Page 3 of 6

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 20:51
by sportist_shkodran
O plehat.

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 20:56
by Admin
Ppapapapapap :evil: :evil: :evil: :evil: :evil:

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:00
by rai
s'kena qa me ba ma....kena me met me kyt Sukaj qe ka nje karroc pordh...si me pa ba nej gja qe se ban askush ka tangarllek...djal pa pik lezetit...megjithe ket Valo dukagjinsin

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:10
by sportist_shkodran
A asht tuj lujt Sinani a ja.

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:11
by tironsi_tr
stojku/sukajt/bejzade jane lojtare qe i kom alergjiiiii!!!! te fundit me shume nga te gjithe.

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:12
by Admin
Edhe 5 minuta loje.......

Hajt ishalla bajme golin e barazimit :evil:

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:19
by sportist_shkodran
Asht gjynah me i harxhu dy ore ne stadium me pa kta shkerdhata.

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:24
by Admin
Mbaroi ndeshja me rezultatin 0-1 ne favor te Dinamos.
Autor i golit Diop ne minuten e 56.

:evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil:

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:25
by rai
edhe une njashtu tham ...gjynahi zotit ,s'lun kush ma per dinjitet por vetem per pare...turp ne rradhe te pare ketyne laperave ton Sukaj me kompani

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:27
by rai
Tesh te konkurrojm elbasanin per vend te 7-8...nuk ka met gja tjeterse tan kan me na rrah.besoj se elbasanin kena me e kalu, ndoshta edhe lezhen

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:30
by vllaznia1919
Maroi 0-1!Loje skandale.Sinani e Sukaj bloze krejt.
Dinamoja nuk ka ba kurgja por Vllaznia ka ba -100|Dinamoja ka lujte gati tane pjesen e dyte me 10 lojtar e nuk ka ba nji pritje Kotorri. :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:34
by vllaznia1919
Me vjen keq me e thane po nuk ka faj Fushaj,lojtart jane por nuk kan beth e deshire me lujte.Ekip laper.Me ata emra qe kena ishte dashte me i hanger gjalle lojtart e Dinamos se s'ishin asisan as ata,merrnje me men se si kan lujt kta te tont. :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:34
by sportist_shkodran
Dinamoja ka ba boll ma ka ba golin.

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:42
by vllaznia1919
Dakort me ty jam por po flitsha si loje.

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:43
by Admin
kush lujten si titullar, naqe ....

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:47
by sportist_shkodran
Kjo humje ka me ndiku shum negativisht,ne anen psikologjike plus me presjonin qe do te ken nga presidenti.

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:48
by vllaznia1919
Grima,teli,ahi,delain,osja,leandro,sukaj,sinani,simo,kaçi,

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:53
by iliriny
Lojtaret nuk maten me emna por me pune. Metamam kena Sinanin qe ka ken lojtari ma i mire vjet. Por mos harroni ka ken nji ekip i tane me lojtare si Muka e duro qe kane lujt per Sinanin dhe e kane furrnizu me topa. Edhe kete vit nuk dalim kampion dhe them se te gjithe kane pase kete mendim duke pase parasysh perbamjen e ekipit. Per ma tepr lojtaet tone nuk jane te lidhur me njeri-tjetrin. Nuk duhet te presim mateper prej ketij ekip. disa lojtare i kane kalu 30 vjetet dhe normalisht edhe rendimenti i tyne do te bien. Nuk ecet me emna por me punen.

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:57
by Admin
Ilir asht e drejte aja qe thu ti, vetem me pune e perkushtim arrihet titulli....
Shpresojme shume qe Vllaznia te bajne autokritike duke fitu ndeshjen e rradhes ne tirane kunder Partizanit.
Ma shume se sa rezultati (nuk asht hera e pare qe Dinamo merr pike ne Shkoder), aja qe me shqetson ma shume asht loja e Vllaznise....

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 21:58
by Admin
Kjo Dinamo është për kampion. Jo më e brishtë, por agresive. Blutë e Canaj duket se kanë fituar një temperament tjetër. Shumë agresiv. Tepër rezultativ. Në gola dhe në lojë. Edhe ndaj shkodranëve tregoi një pjesë të karakterit të saj. Zgjuarsinë për të fituar, në një fushë, ku një vit më parë, kishte humbur thellësisht 3-0. Vllaznia goditi shtyllën, por golin e shënoi Dinamo. Mbrojtësi gjigand senegelaz Pape Diop u bë heroi i ndeshjes më të rëndësishme ta javës së dytë të Superligës, Vllaznia-Dinamo, të përfunduar me fitoren e çmuar 1-0 të “Bluve” të Agim Canajt, pavarësisht se skuadra nga kryeqyteti luajti për më shumë se 25 minuta me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të sulmuesit Eleandro Pema. Dinamo arriti të përballojë me profesionalizëm vrullin e minutave të pjesës së parë të realizuar nga shkodranët e Mirel Josës, teksa pas pushimit të ndeshjes, arriti të shënojë golin e vetëm të takimit, në minutën e 56 me anë të Diop. Vllaznia përjetoi çaste nervozizmi, të cilat u reflektuan edhe në dështimin e sulmuesit kryesor të saj, Vioresin Sinani, por dhe Xhevair Sukajt. Me fitoren ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, Dinamo rikonfirmoi se është e përgatitur plotësisht për të qenë një nga favoritet kryesore për titull pas startit të shkëlqyer, teksa kryeson edhe tabelën e klasifikimit me gjashtë pikë, po aq sa Partizani dhe Flamurtari, por me goleverazh me të mirë, 5-0. Vllazninë e pret një tjetër sfidë e vështirë në javën e tretë përballë Partizanit në Tiranë (dy fitore të “demave” në javët e para), ndërsa Dinamo do të presë në shtëpi Kastriotin, që arriti një fitore bindëse me Elbasanin.



VLLAZNIA-DINAMO 0-1

Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

Gjyqtarë: L.Jemini, S.Avdo-E.Biçaku

Bilanci: 118 ndeshje, 33 fitore Vllaznia, 39 barazime, 46 fitore Dinamo. Golat: 114-157



Kategoria Superiore

Java 2

Sot

TIRANA-SHKUMBINI 2-0

VLLAZNIA-DINAMO 0-1

FLAMURTARI-SKËNDERBEU 3-1

KASTRIOTI-ELBASANI 2-0

BESËLIDHJA-PARTIZANI 1-2

Neser

TEUTA-BESA, 16:30


Albania-Sport.com