Dopingu ne Kampionatin shqipetar
Posted: Wed, 13 Apr 2005 , 20:36
Besnik Sulaj dhe Gjergj Ruli,lëshojnë deklaratën bombë:
"Skuadra e Elbasanit përdor doping"
Plas çështja "doping" në kampionatin shqiptar. Janë pikërisht drejtuesit më të lartë të klubit "Dinamo", të cilët kanë marrë përsipër të vendosin para përgjegjësisë ato skuadra që stimulojnë futbollistët e tyre me anë të substancave të ndaluara psikomotore. Për presidentin Besnik Sulaj dhe shefin e klubit, Gjergj Ruli, duhet të fillojë medoemos hetimi nga ana organet kompetente, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, për të gjetur fajtorët që duan të përfitojnë në rrugë të paligjshme. Akuza e dy krerëve më të lartë të Dinamos është e përqendruar më shumë te skuadra e Elbasanit, e cila në këtë sezon ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme fizike, duke hedhur shumë hije dyshimi. Në deklarimin e tyre Sulaj dhe Ruli bëjnë të ditur se do t'i bëjnë një kërkesë zyrtare qeverisë së futbollit shqiptar, që në këtë fundsezoni të marrë një vendim për bërjen analizave të të gjithë futbollistëve të superligës. Nëse një gjë e tillë nuk realizohet, presidenti dhe shefi i klubit blu kërcënojnë se do ta çojnë çështjen "doping" në organet më të larta të UEFA-s.
Sulaj: Urgjentisht, analizat Elbasanit
Ka qenë shumë i prerë në lidhje me problemin në fjalë presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj. Bosi i bluve është i bindur se në kampionatin shqiptar janë disa futbollistë që përdorin substanca të ndaluara. Edhe pse nuk jep emra konkretë, Sulaj i ka dyshimet e tij më të mëdha te skuadra e Elbasanit, që në këtë kampionat ka bërë paraqitje të një forme fizike që të ngjason me kampionatin italian. "Së bashku me shefin e klubit, Gjergj Rulin, kam marrë përsipër të bëj të ditur se në kampionatin shqiptar konsumohen doza të substancave të ndaluara farmaceutike. Për këtë, do t'i bëjmë një kërkesë zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit, që të nisë urgjentisht bërjen e analizave të gjakut dhe urinës për të gjithë futbollistët e superligës. Po habitem në këtë sezon me formën fizike që po tregojnë sidomos futbollistët e Elbasanit dhe për këtë kërkoj që në përfundim të ndeshjes të së shtunës, një komision i caktuar të bëjë të gjitha analizat e nevojshme atyre dhe Dinamos njëkohësisht. Mendoj se tani është koha e përshtatshme që t'i themi "ndal" një problemi shumë të madh që ka zaptuar kampionatet më të forta në botë dhe që prej disa muajsh po jep shenja edhe në Shqipëri. Nëse Federata Shqiptare e Futbollit nuk do ta marrë parasysh kërkesën tonë, ne do të jemi të detyruar që t'i drejtohemi organizmit më të lartë të UEFA-s për të vendosur drejtësinë në vend."
Ruli: Koha e duhur për një hap të tillë
Sipas shefit të bluve, fundsezoni është periudha më e mirë që të gjithë futbollistëve t'u bëhen analizat e gjakut dhe të urinës, për të provuar nëse kanë ose jo shenja të përdorimit të substancave të ndaluara. "Nga informacionet që kam, periudha më e mirë për realizimin e këtyre analizave është fundi i sezonit. Fakti që pasojat e përdorimit të substancave psikomotore mbeten deri në 6 muaj në gjak, do të thotë se jemi në kohën e duhur për të ndërmarrë një hap të tillë. Edhe unë kam dyshimet e mia për elbasanasit, të cilët në këtë sezon kanë dhënë një rendiment që nuk shihet në kampionatin shqiptar. Për këtë po bëjmë gati një kërkesë zyrtare drejtuar federatës sonë, e cila ndoshta në bashkëpunim edhe me prokurorinë, të nisë hetimet dhe njëkohësisht analizat e çështjes së shumëpërfolur "doping". Në realizimin e këtyre analizave, duhet të përfshihen edhe ekipet e tjera të superligës, së bashku edhe me Dinamon, ku me çdo kusht të vihen para përgjegjësisë fajtorët," - e mbyll deklarimin e tij shefi i klubit "Dinamo", Gjergj Ruli.