Page 1 of 3
Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Mon, 07 Feb 2011 , 16:10
by Admin
Ndeshja e rradhes asht kunder Flamurtarit te vendit te pare. Ndeshja hala nuk asht vendos se cilen dite e ne cilen ore luhet.
Ndeshja asht shume delikate edhe ishalla ma barazimit zhgenjyes ne Loro Boriçi na gzon kunder Vlones
Forca Vllaznia!!
Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Mon, 07 Feb 2011 , 17:26
by sejad
Flamurtari 0:1 Vllaznia

Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Mon, 07 Feb 2011 , 18:01
by GOLDIAN
do vijne humbja e pare ne vlore mendoj une
ne elbasan e me tiranen shpresoj mos kemi humbje tjera
Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Mon, 07 Feb 2011 , 19:07
by fpjalmi
ma ndin zemra se Flamurtari do pesojn humbjen e pare ne kampionat pikerisht nga vllaznia .
emagjinoj rubrikat sportive duke fol per humbjen e pare te flamurtarit ne shpi .
emagjinoj titujt e gazetave duke than
me ne fund vllaznia shpik Flamurtarin ne Vlone dhe i shkakton humbjen e pare ne kampionat pikerisht ne shpine e saj .
Dorezohet flamurtari .Vllaznia rihap kampionatin dhe e sheh veten vetem 5 pike larg saj .
mendoj qe sukaj do jete shpetimtari i vllaznise
Para Vllaznia

Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Mon, 07 Feb 2011 , 20:17
by sejad
Flamurtari ka humb 4 here, asnji her ne shpi....ata humbjet jane nga :
Bylis, Tirana, Shkumbini e Teuta.
Mundena me e mujt Flamurtarin, vec ishalla shkojn tifoza ne vlore e mushet stadiumi kuqeblu.
Para Vllaznia!!
Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Mon, 07 Feb 2011 , 21:20
by Miri
Kam nigju qe kete fundjave do kete rritje temperaturash,sa mka marr madhi me mbush frigoriferin me birra e akull me shku nplazh.
Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Mon, 07 Feb 2011 , 21:56
by Ujku
E shtir por jo e pa mujtun me fitu ne vlon, mund te ndodhin megjithse edhe sikur te marrim pik ne vlon ato 2 pik qe
lame me shkumbinin kan me na ardh mrapa si nji gjob e pa pagume, ishalla fitojm ne vlon te pakten mahna me shpresa edhe i her.
Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Wed, 09 Feb 2011 , 17:32
by fpjalmi
sejad wrote:
Flamurtari 0:1 Vllaznia

Shtyhet ndeshja e parë me drita
Ishte thënë e menduar kohë më parë që ndeshja Flamurtari Vllaznia ndoshta do të luhej me drita. Nuk do të ndodhë kështu, pasi punimet ende nuk kanë përfunduar për vendosjen e impiantit elektrik dhe takimi do të luhet në orarin e zakonshëm, ndërkohë që duke parë edhe renditjen e të dy ekipeve, pritet mjaft interesim në shkallët e stadiumit.
asht ne oren 1 ndeshja
Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Thu, 10 Feb 2011 , 17:03
by fpjalmi
Smajli me probleme, në dyshim për të dielën
Mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë, Dritan Smajli, ka disa probleme dëmtimi dhe gjatë gjithë kësaj jave nuk është stërvitur me grupin, por ka bërë në mënyrë individuale dhe ka qenë gjithnjë nën vëzhgimin e stafit mjekësor. Edhe dje ka ndodhur kështu dhe deri të dielën askush nuk mund të thotë nëse ai do të jetë në gjendje të luajë ndaj Flamurtarit apo jo.
Nëse mungon, do të jetë një problem jo i vogël për trajnerin Josa, sepse janë të rralla ndeshjet që ai mungon. Ndodhi kështu edhe në ndeshjen me Skënderbeun dhe në vend të tij u aktivizua Gocaj me shumë sukses.
Mund të ndodhë kështu edhe këtë herë, teksa në vend të mesfushorit të djathtë mund të kalojë Shtubina dhe në të majtin e mesfushës të luajë Abraham, ashtu si në Durrës, ndërkohë që në mbrojtje mund të rikthehet Jasiç. Këto janë dilemma, sepse çdo gjë do ta vendosi stafi drejtues pasi të jetë mësuar verdikti përfundimtar për Smajlin nëse do luajë apo jo.
Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Thu, 10 Feb 2011 , 18:53
by jeti
Lexova nje artikull te sporti shqiptar qe thote ndeshja luhet te dilen!
Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Thu, 10 Feb 2011 , 19:06
by fpjalmi
jeti wrote:Lexova nje artikull te sporti shqiptar qe thote ndeshja luhet te dilen!
me siguri ke lexu ket rreshtin ketu ((((( Edhe dje ka ndodhur kështu dhe deri të dielën askush nuk mund të thotë nëse ai do të jetë në gjendje të luajë ndaj Flamurtarit apo jo))))))
te dilen ne oren 13 asht ndeshja
Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Thu, 10 Feb 2011 , 19:08
by jeti
fpjalmi wrote:jeti wrote:Lexova nje artikull te sporti shqiptar qe thote ndeshja luhet te dilen!
me siguri ke lexu ket rreshtin ketu ((((( Edhe dje ka ndodhur kështu dhe deri të dielën askush nuk mund të thotë nëse ai do të jetë në gjendje të luajë ndaj Flamurtarit apo jo))))))
te dilen ne oren 13 asht ndeshja

Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Thu, 10 Feb 2011 , 22:56
by vllaznia kampion 10
Ne radh te pare ju pershendes dhe njekohesisht i uroj ekipit tim te zemres vllaznia nje fitore me nje loje te bukur.Nje peršhendje me zemer publikut sportdashes Shkodran qe meriton te shoh nje vllazni me nje loje te bukur dhe me nje rezultat pozitiv.
Me respekt
Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Fri, 11 Feb 2011 , 04:28
by fpjalmi
jeti wrote:fpjalmi wrote:jeti wrote:Lexova nje artikull te sporti shqiptar qe thote ndeshja luhet te dilen!
me siguri ke lexu ket rreshtin ketu ((((( Edhe dje ka ndodhur kështu dhe deri të dielën askush nuk mund të thotë nëse ai do të jetë në gjendje të luajë ndaj Flamurtarit apo jo))))))
te dilen ne oren 13 asht ndeshja

edhe un iktu e kuptova Jeti .
ma perpara i kena dit datat se kur do luhen ndeshjet ,sepse i jepshin gazetat dhe televizionet qysh te hanen 5 dite para .
kurse tashti shkruhen vetem 2 ore para se te luhen
kja ndodh sepse fshf i ndrron ndeshjet si te dojn simbas interresit te vet
me te than te drejten hala nuk e di se kur do lozin vllaznia

Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Fri, 11 Feb 2011 , 20:04
by fpjalmi
vllaznia kampion 10 wrote:Ne radh te pare ju pershendes dhe njekohesisht i uroj ekipit tim te zemres vllaznia nje fitore me nje loje te bukur.Nje peršhendje me zemer publikut sportdashes Shkodran qe meriton te shoh nje vllazni me nje loje te bukur dhe me nje rezultat pozitiv.
Me respekt
mire se erdhe vllaznia kampion 10 dhe me kam te mbare ne ndeshjen kunder vlones
Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Fri, 11 Feb 2011 , 20:08
by fpjalmi
Gjika-Luka, dallimi mes kryebashkiakëve
Kryebashkiaku i Vlorës ka shpenzuar 90 milionë lekë, ndërsa ai i Shkodrës 9 milionë
Vllaznia dhe Flamurtari janë dy nga skuadrat më të njohura të futbollit shqiptar dhe, përveçse përfaqësojnë dy qytete të mëdha të vendit tonë, kanë edhe shumë të përbashkëta të tjera mes tyre. Por ashtu siç kanë të përbashkëta, kanë edhe të kundërta. Njëra prej tyre është mënyra e financimit të skuadrave të tyre.
Nëse në Vlorë bashkia e këtij qyteti ka marrë përsipër gjithçka sa i takon financimit të futbollit, në Shkodër gjërat nuk janë kështu. Shuma që akordon pushteti lokal për futbollin konsiderohet nga shumëkush qesharake. Këtu është edhe dallimi i madh mes dy kryebashkiakëve, Shpëtim Gjikës dhe Lorenc Lukës.
I pari është një tifoz i zjarrtë i skuadrës që përfaqëson qytetin e tij dhe, përveçse është sponsorizues, mban edhe postin e presidentit. Investim ky që deri më tani po jep frytet e veta dhe Flamurtari është në vend të parë. I dyti, kryebashkiaku i Shkodrës, Luka, nuk e ka idenë se ku bie stadiumi dhe konsiderohet nga tifozët “armik” i lojës magjike.
Ai ka gjetur një marrëveshje bashkëpunimi me presidentin Valter Fushaj, i cili mban pjesën kryesore të financimit të skuadrës, duke ndjerë jo pak vështirësi në këtë mes, sepse financon prej vitesh dhe kuptohet që biznesi në Shkodër nuk është në kulmin e lulëzimit të tij, megjithatë ai ka bërë më të mirën për skuadrën, duke dhënë shembullin e një njeriu shumë korrekt në marrëdhëniet me pjesëtarët e saj.
Dallimi i madh mes dy kryebashkiakëve, Gjika e Luka, merret shpesh si shembull në Shkodër. 90 milionë lekë akordon bashkia që drejton kryebashkiaku për Flamurtarin, 9 milionë bashkia e kryebashkiakut tjetër për Vllazninë. Ky është ndryshimi i madh mes tyre.
Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Fri, 11 Feb 2011 , 20:10
by fpjalmi
eh sa shkrim i bukur sidomos aty ku thuhet se kryebashkiaki i shkodres Luca nuk e din as se ku i bjen stadiumi .
Ndoshta shum here kena ofendu Presidentin ,por per mendimin tem Fushaj ka ba jashtezakonisht shum per vllaznine
Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Sun, 13 Feb 2011 , 13:59
by Miri
Flamurtari-Vllaznia live
Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Sun, 13 Feb 2011 , 14:54
by Miri
Paraqitje e mire ne pjesen e pare duke pas 2-3 raste me Shtubinen por fatkeqsisht flamurtari shenon.
Nese kete ndeshje e humbim ateher ka mbaru cdo gja sa i perket kampionatit normal shpresa e vetme asht kupa.
Javen tjeter me Elbasanin do jet nje humbie miqesore per ti dhan shpres Elbasanit per superlig.
Re: Java e 20-te: Flamurtari - Vllaznia
Posted: Sun, 13 Feb 2011 , 15:04
by fpjalmi
vllaznia lojtare heronj .
me te vertete heronj .
kan ba ndeshjen ma te bukur te tyne ne keto 20 vitet e fundit .
lojtari puswht si gjithmone shtubina ,dhe ketu josa mban pergjegjesine kryesore sepse 3 raste te pastra shtubina nuk arrin me i shku as afer .
te vjen me kja kur shef rezultatin 1 me 0 per vlonen
te vjen me kja per arsyjen se nji rast paten dhe 1 rast bane ,ku per 45 minuta loja a ba ne gjysmefushen e flamurtarit,duke i ba presion ne cdo moment .
O zot jepja mundin atij qe e ban se asht me te vertyegte me te ardh keq kur swhef kete rezultat