Post
by fpjalmi » Sun, 06 Dec 2009 , 18:51
Deklarojnë…
Hasan Lika, trajner i Apolonisë: "Ka qenë një lojë e mirë e zhvilluar nga skuadra jonë, ndonëse ka qenë një fillim ku ne jemi goditur. Megjithatë, ndonëse u goditëm shpejt, ekipi e rimori veten dhe jo vetëm barazoi, por ne patëm mundësi edhe për ta fituar ndeshjen. Duhet vlerësuar edhe paraqitja që bëri kundërshtari, i cili u shpreh mirë dhe mund të na kish ndëshkuar në disa raste. Skuadra ka mundësi për më tepër, pavarësisht kalendarit të ngjeshur që kemi dhe ngarkesës fizike që duhet të përballojnë futbollistët."
Roland Luçi, trajner i Vllaznisë: "Mendoj se me rrjedhën e lojës, barazimi ka qenë rezultati më i merituar i këtij takimi. Të dyja skuadrat luajtën në mënyrë të tillë që nuk mund të kishte tjetër përfundim. Sigurisht, që ekipi ynë ka më tepër mundësi, por në këtë ndeshje unë duhet të theksoj se disa nga futbollistët tanë kanë pasur edhe probleme fizike dhe nuk kanë mundur të shprehnin në fushë atë që pritet prej tyre. Vllaznia nuk është skuadër për këto pozicione dhe besojmë se do të pretendojë për më lart."