Page 1 of 1

Ndeshja kunder Tiranes

Posted: Fri, 26 Aug 2005 , 13:53
by vllaznia1919
Vllaznia Tirana, festa e hapjes së sezonit

Me 139 ndeshje të zhvilluara deri tani, derbi Vllaznia Tirana përbën çiftin që ka luajtur numrin më të madh të ndeshjeve në kampionatin tonë. Para takimit të 140 të jubilar, shkodranët kanë arritur 46 fitore, tiranasit 62, kurse në 31 raste është arritur barazimi. Edhe golaverazhi flet për kryeqytetasit, 166 194. Vetëm pas vitit 1988, Tirana krijoi epërsinë e bilancit në përballjet direkte me ekipin verior. Kjo u siglua më 25.12.1988, kur në fushën e vet tiranasit patën fituar 5 2. Para kësaj, në harkun kohor 58-vjeçar (1930 1988), shkodranët ruajtën epërsinë e bilancit. Vllaznia pati fituar që në takimin e parë përballë Tiranës me rezultatin 3 2, më 6.4.1930. Takimi i nesërm në "Loro Boriçi" është i katërti në historinë e tyre kur vihen përballë në kryeqendrën e veriut që në javën e parë të kampionateve tona. Dhe në të tri rastet, vendasit kanë dalë të fituar: 3 2, më 6.4.1930; 1 0, më 19.4.1931 dhe 1 0, më 21.9.1980. Vetëm në Shkodër deri tani janë luajtur 70 ndeshje. Vllaznia ka dalë fituese 31 herë, Tirana 23, ndërsa barazimi është arritur 16 herë. Golaverazhi është 90 75 për vendësit. Një kuriozitet më vete përbën fakti që 17 takime radhazi (pavarësisht fituesit) kanë përfunduar me fitore. U desh barazimi 2 2, më 16.4.2005, në kryeqytet që të na kujtonte barazimin e fundit të arritur mes tyre: 0 0, më 21.3.1998. Me 6 fitore radhazi (në vitet 1945 1947) Vllaznia do të arrinte serinë më të gjatë të fitoreve ndaj kryeqytetasve. Kurse Tirana serinë më të gjatë të fitoreve ndaj shkodranëve do ta regjistronte në vitet 2001 04 (7 të tilla). Fitoren më të thellë kundër Tiranës Vllaznia e ka sigluar me rezultatin 6 0, madje 2 herë radhazi: më 27.4.1947 dhe 20.7.1947. Kurse nga ana e saj, fitoren më të thellë ndaj Vllaznisë, Tirana e ka arritur me rezultatin 5 0, më 6.11.1993. Golin e 50 të ndaj Tiranës shkodranët e kanë realizuar më 25.4.1952, kur fituan me rezultatin 4 3; të 100 tin më 8.5.1977 (2 1 për veriorët) dhe të 150 tin më 23.9.2000 (shkodranët patën humbur 1 2). Golin e 50 të ndaj Vllaznisë, bardheblutë e kanë shënuar më 2.2.1964 (barazim 2 2); të 100 tin më 21.11.1982 (1 0 për tiranasit) dhe të 150 tin më 18.2.1995 (1 0 po për ta). Në takimet jubilare mes këtyre dy ekipeve janë sigluar këto rezultate: 2 1 për Vllazninë në ndeshjen e 50 të, më 22.11.1964 dhe 2 2 në takimin e 100 të, më 25.9.1988. Brenda një kampionati, Vllaznia në 9 sezone i ka marrë pikët e plota Tiranës. Nga ana tjetër, kjo e fundit u ka marrë pikët e plota shkodranëve në 12 sezone. Të rralla kanë qenë sfidat mes këtyre dy ekipeve të luajtura gjatë muajit gusht. Shumë pak, vetëm tri të tilla, që kanë dhënë këto përfundime: 1 0 për Vllazninë, më 1.8.1948, 4 1, për Tiranën më 27.8.1989 dhe 1 0 për Vllazninë, më 8.8.1997. Me 1 gol diferencë kanë dalë 64 takime mes këtyre 2 ekipeve, nga të cilët 1 0 në 34 raste, 2 1 (19 raste), 3 2 (10 raste) dhe 4 3 (vetëm 1 herë). Me 2 gola ndryshim kanë dalë 26 ndeshje: 18 herë (2 0); 6 herë (3 1) dhe 2 herë (4 2). Me 3 gola diferencë kanë përfunduar 10 ndeshje, nga të cilat 3 0 (4 herë), 4 1 (5 herë) dhe 5 2 (vetëm 1 herë). Me 4 gola ndryshim kemi 3 ndeshje, prej të cilave 1 herë me rezultatin 4 0 dhe 2 herë 5 1. Me 5 gola diferencë kemi pasur rezultatin 5 0 dhe me 6 gola diferencë kemi pasur dy herë shifrat 6 0. Fitoren e fundit kundër Tiranës, Vllaznia e ka arritur më 1.5.2004 me rezultatin 3 0. Fitoren e fundit kundër Vllaznisë, Tirana e ka sigluar më 2.2.2005 me rezultatin 2 0. Barazimi i fundit mes këtyre ekipeve është arritur më 16.4.2005 me rezultatin 2 2.

Posted: Sat, 27 Aug 2005 , 04:58
by vvvllaznia
Naqe tham qe do te fitojm,kan nje trajner shum te mir por qe let me ta tesh dy dit.asnje lojtar te rinj nuk kan marr,per mendimin tim duke marr edhe Erkan Sulejmanin qe ka shum eksperience ne kampionatin turk jena ne te njejtin nivel te Tiranes,diferenca ka me e ba publiku shkodran megjithese ai b****imi i kishte rrit çmimet.hajt ishalla fitojm

Posted: Sat, 27 Aug 2005 , 13:58
by vllaznia1919
Ishalla maj naqe del fjala e jote!Edhe un boll kisha dashte me fitu.Ta shohim sante,ishalla tifozat po i napin zemer lojtarve.

Posted: Sat, 27 Aug 2005 , 13:58
by vllaznia1919
Pragndeshja, festa e garantuar e shkodranëve

Në qytetin më të madh të veriut të vendit, dita e sotme pritet të jetë një ditë feste. Ndeshja Vllaznia Tirana, që do të hapë kampionatin e ri, ka zgjuar një interesim shumë të madh në të gjithë banorët e këtij qyteti. Për pasojë, numri i tifozëve të pranishëm sonte në "Loro Boriçi" pritet të jetë shumë i madh. Interesimi për bileta ka ditë që ka nisur, ndërkohë që sonte pritet që edhe shkallët e stadiumit të jenë të zbukuruara me një dekor. Nga ana tjetër, vetë fakti që ky takim do të luhet nën dritën e projektorëve, e bën edhe më interesante këtë pragndeshje. Parashikohet që në tribunën VIP sonte të ketë shumë personalitete të sportit, por edhe të politikës, në një kohë që ata do të kenë mundësi të inagurojnë edhe lokalin e ndërtuar së fundi në ambientet e tribunës qendrore të stadiumit, që është njëkohësisht edhe një muze i vogël i historisë së madhe 86-vjeçare të këtij klubi.

Posted: Mon, 29 Aug 2005 , 13:36
by vllaznia1919
Vllaznia, tjetër festë e prishur nga Tirana

Të gjithë e kishin menduar ndryshe. Të paktën kështu mendonin në Shkodër, ngaqë kishte ardhur koha për ta mundur Tiranën dhe për të prishur imazhin e keq të krijuar në vitet e fundit me ballafaqimet kundër saj. Tifozët e qytetit verior besonin shumë te skuadra e tyre e zemrës dhe jo më kot që përpara ndeshjes dukej qartë që ishin përgatitur për fitore. Kjo u pa te mbështetja që i bënë asaj, apo edhe te parulla e vënë në tribunën përkarshi, ku me "Big Father" nënvlerësohej "Big Mama" e miqve. Nga ana tjetër, opinioni i krijuar në radhët e tifozëve se sa herë që në stadium ka koncert, Vllaznia humbet, u provua që të mos merrej parasysh, por rezultati përfundimtar i ndeshjes së të shtunës e përforcoi edhe më tepër një gjë të tillë. Atmosfera ishte e bukur, tifozë, projektorë, lojë e kënaqshme dhe gjithçka tjetër. Por ajo që humbet është sërish Vllaznia. Ekipi i Tiranës ka marrë trajtën e një mali, që nuk mund të arrihet dot nga shkodranët. Kështu po ngjet për të disatën herë radhazi. Megjithëse të shtunën bardheblutë nuk e meritonin fitoren, ata sërish i morën tri pikët, ato që u duheshin, ndërsa vendësit kanë mbetur pa fitore edhe këtë herë. Kur do të jetë radha e kuqebluve për të fituar? Si gjithnjë, përgjigjja është e njëjtë: herën tjetër. Por a do të ndodhë vërtet kjo gjë? Të presim.

Posted: Tue, 30 Aug 2005 , 13:40
by vllaznia1919
Vllaznia, tifozet "e fituan" ndeshjen per te

Ndonese Vllaznia humbi ne "Loro Borici", perballe Tiranes, ne javen e pare te kampionatit te futbollit, serish shkodranet e arriten nje fitore. Kjo i takon tifozeve te zjarrte qe mbushen stadiumin, thuajse plot e perplot, duke qene vecantia me e madhe e te 5 ndeshjeve te kesaj jave (dicka jo e pazakonte). Ndersa ne Tirane kishte jo me shume se 6 mije shikues (Partizani-Shkumbini), ne Lushnje jo me shume se 3 mije, ne Elbasan pak a shume aq dhe ne Durres edhe me pak, ne Shkoder numri ishte mbi 10.000. Per me teper, kjo eshte sakrifice e madhe per shkodranet pasi cmimi i biletave ishte mjaft me i larte se me pare, duke arritur ne 400 e 500 leke, sipas tribunes.