Tronditese, Presidenti Krutan akuzon Vllaznine!!!
Posted: Tue, 24 Oct 2006 , 13:38
Pershendetje te gjitheve, ne gazeten Sportekspress ka nje artikull ne te cilin thuhet qe Vllaznia ka pagu arbitrin ne ndeshjen kunder Kastriotit.....
Lexojeni artikullin dhe jepni pikepamjet tuaja....
Deklarata per mitmarrje, Niseni hetimin!
24 Tetor Te shtunen ne mbremje, ne emisionin “Fokus Sport” te televizionit “Koha”, presidenti i Kastriotit, Shkelzen Zhilla, beri nje deklarate qe duhet detyrueshem te merret ne konsiderate e vere ne levizje Komisionin e Hetimit ne FSHF. Pas ndeshjes Kastrioti Vllaznia, ne nje kontakt qe ka pasur me gjyqtarin kryesor te saj, Sopjani, natyrisht per te kontestuar disa vendime te tij (goli i Vllaznise, sipas Zhilles, ka qene teper i dyshimte, pasi topi nuk e ka kaluar vijen fatale), “xhaketa e zeze” eshte justifikuar pak a shume keshtu: “Mesohuni te silleni mire, ashtu sic eshte sjelle Vllaznia me mua”(!?).
Nese sa me siper eshte e vertete, nje pohim i tille perkthehet hapur “mitmarrje”. Nuk do shume mend per te kuptuar thelbin e asaj qe ka pohuar gjyqtari: “Vllaznia me ka paguar, ju jo”. “Mesohuni te silleni mire”, do te thote qe drejtuesit e klubit krutan duhej te ishin “interesuar” per te marre vesh sa kishte ofruar Vllaznia, ne menyre qe te “rrisnin pazarin”, per te bere bilbilin te vershellente “ndryshe” (gjyqtari eshte dhe nje lloj kadiu qe “po t’i rrefesh parane, ters e vertit sheriane”). Per me teper, presidenti Zhilla ka pohuar se nuk ka qene i vetem ne kete dialog “me spond”, por i rrethuar nga rreth 10 15 vete, sic tha ai.
E gjithe kjo mjafton madje, “tepron” dicka” qe Komisioni i Hetimit ne FSHF te hape “dosjen”. Edhe nese nuk ka gje ne te njeshi i Kastriotit premtoi se do te beje denoncimin e rastit dosja ka me te rendesishmen: “titullin” e saj. Duke qene e shtune dhe dy ditet pasardhese pushim, deklarimi i Zhilles edhe mund te kete shpetuar. N- kete rast “Sport Ekspres” ben edhe nje ftese publike per kete komision, qe mjafton te kerkoje prane “TV Koha” kaseten e per te nisur hetimin.
Afermendesh, nese deklarimi rezulton te jete i vertete, gjyqtari ne fjale duhet ta harroje fjalen “bilbil”. Pse jo, te kthehet ne rolin e te pendua rit e te rrefeje edhe “shoket”. Ne te kundert, te mbahet qendrimi i duhur ndaj presidentit te skuadres krutane. Gjithcka mund te dale nga ky hetim, por pa dyshim do te jete shume me teper se sa nje “mbyllje sysh e veshesh” perpara deklarimeve te tilla, qe i kane baltosur fund e krye arbitrat tane. f.m.
Marre nga Gazeta Sport Ekspress