Page 1 of 1

Ne gjysmefinale kunder Tiranes

Posted: Sat, 02 Apr 2005 , 14:11
by vllaznia1919
Kuqeblutë: Shorti me Tiranën? Sa kapriçioz!

Askush nga tri ekipet gjysmëfinaliste të kupës nuk e ka dëshiruar një përballje me Tiranën në gjysmëfinale. Kjo nisur edhe nga forma e mirë e skuadrës që kryeson dukshëm kampionatin tonë të futbollit. Megjithatë, shorti i djeshëm ka treguar se "të pafatët" kanë qenë kuqeblutë e Vllaznisë. Kuptohet, një lajm i tillë nuk ka pasur se si të pritet mirë në Shkodër, por megjithatë fati ky ka qenë. Drejtuesit dhe futbollistët shkodranë kanë filluar të mendojnë tani për të bërë më të mirën ndaj këtij kundërshtari. Për më tepër që ata kanë edhe një arsye më tepër për ta bërë një gjë të tillë, ngaqë sivjet ende nuk kanë arritur t'i shkëpusin asnjë pikë bardhebluve në tri ndeshjet që kanë zhvilluar kundër tyre. Me sa duket, dëshira e kuqebluve për të kthyer kupën në Shkodër, pas plot 18 vjetësh, mund të mbesë sërish vetëm dëshirë. Por jo gjithçka është e përfunduar. Për t'u luajtur janë edhe 180 minuta dhe nuk dihet se çfarë mund të ngjasë.

Posted: Sat, 02 Apr 2005 , 14:16
by vllaznia1919
Deklaruan pas shortit

Eduard Gjini, zëvendëstrajner i Tiranës "Mendoj se të gjitha ekipet ishin shumë të forta. Nuk kishin ndonjë preferencë të caktuar për ndonjë ekip në këto gjysmëfinale. Mendoj se ndeshja e parë do të jetë shumë e rëndësishme për ne. Do të kërkojmë të marrim një rezultat sa më të mirë në ndeshjen e parë për të udhëtuar në Shkodër të qetë. Gjithsesi, Vllaznia e kupës nuk është e njëjtë me atë të kampionatit, pasi ajo lufton për këtë trofe dhe nuk ka çfarë humbet.

Agron Çela, president i Vllaznisë "Për mua, të gjitha ekipet që ishin në short janë të forta dhe pretendojmë të kalojmë turin gjysmëfinal për të arritur finalen e madhe. Pretendojmë shumë të kalojmë në finale. Shpresoj që skuadra të mos tolerojë në këto dy takime, pasi janë shumë delikate, edhe pse e dimë që ekipi i Tiranës është shumë i fortë. Për mua, ndeshjet e kampionatit në këtë moment që flasim nuk kanë vlerë.

Posted: Sat, 02 Apr 2005 , 14:45
by Admin
Pershendetje !!

Cfar shansit paskena pas edhe ne me Tiranen direkt :S :D
Po prep njilloj asht aja pun se ma mir me u ndesh ne 1/2 finale se sa ne finale ku i takonte me e ba ndeshjen ne Tirane .
Hajt suksese Vllaznis dhe ishalla ne finale .

Posted: Wed, 20 Apr 2005 , 13:59
by vllaznia1919
Formacioni i Vllaznisë: Trajnerët, konsultë me titullarët

Praktika e dikurshme është kthyer edhe një herë në realitetin e sotëm, që do të thotë se te Vllaznia, për problemet më të rëndësishme që ka skuadra, nuk vendos vetëm një person, por një i ashtuquajtur "shtab" i ekipit. Këtë e konfirmojnë vetë drejtues të skuadrës shkodrane, të cilët të pyetur për formacionin e sotëm me të cilin Vllaznia do të dalë në fushë kundër Tiranës, përgjigjen: "Ai do të përcaktohet vetëm pak momente para ndeshjes. Do të mblidhemi edhe një herë ne si trajnerë së bashku edhe me dy titullarë të ekipit dhe me një marrëveshje do të vendosin se kush do të luajë. Kjo është një praktikë që po e ndjekim në ndeshjet e fundit dhe në njëfarë mënyre po e jep efektin e vet pozitiv". Trajneri Medja dhe ndihmësit e tij, Ndoja e Dani, shihen shpesh të diskutojnë me kapitenin Lici dhe sulmuesin Sinani. Nga të veçantat e formacionit të sotëm anti-Tirana pritet të jenë mbrojtja sërish me Telin,Krajën e Doçin, duke lënë jashtë Alcanin. Po ashtu, e sigurt duket që nga minuta e parë si titullar do të jenë edhe braziliani Junior dhe malazezi Gjokoviç. Të tjerët janë po ata që kanë luajtur edhe në ndeshjet e fundit të Vllaznisë. Megjithatë, formacioni përfundimtar, që konsiderohet "top-sekret" nga stafi drejtues i ekipit, do të mësohet vetëm pak çaste para ndeshjes. Kuqeblutë, pa grumbullim për kthimin Vllaznia nuk do të grumbullohet për ndeshjen e radhës kundër Tiranës. Ndonëse kjo e sotmja konsiderohet ndeshja e sezonit për kuqeblutë, drejtuesit e klubit nuk kanë menduar për ndonjë gjë të veçantë për këtë ndeshje. Një vendim i tillë ndoshta është marrë me qëllim mosngarkimin më nga ana emocionale të futbollistëve shkodranë. Për rrjedhojë, sipas trajnerit Medja, futbollistët do të paraqiten në ambientet e stadiumit "Loro Boriçi" vetëm 90 minuta para fillimit të ndeshjes. Klubi shkodran: Asnjë festë para ndeshjes Në shumë raste, ballafaqime të tilla si ky i sotmi me Tiranën janë kthyer në festë nga ana e klubit shkodran. Ceremoni të bukura para takimit shoqëroheshin me këngë e muzikë, me fishekzjarre dhe ndeshje nën dritën e projektorëve. Por sot nuk do të ndodhë asnjëra prej tyre. Zëvendëspresidenti i klubit të Vllaznisë, Xhevdet Amuli, është shprehur se para ndeshjes nuk do të ketë asnjë të veçantë. "Sa herë që e kemi kthyer ndeshjen në festë të tillë para se ajo të fitonte, gjithnjë kemi humbur. Prandaj këtë herë kemi vendosur të presim një herë rezultatin e ndeshjes. Nëse kualifikohemi, atëherë festën do ta bëjmë pas ndeshjes,"është shprehur ai.