Page 1 of 1
Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Tue, 01 Mar 2011 , 20:44
by jeti
Neser ne oren 13-00 luhen ndeshjet e kthimit
Re: Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Wed, 02 Mar 2011 , 13:59
by Miri
Ndeshja live ne Tv Vllaznia
Re: Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Wed, 02 Mar 2011 , 14:40
by sejad
1:2 neshja, super gol Xhevahir Sukaj!
Re: Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Wed, 02 Mar 2011 , 14:50
by sejad
Ja q**** ropt arbitri 2 kartona te verdhe kot
Re: Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Wed, 02 Mar 2011 , 14:51
by sejad
Pjesa e pare 1:2 - golat e vllaznise ne 5 minuta, Shtupina e Sukaj me supergol
Re: Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Wed, 02 Mar 2011 , 15:19
by Skodrinon
kush e bani golin e trete?
Re: Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Wed, 02 Mar 2011 , 15:35
by Miri
Skodrinon wrote:kush e bani golin e trete?
Vajushi
Re: Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Wed, 02 Mar 2011 , 15:52
by sejad
2:4 - Sukaj ne penallti.
2:6 per Vllaznine ne dy ndeshjet
Re: Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Wed, 02 Mar 2011 , 15:54
by Admin
Penallti sade.
Urime per kualifikimin, e sh i bukur goli i Sukaj. Me vjen mire qe ka fillu me u rikthy ne forme. Shtubina duhet me i thirr mendjes se e ka potencialin per me u ba lojtar i mire.
Urime per kualifikimin.
Re: Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Wed, 02 Mar 2011 , 15:55
by fpjalmi
ma ne fund ne gjysmefinale
urime per fitoren .
ishalla po na bjen me short nej skuader e lehte ,e mandej drejt finales .
po kam qef me pa vllazni tirane ne finale
Re: Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Wed, 02 Mar 2011 , 15:57
by sejad
Vllaznia 6 - 2 Laçi
Bylis 3 - 6 Tirana
Skënderbeu 3 - 5 Besa
Dinamoja ma vone
Re: Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Wed, 02 Mar 2011 , 17:07
by fpjalmi
Kupa, Tirana, Besa dhe Vllaznia janë tre gjysmëfinalistet e para
Janë përcaktuar tre ekipet e para gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Tirana, Besa dhe Vllaznia siguruan nga një biletë për në katërshen më të mirë të këtij edicioni, ndërkohë që nga sfida Dinamo-Shkumbini, e cila do të luhet në orën 17:00, do të dalë edhe ekipi fundit gjysmëfinalist. Çiftet gjysmëfinaliste do të përcaktohen nga shorti i lirë që do të hidhet në ditët e ardhshme nga FSHF-ja.
Në “Selman Stërmasi”, Tirana është shfryrë ndaj Bylisit, duke shënuar plot 5 gola kundrejt një të ballshiotëve, e duke përmbysur kështu humbjen 2-1 të pësuar në Ballsh në takimin e parë. Një rezultat që i siguron bardhebluve kualifikimin për në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë, një trofe që mund të shpëtojë sezonin e bardhebluve. Vendasit kanë realizuar dy gola në pjesën e parë, duke treguar qartë dominimin, ndërsa kanë realizuar edhe tre të tjerë në pjesën brenda 10 minutave. Për ballshiotët goli ui ngushëllimit ka ardhur në minutat e shtesë me një penallti të realizuar nga Dimo.
Në Laç, vendasit janë mundur nga Vllaznia edhe në ndeshjen e kthimit, me shkodranët që kalojnë lehtësisht në gjysmëfinale. Shkodranët, pasi kishin fituar ndeshjen e parë 2-0, siguruan kualifikimin me një fitore bindëse 4-2. Dy gola të Sukajt kanë qenë vendimtarë, teksa kuqeblutë kanë përmbysur disavantazh fillestar për të të shënuar katër herë. Dragiçeviç realizoi golin e parë të takimit, por Vllaznia e mbylli pjesën e parë në avantazh me gola të Shubinës dhe Sukajt. Laçianët ngushtuan momentalisht shifrat me Milen që transformoi në gol një 11-metërsh, për të pësuar më pas presionin e shkodranëve që shënuan edhe dy herë të tjera.
Në Kavajë, Besa mundi të kalojë në gjysmëfinale pas barazimit, duke ndalur Skënderbeun në një barazim 2-2. Vendimtare fitorja e ndeshjes së parë të luajtur në Korçë, ku kavajasit fituan me rezultatin 3-1. Goli i Dos Santosit që ka fiksuar shifrat në 2-2 ka vulosur kualifikimin e kavajasve në gjysmëfinale. Nga ana tjetër, korçarët duket se nuk kanë qenë shumë të motivuar në këtë takim dhe këtë e ka treguar edhe mungesa e drejtuesve më të kartë të klubit në stadium.
http://www.sportishqiptar.com.al/kupa-t ... et-e-para/
Re: Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Wed, 02 Mar 2011 , 17:08
by Miri
Re: Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Thu, 03 Mar 2011 , 01:34
by jeti
2-4 gola me bollek. Suksese Sukajt, besoj se ka me na dhuru shume gola kete sezon.
Urime per kualifikimin!
Re: Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Fri, 04 Mar 2011 , 21:43
by fpjalmi
un se kam pa ndeshjen ,por tan gazetat e shtypit paskan shkru qe vajushi paska shkelqy ate ndeshje ,ku bashke me sukajn ,e kan kthy ne shkence .
sukaj vajushi do ishte nje dyshe kryeveper ,dhe mendoj se sinanin duhet me e lan me lujt veq 1 pjese lojet se ska fuqi ma
Re: Kupa: Laci - Vllaznia (Ndeshja e kthimit)
Posted: Sat, 05 Mar 2011 , 17:49
by REINIS
Urime per kualifikimin te dyve...
