Page 4 of 6
Posted: Thu, 19 Jan 2006 , 14:25
by vllaznia1919
Çaval federohet me Dinamon
Paraditen e djeshme në Federatën Shqiptare të Futbollit, klubi Dinamo ka mbyllur federimin e lojtarit kroat, Kristian Çaval. Në fakt, vetëm dje ka mbërritur nga Kroacia leje kalimi i Çavalit. Sektori i garave, pasi ka marrë lejen e lojtarit, e ka federuar kroatin i cili pritet të jetë i gatshëm për takimin me Elbasanin.
Posted: Fri, 20 Jan 2006 , 14:53
by vllaznia1919
Partizani: Po presim Sinanin e Bakallin
Bashkepresidenti i te kuqve, Angjeli, eshte shprehur dje se te dy lojtaret duhet te merren vesh me klubet perkates. Mesfushori tiranas ka nisur stervitjen me Staroven
- Ergert Bakalli ka nisur stervitjen me Partizanin, ndonese eshte ende ne kontrate me Tiranen. Nje dite pasi donatoret bardheblu vendosen te mos lene asnje lojtar te largohet nga ekipi, mesfushori i krahut te majte vendosi te bente levizjen e tij. Nga ana e te kuqve ai eshte mirepritur, por bashkepresidenti Angjeli thote se Partizani do te prese qe lojtari te bie dakord me Tiranen. Por eshte edhe nje lojtar tjeter qe Partizani ka deshire ta marre, por qe nuk e ka te lehte. Ky eshte Vioresin Sinani, kapiteni i Vllaznise, qe (sipas medias) ka shprehur deshire te luaje per te kuqte. Angjeli thote: "Partizani pret qe lojtaret te zgjidhin vete problemet me klubet e tyre. Qofte Sinani, qofte Bakalli jane lojtare qe na duhen dhe jane ne planet tona, por ata kane kontrata me klubet e tyre, pra me Vllaznine dhe Tiranen". Presidenca shkodrane ka kerkuar nje "gjobe" te majme per kapitenin, jo pak, por 200 000 euro.
Sinani ka deshire te jete ne nje ekip qe te konkurroje per trofe dhe per te dale ne Kupat e Europes, gje qe Vllaznia e ketij sezoni veshtire t'i arrije. Ne nje interviste dhene per gazeten ne 5 nentor te 2005-s, Sinani ishte shprehur se do te largohej nga Shkodra, nese Vllaznia nuk ndryshonte. "Jam i merzitur per gjendjen e Vllaznise, - u shpreh ne ate kohe ai, - kjo gjendje nuk mund te vazhdoje me". Para 3 vjet e gjysme ai ishte prane Tiranes, kur El Sayed e ftoi per t'u bashkuar me bardheblute, por ish-presidenti i ndjere, Myftar Cela, nderhyri duke e mbajtur. Kete vere mendonte te kalonte te Partizani, ose ndoshta edhe jashte vendit, por presidenca e tanishme serish e bindi qe te qendronte. Trajneri i Partizanit, Starova, eshte shprehur ne fillim te janarit, se nuk do te pranonte asnje perforcim te ekipit, nese lojtaret e rinj nuk do te ishin te nje niveli te larte. "Une jam i kenaqur edhe me kete grup lojtaresh qe kam, - thote Starova, - mund te vazhdojme edhe keshtu, ndersa perforcimet duhet te jene vertet nga lojtare mjaft cilesore". Por per Sinanin dhe Bakallin ai duhet te jete shume i kenqur.
Posted: Tue, 31 Jan 2006 , 14:42
by vllaznia1919
Ende pa u mbyllur merkatoja e janarit, Partizanit ka bërë lëvizjet e radhës, por kjo ka ndodhur në kahe të kundërta. Adnand Haliti, mbrojtësi kosovar, që ka luajtur gjatë dy fazave të para me Tiranën, që sot mund të quhet lojtar i Partizanit. Siç ishte deklaruar edhe më parë në gazetën tonë, drejtuesit e kuq e kishin lënë të hapur mundësinë e ardhjes së Halitit, por këtij të fundit i është dashur të vuajë shumë, derisa ka mundur të marrë kartonin te Tirana. Ndërsa ngjarja tjetër, që ka të bëjë me merkaton, është largimi i Sokol Bulkut nga kampi i kuq, i cili nuk e ka parë të arsyeshme të qëndronte më gjatë te Partizani, pasi nuk ka gjetur hapësira në formacion. Pra, në kampin e kuq, një futbollist është larguar, ndërsa tjetri ka ardhur. Në fakt, skuadrat që e kanë të nevojshëm shërbimin e Bulkut në kampionatin tonë janë të shumta, por vetë futbollisti thotë se nuk e ka vendosur ende se ku do të luajë.
Posted: Tue, 31 Jan 2006 , 15:20
by kiras
kur asht tu u myt anija, tan minjt dalin vrap.
"jam merzit me gjenjen e vllaznis" thot shoku...edhe ca po ban me e permirsu? po ik krejt...te partizkari. hec e merre vesht ti.
Posted: Mon, 06 Feb 2006 , 14:28
by vllaznia1919
Sokol Bulku pranë rikthimit te Tirana. Deri diku rikthimi i tij është konfirmuar nga vetë lojtari, megjithatë mbetet ende pezull fakti nëse mesfushori do të bashkohet me bardheblutë zyrtarisht e të jetë gjatë pjesës së mbetur të sezonit në planet e Tiranës. Nga Elbasani është mësuar se lojtari, pasi ra dakord me drejtuesit verdheblu, është federuar brenda afatit me këtë skuadër, për të qenë pjesë e kontigjentit elbasanas në pjesën e dytë të kampionatit. Por ai mund të lihet i lirë e të largohet në një ekip tjetër të kryeqytetit, pikërisht te Tirana, pasi pak ditë më parë ka kërkuar leje për një problem familjar, duke marrë parasysh edhe vështirësitë e udhëtimit nga kryeqyteti drejt Elbasanit. Sipas të gjithë asaj që është mësuar dje nga drejtuesit e Elbasanit, madje një ditë më parë e konfirmonte në media edhe vetë futbollisti, Tirana do të jetë skuadra e mëtejshme e mesfushorit në fjalë.
Posted: Mon, 06 Feb 2006 , 14:29
by vllaznia1919
Nje kroat dhe dy braziliane, gati per Dinamon
Merkatoja e dimrit, edhe pse eshte mbyllur me 31 janar, nuk ka perfunduar ende per blute. Keshtu, sic ben te ditur administratori i Dinamos, Ismet Saliaj, ne mbremjen e djeshme ka mberritur nje futbollist kroat, i cili duket i gjithanshem per rolet qe ben ne fushe. "Ai mund te luaje para mbrojtjes, por mund te zhvendoset dhe si mbrojtes e mesfushor i majte. Eshte lojtar, te cilin trajneri aktual e njeh mire, sepse e ka patur vite me pare ne nje skuader ne Kroaci, kurse kohet e fundit ka qene ne Portugali". Kurse brazilianet, gjithnje sipas administratorit Saliaj, i sjell nje menaxher kroat. "Ata vijne sot, kurse te tre futbollistet, qe per mendimin tone do t*i sherbejne me se miri skuadres, jane te federuar. Me keta, merkaton e konsiderojme te mbyllur", ka thene Saliaj. Dite me pare, pasi e ka pare ne miqesoren me Kastriotin, por dhe ne nje ndeshje kontrolli me te rinjte, Bonacici i kishte thene "jo" senegalezit Ndaye. Tashme, tre futbollistet qe vijne, nje kroat dhe dy braziliane, duket se e kane marre prej kohesh "vulen" e tij, ndaj do te jene pjese e bluve.
Posted: Fri, 24 Feb 2006 , 14:35
by vllaznia1919
Sulmues serb, per prove
Te dinamovitet, qe nga dita e marte ka nisur proven nje sulmues serb, emri i te cilit ende mbahet "sekret". Ashtu si te gjithe futbollistet e ardhur deri me tani, qe i perkasin periudhes se merkatos se dimrit, edhe ky ka patur per "udherrefyes" shqiptarin nga Kroacia, Idriz Sulejmani. Sulmuesi serb eshte aktivizuar dhe ne ndeshjen e kontrollit te bluve, me formacionin e dyte, por drejtuesit e skuadres dinamovite, per te cilin pretendojne se e kane te federuar, ende nuk kane dhene pergjigje, nese do ta mbajne, apo jo. "Do ta shohin dhe sot ka thene Sulejmani, me pas do te vendosin per te. Por, deri me tani nuk kane thene asgje".
Posted: Sat, 30 Jun 2007 , 13:33
by Admin
Fjodor Xhafa dhe Tetova jane trasferu tek Elbasani.
Posted: Sat, 30 Jun 2007 , 15:21
by vllaznia1919
Posted: Wed, 29 Aug 2007 , 10:47
by Luani
Tre futbollistet e njohur te kampionatit shqiptar, Rezart Dabulla, Skerdi Bejzade dhe Saimir Patushi, jane bashkuar se bashku tek nje skuader e re per ta, Shkumbini i peqinit. Tre futbollistet qe gjithnje kane nxjerre probleme te te gjitha skuadrat ku kane luajtur me pare, jane perforcimet e fundit te skuadres Peqinase qe me Presidentin e ri Xhavit Ismaili po tregon edhe nje here seriozitetin ne rritjen e nivelit te skuadres me lojtare me eksperience dhe te afirmuar ndonese me shume probleme disiplinore te shfaqura ne te kaluaren
albaniasoccer.com
Posted: Thu, 30 Aug 2007 , 13:59
by vllaznia1919
Posted: Thu, 30 Aug 2007 , 18:06
by GOLDIAN
une them deri ne fund te fazes se pare
Posted: Thu, 30 Aug 2007 , 18:35
by vvvllaznia
Mendohet qe Teutes do ti afrohet edhe lojtari Njazi Kuqi shqiptar me pashaporte finlandeze ka lujt edhe me Birmingamin.Pra Teuta ka ble Labinot Halitin qe eshte shume i talentuar dhe ka lujt ne Australi,Mirel Coten qe ka lujt me te rinjt e Torinos dhe me Ivrean ne serie C plus Kuqin.Duhet me i than valterit qe kjo eshte merkate e jo ata zhgarravinat malazez qe blen gjithemone
Posted: Thu, 30 Aug 2007 , 19:58
by tironsi_tr
Po kishin dhe na 3 lojtare te tjere te kampionatit shqiptar, cuna te rinj nga 18-19vjec, 1 ishte ai i Tirones HYSI qe boni 2 gola ne Korce. Rri Tirona lu me babagjyshnat... Jane dhe 2 te tjere qe s'ja di emnat. Per zotin me mire lu me keto cuna te rinj/shqiptare, se ta ka qefi, se rrim e morim jo kroat, e jo malazez, e jo jevgj. Per mu e kam thene dhe me pare, Teutes i lumte, u tregua e zgjute. Ishalla po ka fuqi t'i mbaje per kohe te gjate qe te eci perpara.
Posted: Thu, 30 Aug 2007 , 21:48
by vllaznia1919
Posted: Fri, 31 Aug 2007 , 15:11
by Admin
A cfare futbollistash!!!!!
Ehhhhhhhh, c'merkato bahet n'shqipni qe ja kane zilin tane Europa

Posted: Fri, 31 Aug 2007 , 16:24
by GOLDIAN
ky asht kulmi ne gazeta shkruan se si e pranoi oferten e shkumbinit e ne krah tjeter perfundon te elbasani
futbollist pufkash asht
Posted: Fri, 31 Aug 2007 , 20:57
by tironsi_tr
Ne te Tirones iher e kena vdekje... Une dhe personalisht e kom vdekje. Osht lojtare pa personalitet... Tamom per Tifozt e Elbasonit. Te knoqen tu sha e tu fol me fjalorin qe i karakterizo te dyja palet. Ishalla po e ndihmo Elbasonin t'pakten, gjysma t'keqes. Ai duket qe ne surrat ca tipi osht, tamom arush dhe jo ARI.

Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 03:09
by sportist_shkodran
Nuk ma merr mendja se ka kshi merkatet kund ne bot,veq ktu te na.Hijn e dalin lojtaretsi mas qefit,trjnerat ndrrohen si me ken kastravecat,e dona me ba na futboll,kurr nuk ecim me ket lloj organizimit te mrapesht.
Posted: Sat, 01 Sep 2007 , 07:52
by gdr
merkatoja, kampionati, ndeshjet, lojtart, presidentat, federata, jan tana matrapazlleqe. un s'lodhem kurr tuj than se baj tifozllek per ngjyrat kuq e blu e jo per mercenart e dallaverexhijt qe jan n'skuader