja pune se ska korrektsi e profesionalizem, duke fillu prej FSHF , me presidentat e tu mbaru me futbollistat.
Sot futbolli asht biznes, kshu qe duhen njerz e ligje qe gjanat te ecin mire , ashtu sic asht ne tane boten ...
Ishalla ka me ardh sa ma shpejt aja dite ... :!:

Posted: Wed, 12 Apr 2006 , 19:47
by vllaznia1919
Per mendimin tem duhet do kohe e mire me mrrite ne nivelet europiane.

Posted: Fri, 14 Apr 2006 , 03:35
by Admin
Kuqeblutë, të plotë për ndeshjen me Besën

Fakti që Vllaznia shkon me objektiv marrjen e tre pikëve në fushën e Besës, nxitet edhe nga gatishmëria e të gjithë futbollistëve për këtë ndeshje. Siç u pa edhe në ndeshjen e kupës me Elbasanin, shkodranët kanë luajtur me formacionin e tyre më të mirë, duke pasur të gatshëm edhe kongolezin Bokatola që tashmë është sërish pjesë e skuadrës. E njëjta gjë do jetë edhe për takimin e nesërm. Nuk ka asnjë futbollist që do mungojë për arsye kartonash apo për shkaqe dëmtimesh. Kjo gjë e ka lehtësuar në njëfarë mënyre trajnerin Dedja që do ketë për detyrë të bëjë zgjedhjet më të mira për formacionin. Duhet thënë se tek Vllaznia rrallëherë këto ndeshjet e fundit, kanë qenë të gjithë futbollistët kështu të gatshëm. Ekipi megjithëse luajti të mërkurën për kupë, dje pasdite ka qenë sërish në stërvitje për t’u përgatitur për ndeshjen e kampionatit me Besën. Sot do të ketë edhe një seancë të fundit para nisjes për në Kavajë.