Page 1 of 1

Vertet ka pasur shitje ndeshjesh ne kombetare?????

Posted: Tue, 20 Sep 2005 , 14:53
by vllaznia1919
Rudi Vata-Strakosha, akuza për shitje ndeshjesh

Ditët e fundit ka nisur një debat mediatik mes dy ish-kapitenëve kuqezinj, Rudi Vata dhe Foto Strakosha, me akuza dhe kundërakuza për njëri-tjetrin. I pari që e ka hapur "luftën" mediatike ka qenë Rudi Vata, i cili në një deklarim për "Tifozat.com", mes të tjerash ka akuzuar Foto Strakoshën për tentativë shitjeje të ndeshjes së para disa viteve mes Uellsit dhe Shqipërisë, gjë të cilën ai e ka refuzuar dhe prej asaj kohe nuk flasin më. Ndër të tjera, Rudi Vata shprehej: "Do t'i thosha Strakoshës që marrëdhëniet tona janë ftohur njëherë e mirë ndoshta 10 vjet më parë, kur oferta që më bëre para ndeshjes me Uellsin, për ta shitur ndeshjen, u refuzua nga ana ime dhe respekti për ty ka marrë fund që atë ditë. Pastaj ke bëre mirë që ke folur vetëm greqisht në kombëtare, se unë nuk kam kuptuar gjë." Ndërkohë, i njohur përmes shtypit me këto fjalë të Rudi Vatës, dje ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, të shpërndarë nga FSHF-ja, Foto Strakosha, ku hidhte poshtë gjithçka të thënë në adresë të tij. "Me keqardhje të madhe, por edhe me indinjatë të thellë kam ndjekur nëpërmjet faqeve të disa gazetave të ditëve të fundit në Shqipëri akuza dhe shpifje pa kurrëfarë morali nga ish-futbollisti i kombëtares Rudi Vata. Kur i lexova në fillim nuk më erdhi mirë që të njollosej figura e kombëtares shqiptare dhe për këtë arsye u prononcova duke i quajtur të pabaza pretendimet dhe akuzat e ngritura nga po ky njeri. Menjëherë pas kësaj, Rudi Vata ka personalizuar "luftën" e tij kundër Foto Strakoshës. Ai gjoja nuk ka pranuar pazarin që unë i paskam ofruar për të shitur ndeshjen me Uellsin (ju kujtoj, zhvilluar 10 vjet më parë). E përbuz me neveri njeriun e ulët dhe pa moral Rudi Vata për gjithë këtë skenar të ndyrë shpifjesh e akuzash ndaj kombëtares tonë dhe veçanërisht ndaj meje. Ndaj, jam i detyruar të sqaroj çdo shqiptar se qënien time në kombëtaren shqiptare e kam vlerësuar si gjënë më të shtrenjtë dhe më të shenjtë të jetës sime. E mbajta dhe e dorëzova me nder bluzën kuqezi, por jo shpirtin, të cilin ia kam falë asaj. I kërkoj FSHF-së që të hapë urgjentisht proces hetimi në bashkëpunim me prokurorinë, për t'i kthyer kombëtares dhe personalisht mua dinjitetin e cunguar. Nuk dua të komentoj më për ish-njeriun Rudi Vata, që kërkon të "ngjallet me fytyren e djallit, sipas motos: shpif, shpif, se diçka do të mbetet," - shkruante Strakosha në deklaratën për shtyp të ditës së djeshme.
Menjëherë pas këtij qëndrimi të ish-portierit kuqezi, Rudi Vata, i ka përforcuar deklarimet e tij, duke shtuar se Strakosha i ka afruar atij 50 mijë marka në këmbim të shitjes së ndeshjes me Uellsin. I pyetur se a ka fakte për këtë, Rudi Vata ka shtuar: "Këtë e dinë të gjithë futbollistët e kombëtares që kanë qenë të grumbulluar për atë ndeshje. Nëse janë burra, ata duhet ta thonë këtë të vërtetë, sikurse e kam thënë unë."

Posted: Wed, 21 Sep 2005 , 13:22
by vllaznia1919
Ish-kapiteni i Kombëtares nuk ndalet me debatin e madh për të cilin është iniciator

Vata, vijon telenovela

Kësaj here futbollisti i kërkon presidentit të FSHF-së, Duka, që të sqarojë mbarë opinionin

Rudi Vata ka nxjerrë në pah të tjera detaje në akuzat e hapura që po i bën Federatës Shqiptare të Futbollit dhe futbollistëve të veçantë. Për “Tifozët.com” ai ka sulmuar sërish Strakoshën dhe FSHF-në, si dhe vetë presidentin Duka. Më poshtë botohet një pjesë e deklaratës më të fundit të ish-kapitenit të Kombëtares:

1. Momenti

Jam pyetur se përse nuk kam folur përpara në media; ja arsyeja:

Sa herë që ju kam dhënë intervistë mediave të ndryshme, është botuar e shkurtuar ose nuk është botuar fare. Kjo është dhe arsyeja përse Rudi Vata nuk ka folur përpara për këto fakte të pakontestueshme.

2. Strakoshës

Mua më ka përkrahur dhe do të më përkrahë populli. Nuk dua që të bëhem drejtues. Unë i përkas kombit tim, vendit tim dhe për këtë do të flas dhe do të kërkoj që futbollin e vendit tim ta shoh lart e më lart. Pra, unë nuk synoj asgjë me ketë që po bëj. Por ti? (i drejtohet Strakoshës) Ty, pse të dogji? Më thuaj sa herë e ke ngritur zërin për të përmirësuar diccka apo dhe për të bërë prezent gjendjen që është në FSHF. Apo kishe frikë së të eliminon siç bënë edhe me mua. Unë s´jam i kompromiseve, ti je një i tillë. Nga një provokim gazetari dhe një përgjigje që s´duhej ta jepje, sepse ti e di shumë mirë kush jam unë. Ti më sulmove dhe unë t´u përgjigja. Unë të ktheva monedhën mbrapsh, por me një ndryshim të madh; pa fyerje dhe ofendime vulgare. Unë po të them se me ty mund të ballafaqohem në ç´do gjykatë, sepse e vërteta do të triumfojë. Unë nuk e bëj këtë për interes ose sepse dua të përfitoj diçka.

3.Përkrahja

Rudi Vata është djalë malësori dhe nuk i trembet askujt. I vetëm do ta udheheq këtë luftë për të nxjerrë jashtë lojë të korruptuarit dhe për të ccuar futbollin përpara. Por mua do të më mbështesin edhe tifozët në këtë luftë, sepse Kombëtarja është e tyre dhe jo e të korruptuarve. Uroj që njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë të më mbështesin, njerëz që e duan Shqipërinë dhe ndodhen brenda dhe jashtë saj. Unë nuk e njoh frikën për të mbrojtur vendin tim, futbollin e vendit tim.

4. Të tjerët

Të gjithë në Tiranë thoshin që ka shitje ndeshjesh, prandaj dhe do t´i demaskoj të gjithë, se populli nuk duhet të mashtrohet. Kam qëndruar këto kohët e fundit larg Kombëtares, se më përzunë me të padrejtë. Më ndaluan të shkoj më lart. Drejtuesit e FSHF-së mund të tregojnë përse e larguan Fatmir Vatën, që ishte sulmuesi më i mirë i Gjermanisë për disa kohë, të tregojnë përse edhe Bogdanin e dënuan me dy vjet larg Kombëtares në kulmin e karrierës së tij. 2 vjet në futboll janë si 20 vjet në jetë. Bogdanit i kanë borxhe të mëdha. Borxhe u kanë edhe tifozëve që i kamë tallur dhe mashtruar.

5. Dukës

Do t´i thosha z. Duka që unë e njoh mirë futbollin. Ju kush jeni dhe çfarë lidhjesh keni me futbollin? Kush jeni ju që shkatërruat karrieren time, të F.Vatës dhe shumë të tjerëve. Për këtë dua që të dalësh në konferencë për shtyp dhe të sqarosh opinionin publik se përse i eliminove këta lojtarë dhe formove klanin tënd, që të bëje si të doje me Kombëtaren? Unë dua vetëm që të mos dëgjoj më që Kombëtarja i shet ndeshjet.

Posted: Wed, 21 Sep 2005 , 13:23
by vllaznia1919
RRËFIMI/Ish-trajneri i Kombëtares tregon episode që bindin për një trukim të mundshëm

Bajko: Më paralajmëruan, por nuk pata fakte

Neptun Bajko ka folur për 25 tetorin 1995, ditë e ndeshjes kundër Uellsit. Polemikat e hapura nga Rudi Vata dhe akuzat e tij duket se kanë gjetur mbështetjen e duhur, gjithmonë në funksion të të vërtetës dhe të folurit hapur. Për mediat vizive ish-trajneri ka sqaruar se mëngjesin e 25 tetorit në ambientet e hotel “Dajtit” dikush i ka bërë të ditur se ndeshja është trukuar. “Ishin dy persona,-kujton Bajko,- njëri prej tyre m’u drejtua dhe më tha se ndeshja është paracaktuar, pasi luhet një shumë e madhe në llotaritë evropiane të futbollit, ndaj ki kujdes me ekipin”. Bajko tregon me bindje dhe duket se dyshimet e tij ka tentuar t’i vërtetojë.

Dyshja misterioze

Trajneri, menjëherë pasi ka marrë vesh atë që mund të ndodhte, ka thirrur dy nga futbollistët që ishin grumbulluar dhe i ka pyetur për faktin në fjalë . Bajko nuk i tregon emrat e dy kuqezinjve, të cilët mund të dinë diçka më shumë mbi atë që ndodhi. “M’u betuan se një gjë e tillë nuk do të ndodhte me Kombëtaren Shqiptare”,-vijon Bajko.

Ndeshja konfirmoi dyshimet

Por trajneri nuk është bindur asnjëherë se e vërteta nuk kishte lidhje me dy personat e hotel “Dajtit”. Frikën e tij e konfirmoi fusha e lojës. Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e tretë me gol të shënuar me penallti nga Kushta. Më pas ferri; Kombëtarja nuk luante më me dëshirën e duhur. Bajko e kuptoi që diçka nuk shkonte. Në pjesën e dytë vjen barazimi, pas një goditjeje dënimi që gjen një mbrojtje komplet të hutuar. Si për çudi u shënua goli i barazimit dhe më pas ishin të paktë ata që luanin vërtet, dukej sikur stononin me pjesën tjetër të ekipit që zbriti atë ditë në “Qemal Stafa” me tifozë të paktë. “Nuk e di, me lojën që bënë më pas m’u krijua ideja se vërtet kishte diçka që nuk shkonte, por nuk kishte të bënte me futbollin”,-është shprehur Bajko.

Posted: Wed, 21 Sep 2005 , 13:23
by vllaznia1919
Reagimi

FSHF-ja dhe heshtja që vret

Tashmë shtë një debat gjithpërfshirës; a u shtit ndeshja e tetorit të dhjetë viteve më parë dhe nëse po, a kanë vazhduar trukimet dhe gënjeshtrat. Të gjithë flasi,n por të drejtën në shesh duhet ta nxjerrë federata, ndoshta duke paditur të gjithë, një luftë fjalësh ku si rrallëhërë përfshihen shumë emra. A duhet hapur hetim, kur do të hapet ky hetim, cili është qëndrimi i Federatës? Por presidenti nuk ndodhet në ambientet e institucionit që drejton. Kush do ta përcaktojë qëndrimin e organit që qeveris futbollin shqiptar? Tashmë kulmi është kaluar, duhet vepruar shpejt përpara se të gjithë ta japin nga një version të ri për çdo ndeshje të këtyre 15 viteve të fundit. Heshtja e Federatës nuk bën gjë tjetër, veçse u hap rrugën të gjitha deklaratave të mundshme, ndoshta është mirë të veprohet ashtu siç sugjeroi Strakosha, të hetohet. Tek e fundit dëshmitarët aty janë për të dhënë versionin e tyre.

Posted: Thu, 22 Sep 2005 , 19:20
by vvvllaznia
Kushta: “Me Portugalinë, Gjeorgjinë e Turqinë, takimet që mund të jenë shitura”
Edhe ai ka dyshimet e veta mbi takimin e kombëtares shqiptare me Uellsin. Madje, Sokol Kushta shkon edhe më tej, duke kërkuar që prokuroria dhe federata të nisin hetimet edhe për ndeshjet me Portugalinë, Gjeorgjinë dhe Turqinë. Në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, ish-kapiteni i ekipit përfaqësues në ndeshjen me Uellsin, jep versionin e tij rreth deklaratave të fundit të Rudi Vatës mbi shitjen e kësaj ndeshjeje nga ana e ish-portierit të kombëtares, Foto Strakosha.

Çfarë mbani mend nga ndeshja Shqipëri – Uells zhvilluar në Tiranë më 15 nëntor 1995?

Më kujtohet se në atë ndeshje unë mbaja shiritin e kapitenit të skuadrës. Ishte një kombëtare ku binin në sy shkallëzimi i brezave, pasi ishim unë, Demollari dhe Zmijani, si më të vjetërit dhe Rraklli, Strakosha etj., që kishin pak kohë në kombëtare. Di që unë shënova një gol me penallti që në minutat e para dhe në fundin e pjesës së parë uellsianët barazuan rezultatin. Kështu mbaroi ajo ndeshje.
Cili është mendimi juaj për Rudi Vatën dhe Foto Strakoshën?
Do të më pëlqente të mos bëhesha avokati i askujt, pasi besoj se as Rudi dhe as Foto nuk kanë nevojë për mbrojtës të dinjitetit të tyre. Ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe veten e tyre. Unë e respektoj shumë Rudi Vatën dhe mendoj se është një person shumë i rregullt dhe i drejtë. Gjithmonë si të tillë e kam njohur. Ndërsa me Strakoshën nuk kam pasur shumë miqësi. Më kujtohet mirë kur të sapothirrurit në kombëtare vinin në grumbullim shpeshherë të shoqëruar nga prindërit ose vëllezërit. Këtë nuk e them për të ofenduar ndokënd, por të paktën të mos harrojnë se kush kanë qenë me të vërtetë.

Cili është prononcimi juaj lidhur me deklaratat e Rudi Vatës për shitjen e kësaj ndeshjeje?

Ashtu siç e thashë edhe më parë, Rudi Vatën e njoh si një person shumë serioz dhe të rregullt dhe nuk besoj se ai u ngrit një mëngjes të bukur dhe tha hajt të bëj një deklaratë të tillë pa asnjë arsye dhe pas asnjë bazë. Por problemi nuk qëndron vetëm këtu. Në ambientet tona futbollistike, shpeshherë është folur për trukime ndeshjesh, por asnjëri nuk e ka vënë ujin në zjarr për t’i hyrë më thellë këtij problemi. Kam dëgjuar nga disa persona se përse pikërisht tani u kujtua Vata të bëjë një deklaratë të tillë, se përse nuk e tha që më parë. Me aq sa kam dijeni në Itali janë hapur procese që kishin ndodhur njëzet vjet më parë dhe shumë herë më të rëndomta se shitje ndeshjesh të ekipit kombëtar. Prandaj e mira do të ishte që qoftë federata, qoftë prokuroria t’i vihen punës dhe ta sqarojnë një herë e mirë këtë gjë.

Sipas jush, ajo ndeshje ka qenë e shitur apo jo?

Unë kam dyshimet e mia për atë ndeshje dhe jo vetëm për atë. Do të thosha që të bëheshin hetime edhe për takimet me Portugalinë, Gjeorgjinë dhe Turqinë. Kam lexuar në shtypin e ditës, që edhe ish-trajneri Neptun Bajko ka hedhur dyshime mbi këtë ndeshje. Unë do t’i thosha atij dhe kujtdo tjetër se nëse dinë diçka rreth këtyre trukimeve të flasin hapur dhe prokuroria të vihet menjëherë në lëvizje. Edhe federata duhet të tregohet të paktën një herë, se po punon seriozisht dhe të ndihmojë në sqarimin e kësaj çështjeje kaq të madhe.

Nga: Leonard KARAJ (tiranaobserver.com)


Naqe ça thu ti?
Per mu 100% e vertet ajo qe thet Vata,mandej kur e thet edhe vet tranjeri,gjynah per tifozat :twisted:
tham qe esht betej e hupun se as edhe nje send nuk ka me ndodh tan ne karriget e tyre te nxehta kan me ndej

Posted: Fri, 23 Sep 2005 , 01:11
by Admin
Ja cfare shkruan ne sitin Zyrtar te FSHF lidhur me qeshtjen :

Reagojne disa nga lojtaret dhe ish-trajnereret e ekipit kombetar Shqiptar.Figura e Strakoshes eshte e nderuar.

• Ilir Shulku:Ish-lojtar I ekipit kombetar • Akuzat jane totalisht te paverteta pasi une kam luajtur vete ne ate ndeshje dhe nuk kam vene re trukim te rezultatit.Ajo ndeshje nuk kishte rendesi per te dy ekipet prandaj rezultati ishte I vertete.Foto Strakosha ka luajtur gjithmone me shpirt per ekipin kombetar dhe nuk mund te jete perfshire ne pazare te tilla .
• Edvin Murati:Lojtar I ekipit kombetar • Per mua kjo akuze eshte e pavertete.Qe nga ndeshja ime e pare me ekipin kombetar deri ne sot nuk kam degjuar dhe nuk kam kuptuar zera te tille qe mund te shiten ndeshjet.Une besoj plotesisht tek ekipi kombetar pa asnje lloje dyshimi .
• Altin Lala: Lojtar I ekipit kombetar • Me vjen cudi qe I degjoj keto fjale nga goja e ish-kapitenit te ekipit kombetar. • Por mendoj se keto akuza nuk I sherbejne aspak ekipit kombetar .Ne ate ndeshje nuk kam qene I pranishem por nese Rudi Vates I ishte thene qe ndeshja ndaj Uellist te shitej atehere ai duhet ti kishte bere keto akuza ne ate kohe .Tani keto fjale jane te kota dhe nuk jane aspak me vend prandaj eshte e tepert ti komentosh.Strakosha ka lujatur ne dite te mira dhe te veshtira per kombetaren prandaj asnje njeri nuk duhet te dyshoj tek ai.
• Besnik Hasi: Lojtar I ekipit kombetar • Per mua keto probleme duhet ti sihin sqaruar qe kur Vata ka qene pjese e ekipit kombetar.Ne rast se do te ishte e vertet atehere vete Rudi duhet ta bente publike kete kerkese per shitje ndeshje.Ekipi kombetar ka luajtur gjithmone me shpirt per te fituar cdo ndeshje prandaj keto akuza jane pa vend ne kombetaren tone.
• Alban Bushi: Lojtar I ekipit kombetar • Nuk dua te mbaj anen e askujt por keto deklarata me duken pa vend.Si Rudi Vata dhe Foto Strakosha jane dy figura te futbollit shqiptar prandaj akuza te tilla nuk I sherbejne futbollit tone.
• Hito Hitaj:Ish-zevendes trajneri I ekipit kombetar • Ajo ndeshje ka qene e fundit ne grup dhe une nuk kam dyshuar asnjehere se lojtaret mund ta kene shitur ,pasi kundershtaret nuk ishin te interesuar te fitonin.Per ne do te ishte mire te fitonim por kjo gje nuk arrit.
• Astrit Hafizi:Ish-trajner I ekipit kombetar • Ne periudhen ku une kam drejtuar ekipin kombetar nuk kam vene re dhe nuk kam degjuar zera se ndeshjet jane trukuar.

Nderkohe qe Alban Bushi ka pergenjeshtru cfare eshte shkru ne sitin e FSHF-se .
Ja se si shprehet Alban Bushi :

Bushi: Asnjë deklaratë FSHF-së mbi çështjen Vata – Strakosha

Duket paksa i çuditur sulmuesi i kombëtares sonë, Alban Bushi, kur mëson se në adresën e internetit të Federatës Shqiptare të Futbollit është publikuar një prononcim i tij mbi deklaratat e fundit të dy ish-kapitenëve të ekipit tonë kombëtar. “Nuk kam dhënë asnjë intervistë për ndonjë gazetë ose televizion shqiptar ditët e fundit”, thotë Alban Bushi, në një prononcim për gazetën “Tirana Observer”. Ditën e martë në faqen e internetit janë publikuar disa prononcime të futbollistëve të kombëtares, të cilët sikur ta kishin bërë me fjalë dilnin haptazi kundër Rudi Vatës, duke mbrojtur me “shpatë në dorë” Foto Strakoshën. Por ja që pa kaluar as 24 orë dhe vjen përgënjeshtrimi i parë dhe pikërisht nga një që në ndeshjen e përfolur Shqipëri – Uells ka qenë pjesë e skuadrës kuqezi. “Unë nuk para i ndjek shumë gazetat shqiptare dhe normalisht që nuk ka shumë informacion mbi atë që shkruajnë ato. Di që kam dhënë vetëm një intervistë për “Tifozët Kuq e Zi”, mbrëmjen e së martës dhe aty mësova edhe publikimin e kësaj deklarate që gjoja paskam dhënë”, ka vazhduar Alban Bushi. Sulmuesi më i mirë i kombëtares sonë, i pyetur për ndeshjen e përfolur dhe deklaratat e Vatës dhe Strakoshës është shprehur se do të ishte më mirë që organet kompetente të fillonin hetimet dhe të zbardhin të vërtetën mbi këtë çështje.

Per mendimin tem dicka duhet te jete , se kot nuk jan gjith kto deklarime , por ..... gjithcka mund te ndodh !!!! :S:(

Posted: Fri, 23 Sep 2005 , 14:16
by vllaznia1919
Prit se edhe Hasi ka deklaru qi nuk ka fole me kerken te federats:

Biseda me futbollistin e ekipit kombëtar për deklaratën e sajuar në sitin e FSHF-së

Sapo ka përfunduar stërvitja e Anderlehtit dhe ndërsa Besnik Hasi hap telefonin një mori të qeshurash dëgjohen në sfond. Një të qeshur që e ka edhe vetë futbollisti i ekipit kombëtar deri në momentin kur pyetet në lidhje me një deklaratë që FSHF ka botuar në emrin e tij në sitin e vet zyrtar. Në këtë moment, ai bëhet shumë serioz. Madje është i hutuar. Më shumë se përgjigje të tijat janë pyetje.

Është sjellja e një njeriu që nuk di asgjë për këtë çështje. Gjatë bisedës me “Panorama Sport”, e cila është e regjistruar dhe botohet më poshtë në mënyrë besnike, duket qartë se deklarata e Besnik Hasit, e botuar në faqen zyrtare të FSHF-së dhe që më pas iu shpërnda edhe disa organeve të medias, ishte krejtësisht e sajuar.

Besnik, dje në federatë është publikuar një deklaratë e juaja në lidhje me çështjen e fundit të ekipit kombëtar, atë të shitjeve të ndeshjeve. Ju keni folur me drejtuesit e federatës për këtë çështje?

Për shitje ndeshjesh?! Për çfarë shitje ndeshjesh e keni fjalën.

Ju ka pyetur njeri nga Federata për çështjen e shitjeve të ndeshjeve në ekipin kombëtar?

Çfarë ndeshjesh? Çfarë shitje ndeshjesh, nuk po të kuptoj fare? Kush do të më pyesë mua për shitje ndeshjesh?

Atëherë, Besnik ju keni folur me Federatën këto ditët e fundit?

Jo, nuk kam folur me asnjeri fare. Ku e dini ju që unë kam folur me njeri për shitje ndeshjesh? Çfarë muhabetesh janë këto?

Një deklaratë e juaja është publikuar në faqen zyrtare të Federatës në internet. E dini atë?

Jo nuk e di fare faqen e internetit të Federatës.

Në faqen e internetit të Federatës, fshf.org, është publikuar një deklaratë e juaja.

Çfarë deklarate ka dalë? Nuk po të kuptoj, nuk kam folur me njeri unë.

Doja të informohesha mbasi edhe disa lojtarë të tjerë të kombëtares, fjalët e të cilëve janë publikuar, nuk kanë pranuar se kanë dhënë deklarata për këtë problem...

Çfarë problemi? Nuk di asgjë, këtë muhabet po e marr vesh vetëm tani. Në këto ditë nuk më ka telefonuar njeri.

Disa ditë më parë është publikuar një intervistë e Rudi Vatës, ku ndër të tjera ai akuzon Foto Strakoshën për shitjen e një ndeshjeje përpara dhjetë vjetësh. Federata ka përkrahur Strakoshën dhe ka publikuar disa deklarata të lojtarëve ku këta të fundit mbrojnë Strakoshën dhe mundësinë që kombëtarja të ketë shitur ndeshje…

Unë Strakoshën do ta mbroj deri në fund, por me mua nuk ka folur njeri, ky është problemi. Se di se si mund të kenë shkruar pa më pyetur.

Posted: Fri, 23 Sep 2005 , 14:20
by vllaznia1919
Qa me thane!!!!!!!!!!!!!!!!!
Na vdesim tuj ba tifozllek per ata shkerdhata,e ata shesin neshjen.............!Ishalla nuk asht e vertet por jane tuj dale shum muhabete te quditshme.