Page 4 of 6

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Mon, 23 Feb 2009 , 23:12
by GOLDIAN
tironsi flm per kete arktikull qe solle naqe
ta kthesha me nej tav krapit ne shiroke :D

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Mon, 23 Feb 2009 , 23:19
by tironsi_tr
/

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Mon, 23 Feb 2009 , 23:29
by jeti
VllazniImageVllazniImageVllazniImageVllazniImage

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Mon, 23 Feb 2009 , 23:33
by tironsi_tr
/

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Fri, 27 Feb 2009 , 14:41
by Miri
Çka më kujton 90-vjetori i shoqnisë “Vllaznia”


Çka më kujton 90-vjetori i Shoqnisë “Vllaznia”?

90-vjetori i Shoqnisë “Vllaznia”, më kujton se në shkurtin e vitit 1919, kur Shqipnia jonë ende nuk ishte bâ plotësisht, do burra të mençëm e të nji kulture të Shkodrës, qenë mbledhë për t’i dhanë jetë nji bashkimi atdhetar që ka mbetë emblematik. Dy shoqnina atdhetare me baza të besimit, “Mustafa Pasha” e “Vaso Pasha”, njena e përbame prej shkodranësh të besimit islam e tjetra prej shkodranësh të besimit katolik, u bashkuen për t’i dhanë jetë ”zgjimit të djelmnisë shqyptare në fushën letrare, theatrore, muzikore e gjimastike” – siç thuhet në komunikatën e themelimit.

90-vjetori i Shoqnisë “Vllaznia” më kujton edhe nji herë se Shkodra kjo ka qenë: e bashkueme, e nji kulture të thellë tradicionale, luajale e kryengritëse njikohësisht, “qytet me kunora që të hodhën përkrye gur e hekurat e para” – siç shkruen Martin Camaj i madh.

90-vjetori i Shoqnisë “Vllaznia” prej së cilës vjen edhe i pari klub sportiv shqiptar, më kujton se në nji farë mënyre, ajo âsht bâ simbol i sportit kombëtar. Prej saj kanë ardhë në Shqipni gati të gjitha sportet, nëpërmjet të cilëve, në kohna ajo ka bashkue shqiptarët. Sepse ajo në të vërtetë, nuk do konsiderue shoqni lokale, por përtej. Qysh ditën e parë të saj ajo kërkoi “zgjimin e djelmnisë shqyptare”, siç proklamoi.

90-vjetori i Shoqnisë “Vllaznia” më kujton edhe nji herë se ajo âsht identifikue me qytetin e saj të nderuem, Shkodrën, pa dallim besimi, bindjeje politike e rendi shoqnor. E këte ajo u përpoq ta ruente edhe atëherë kur qe tejet e vështirë për ta ruejtë…

90-vjetori i Shoqnisë “Vllaznia” më kujton se pjesën mâ të madhe të jetës së saj, gati 50 vjet, “Vllaznia” e kaloi në vështirësi. Qe ajo kohë e regjimit komunist kur shpesh emni i saj te dikush ngjallte alergji, thjesht për shpirtin e pavarun që “Vllaznisë” i kishin mëkue ata, krijuesit e saj të vitit 1919.

90-vjetori i Shoqnisë “Vllaznia” më kujton, (për hir të së vërtetës) se ajo në atë periudhë shpesh u nepërkamb, u nëvleftësue, e pse jo, disa herë u shkatërrue tue ia marrë arbitrarisht djemtë e saj për të tjerë, e tue e dënue pa mëshirë. E prap ajo çonte krye falë shpirtit të saj të madh, forcës së saj, talenteve të saj të pashtershëm, ndjenjës së saj të revoltës. Dhe mbijetoi!

90-vjetori i Shoqnisë “Vllaznia” më kujton se ishte nji kohë kur rrezikoje të shkrueje pak si tepër për te, për forcën e saj, për njerëzit e saj të talentuem shumë prej të cilëve forca e egër e nji pushteti i mënjanonte me nji të rame të lapsit.

90-vjetori i Shoqnisë “Vllaznia” më kujton se ajo ka qenë vepër e familjeve ma të mira të Shkodrës, të cilat qysh ditën e parë të krijimit e mbajtën me shpenzimet e tyne ate: Naibi, Juka, Serreqi, Pipa, Dani, Boriçi, Ashiku, Bushati, Draçini, Saraçi, Marubi, Paluca, Kakarriqi, Kodheli, Kraja, Dibra, Hoti, Jakova, Kaduku, Paçrami, Shiroka, Logoreci, Ramadani…

90-vjetori i Shoqnisë “Vllaznia” më kujton se ndër veprat e para të saj qenë tri: hapja e nji shkolle, çelja e nji biblioteke, organizimi i nji gare sportive.


90-vjetori i Shoqnisë “Vllaznia” më kujton se e para në Evropë, ajo ka organizue garën e parë atletike në Shqipëri (1920) dhe rrethin e parë të vërtetë çiklistik për amatorët në Evropë (1925). Dhe se i ka dhanë Shqipënisë gazetën e parë sportive (“Gazeta e Sportit” – 1925).

90-vjetori i Shoqnisë “Vllaznia” në intimitet, më kujton se… për fat edhe unë jam i biri nji prej anëtarëve të parë të saj, Gani Dizdari, nji mësuesi ndër të parët, i cili më ka lanë për kujtim koleksionin e periodikut të saj, “Agimi”, prej të cilit prej kohësh kam mësue se çka qe “Vllaznia”. Veçse pa patun në nji kohë guximin për ta shpalosë autentike atë histori të madhe…

90-vjetori i Shoqnisë “Vllaznia” më kujton se ajo kurr nuk qe diçka teknike, por social-kulturore dhe se burrat në krye të saj, qenë profesorë e juristë, artistë e tregtarë, sportistë e shkollarë, gazetarë e zanatçinj, shkrimtarë a poetë. Këtu ka qenë forca e saj. Ajo i bashkonte të gjithë në nji, si shokë të nji ideali kombëtar. Hil Mosin e Hys Draçinin, Kel Marubin e Jonuz Tafilajn, Sali Nivicën e Mati Logorecin, Kristo Floqin e Ndue Palucën. E kësisoji, siç e shihni.

90-vjetori i Shoqnisë Vllaznia më kujton se e kishte për nder të vente në krye të saj edhe shqiptarë të Tosknisë, nji Kristo Floq e Sali Nivicë. Sepse ajo i kishte vendosë t’i thoshte vetes Vllazni, jo Dasì, mâ saktë Shqyptarì!

90-vjetori i Shoqnisë Vllaznia, më kujton se për veprimtaritë themeluese që zhvillonte, nji herë Mbreti Zog nëpërmjet kryetarit të saj të nderit, Tush Kakarriqi, i dërgoi telegram përgëzimi me këte përmbajtje:

“Tue e konsiderue djelmninë shqiptare shqiptarisht t’organizueme e t’edukueme si nji nga shtyllat themelore të jetës së përjetëshme t’atdheut t’onë të dashtun, çmojmë iniciativën e bukur të djelmënisë s’atyshme të bashkueme n’emen të Shqipnis, të gjuhës, të traditave të njejta dhanun mbas qellimit t’nalt të përparimit, të kulturës, të sportit dhe urojmë veprim e sukses. Zog I”.

Çka më kujton mâ 90-vjetori i Shoqnisë “Vllaznia”?

Më kujton se duhet vue në vend historia të cilën nuk patëm burrninë ta shpalosnim në nji kohë, në atë kohë… Kërkoj të falun edhe unë. Sidomos atyne të cilëve nuk ua përmendëm kurr emnat.

Qe pra, tek janë ata, pa asnji mungesë:


Kryesia e Shoqnisë “Vllaznia” (16 shkurt 1919):


Kryetar: HIL MOSI

Nënkryetar: HYS DRAÇINI

Arkëtar: PATUK SARAÇI

Këshilltar: KEL MARUBI

Këshilltar: LUIGJ KODHELI

Kontrollor: TAIP HILMIA

Kontrollor: OMER RUSHDI

Sekretar: JUNUZ TAFILAJ

Llogaritar: ALI BORSHI

Drejtues i degës letrare: KRISTO FLOQI

Drejtues i degës theatrore: SALI NIVICA

MATI LOGORECI

Drejtues i degës muzikore: NDUE PALUCA

Drejtues i degës gjimnastike: KOL MARGJINI

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 23:08
by GOLDIAN
o tironsi ku i ke cu shkrimet ma naqe

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Sat, 14 Mar 2009 , 15:58
by Edmond-Cela
nje video kushtuar 90 vjetorit nga kolegu jem http://www.youtube.com/watch?v=ZleEbY5K2eA

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 10:07
by Ledi1920
GOLDIAN wrote:tironsi flm per kete arktikull qe solle naqe
ta kthesha me nej tav krapit ne shiroke :D


flm plako,
apo sme kishe llogarit mu ne tavoline???

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 10:09
by Ledi1920
per ne ka noj birre falas per ket dite apo slejohena ne mysafiret... :D

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 10:40
by kristiani
Ledi1920 wrote:per ne ka noj birre falas per ket dite apo slejohena ne mysafiret... :D
Ti dan birre gjermane e??? :D :D

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 13:11
by Ledi1920
kristiani wrote:
Ledi1920 wrote:per ne ka noj birre falas per ket dite apo slejohena ne mysafiret... :D
Ti dan birre gjermane e??? :D :D

BITTE EIN BIT...
8) 8) 8)

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Tue, 17 Mar 2009 , 21:18
by GOLDIAN
Ledi1920 wrote:
GOLDIAN wrote:tironsi flm per kete arktikull qe solle naqe
ta kthesha me nej tav krapit ne shiroke :D


flm plako,
apo sme kishe llogarit mu ne tavoline???
me ty e kam ekstra per fitoren e champions liges

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Thu, 19 Mar 2009 , 22:39
by Skodrinon
Festimi i 90 vjetorit të dielën

Më në fund vjen dhe momenti i festimit të 90 vjetorit të krijimit të shoqnisë “Vllaznia”. Ashtu siç është vendosur kohë më parë nga komisioni organizator i festimit të këtij përvjetori, ceremonia do zhvillohet ditën e dielë. Më saktësisht në orën 18.00 në teatrin “Migjeni”. Në atë ceremoni që do jetë e shoqëruar edhe me spektakël artistik, do nderohen 29 figurat sportive që janë dekoruar së fundi nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës. Njëkohësisht gjatë kësaj ceremonie pritet të publikohen dhe skuadra fituese e 90 viteve në futboll për Vllaznisë, anketë kjo e organizuar nga gazeta “Vllaznimi Sportiv”. Nga ana tjetër kanë filluar aktivitetet me këtë rast teksa po zhvillohen kampionet e basketbollit dhe volejbollit për shkollat e mesme të qytetit, do ketë ndeshje minifutbolli për femrat. Do jetë krosi masiv i së shtunës shoqëruar me lojërat popullore dhe disa aktivitete të tjera sportive. Organizatorët kanë bërë gati dhe ftesat dhe gjithçka tjetër ndërkohë që është botuar edhe një buletin me historikun e shkurtër të sportit shkodran në këto 90 vjet të krijimit të shoqnisë “Vllaznia”.

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 01:14
by Admin
Shume mire qe po e festojne me vonese, por se marr vesht pse nuk e festojne te shtunen mqs asht edhe ndeshja e futbollit !!!!

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 07:54
by jeti
Kam pershtypjen qe nuk dojn me e festu te shtunen, nga se pothujse cdo here qe kan festu per dicka skuadra ka hup, ndoshta klubi mendon se kjo gja mund te ndikoje tek futbollistat, ose mendojne se fesat jan ugur zi per Vllaznine.

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 20:21
by Skodrinon
Ndoci, këngë për Vllazninë

Ashtu siç këngëtari i njohur, Bujar Qamili, i ka kushtuar Vllaznisë
disa këngë, pritet që këtë herë të jetë një tjetër artist shkodran, që
do të këndojë për ekipin kuqeblu. Burime të sigurta në klub kanë
bërë të ditur për “Panorama Sport”, se para ndeshjes me Flamurtarin
do të prezantohet kënga e re e Vllaznisë, që do të këndohet
nga i mirënjohuri, Frederik Ndoci. Kjo këngë është sponsorizuar
nga vetë presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj. Mësohet se gjithçka
do të bëhet në kuadër të festimit të 90-vjetorit të klubit “Vllaznia”.
Tifozët shkodranë do të kenë mundësi që nga zëri i Frederik Ndocit
të dëgjojnë vargjet kushtuar ekipit të tyre të zemrës, që këtë sezon
pretendon titullin kampion.
A.Uruçi

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Sat, 21 Mar 2009 , 13:28
by Skodrinon
Vllaznia feston zyrtarisht të dielën

Pas një jave të ngjeshur me aktivitete të ndryshme sportive në
kuadrin e 90-të vjetorit të shoqërisë kulturore sportive “Vllaznia”,
ditën e diel do të jetë festimi i fundit. Në orën 18:00, në teatrin
“Migjeni” të qytetit të Shkodrës, do të zhvillohet edhe ceremonia e
ndarjes së çmimeve të akorduara nga këshilli bashkiak i qytetit,
për 29-të figurat më të ndritura të sportit shkodran në 90 vitet e tij.
Ndërsa titujt më të lartë “Qytetar Nderi” do t’i takojnë dy figurave
të ndritura, ish-futbollistit të mirënjohur Loro Boriçi dhe një figure
komplekse në sportin shkodran, Qazim Dervishi. Po ashtu, një
vlerësim është bërë dhe për dy nga figurat e spikatura të gazetarisë
sportive të Shkodrës dhe Shqipërisë. Bëhet fjalë për të
ndjerin Rifat Uruçi, si dhe publicistin Besnik Dizdari. Në këtë 90-
vjetor do të ndahet një çmim edhe për 11 futbollistët më të mirë
shkodranë të 90-të viteve, të anketuar nga gazeta “Vllaznimi
Sportiv”. Në këtë të fundit janë emrat e Paulin Ndojës, Muhamet
Dibrës. Ramazan Rragamit, Ferit Rragamit, Loro Boriçit, Sabah
Bizit, Mehdin Zhegës, Hysen Zmijanit, Fatbardh Jerës, Luan Vukatanës
dhe futbollistit aktual të kuqebluve, kapitenit të saj, Vioresin
Sinani. Nga ana tjetër, Xhevdet Shaqiri është shpallur trajneri i
këtij përvjetori.

A.Uruçi

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Sat, 21 Mar 2009 , 20:10
by Miri
Ky urimi jot nuk po me duket shume i lezetshem,te pakten rrespekto mundin qe kan bere te paret tone edhe pse kundershtar.

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Sat, 21 Mar 2009 , 20:34
by shv13
zgerdhiju ma reinis nuk ka gja hic...jeni tuj e tepru vec...

Re: 16 Shkurt 90 Vjetori i Krijimit te Vllaznias

Posted: Sat, 21 Mar 2009 , 23:00
by Man in Redblue
Nuk e kuptoj ca ka te keqe shkrimi i Renisit ????

Megjithate MIRI, nqs mendon se me kyt skrim jan tall histroria 90vjecare klubit, ti si moderator pse nuk e shin?? Nqs na si shkodrane nuk jena te zot me fshi nji shkrim fyes ndajj Vllaznise ne forum tone ateher vaj halli per ne...
A mush forumi me shkrime te fshime, me ankesa ...me u anku shkodranet ne forum tone se nuk na lajn rahat "miqte", mduket e cuditshme ...