Re: Vllaznia - Partizani
Posted: Sat, 11 Apr 2009 , 14:52
Partizani: Ne hallin tonë, ata për titullin
Sipas drejtorit të kuq, Genc Tomorri, “demat” nuk janë përcaktues mes Vllaznisë dhe Tiranës
Gjatë ditës së djeshme, në “Sportin shqiptar” është publikuar një shqetësim i shkodranëve, të cilët ua kanë frikën kundërshtarëve, sepse ndryshe luajnë ndaj Tiranës dhe ndryshe ndaj Vllaznisë. Argument për shkodranët përbënin problematika e ndeshjeve të dy kryesuesve ndaj Flamurtarit.
Gjithsesi, dje partizanasit garantojnë se do të zhvillojnë një garë të ndershme jo vetëm ndaj Vllaznisë dhe Tiranës, por në të gjitha takimet e mbetura. Sipas drejtorit të akademisë “Partizani”, Genc Tomorri, të kuqtë nuk duhen parë si përcaktues të titullit, ku Tirana dhe Vllaznia duhet ta zgjidhin mids tyre, pasi “demat” duhet të marrin pikë në çdo ndeshje, në mënyrë që të sigurojnë mbijetesën. “Partizani në asnjë mënyrë nuk duhet parë si përcaktues në çështjen e titullit, pasi për ne ajo është një beteje që zhvillohet midis Vllaznisë dhe Tiranës dhe të dy ekipet ta zgjidhin vetë këtë problem.
Ne kemi hallet tona dhe nuk na interesojnë objektivat e të tjerëve. Për sa i përket shqetësimit të shkodranëve, ne si Partizan u garatojmë atyre se do të luajmë futboll të ndershëm jo vetëm ndaj tyre dhe Tiranës, por me të gjithë, pasi duhet të marrim sa më shumë pikë dhe të sigurojmë qëndrimin në kategorinë superiore. Ne nuk përgjigjemi për lojën e të tjerëve ndaj Vllaznisë dhe Tiranës, por shkodranët duhet ta dinë mirë se ne derbin e madh e kemi me bardheblutë.
Partizani i merr ndeshjet një nga një dhe si fillim synojmë të mos dalim pa pikë nga Shkodra dhe më pas t’i bëjmë “hyzmetin” derbit me Tiranën. Përballjet midis Partizanit dhe Vllaznisë gjithmonë kanë dhuruar emocione, gjë të cilën e kanë treguar edhe dy ndeshjet e këtij sezoni. Duke ditur se në Shkodër luhet futboll i vërtetë, nëse ke mundësi, mund të synosh edhe fitoren.
Kështu që ne jemi përgatitur për të treguar vlerat tona dhe shpresojmë të marrim diçka nga kjo ndeshje tepër e vështirë,”- u shpreh dje për “Sportin shqiptar” drejtori i akademisë “Partizani”, njëkohësisht edhe zyrtar i klubit, Genc Tomorri. Gjithmonë është përmendur fakti se në “Loro Boriçi” ke mundësi të luash pa presione dhe të shfaqesh pa problem aftësitë.
Madje nëse luan më mirë se Vllaznia, ke mundësi të shijosh edhe duartrokitjet e sportdashësve vendas. “Në Shkodër shkojmë për të luajtur një futboll të lirshëm dhe, nëse e meritojmë, edhe mund të marrim një rezultat pozitiv. Shpresoj që kësaj radhe Partizani do të rikthehet te pikët,”- u shpreh për “Sportin shqiptar” 33-vjeçari, Ergert Bakalli.