Kampionati Spanjoll

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Wed, 09 Sep 2009 , 06:15

Real Madrid, Perez vendos disipline te hekurt
08/09/2009 15:40

Florentino Perez shpenzoi me shume se 200 milione euro gjate merkatos se veres por sipas tij, kjo shume nuk do mjaftoje per te ndertuar nje skuader endrrash.

Disiplina eshte nje element thelbesor per suksesin e nje skuadre dhe kete Perez e ka kuptuar mire. Ai ka publikuar nje rregullore per te gjithe lojtaret e Real Madrid, e cila duhet te respektohet me perpikmeri.

8 pikat e rregullores se re te “Merengues” tashme i kane ne dore te gjithe lojtaret dhe shkeljet mund te sjellin penalizim te gjate per cdo element. Pikat e kesaj rregulloreje vijojne si me poshte;


1. Duhet te jeni gjithmone te disponueshem per tifozet
2. Respektoni trajnerin dhe drejtuesit e tjere
3. Tregoni shpirt te larte sakrifice
4. Duhet te jeni perhere te perpikte
5. Evitoni rreziqet per shendetin tuaj
6. Mos dilni gjate oreve te nates
7. Mbani veten ne forme dhe kujdesuni per shendetin
8. Bashkepunoni me klubin dhe mediat


Nje dokument te tille, Perez e kishte hartuar edhe gjate presidences se tij te pare ne vitet 200-2004

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Kampionati Spanjoll

Post by vllaznia1919 » Sun, 13 Sep 2009 , 15:02

Ka shpenzu tana ata miliona eurosh i ka si relike ata lojtar.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Sun, 13 Sep 2009 , 23:36

vllaznia1919 wrote:Ka shpenzu tana ata miliona eurosh i ka si relike ata lojtar.
asht shum e vertete .

reali kishte lojtare yje edhe para 4 vitesh ,e deshtoi .

per mendimin tem nuk kombinojn lojtaret .

mendoj se faji rendon mbi tranierin 100%

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Sun, 13 Sep 2009 , 23:36

Barca dhe Real ne te njejten gjatesi vale
13/09/2009 09:50

NIbrahimovic i jep krahe Barcelones duke marre persiper fatet e skuadres katalanase edhe pse ka pak jave qe eshte bashkuar me grupin.

Sulmuesi suedez ka shenuar golin e pare dhe ka dhene asistin e golit te dyte ne fitoren 2-0 e arritur ndaj Getafes. Rrjeta e dyte mban firmen e Messi-t por nje merite me madhe ka edhe Ibra qe i sherbeu asistin qe betonoi fitoren e dyte te Barcelones. Reali ndjek te njejten gjatesi vale me katalanasit pasi mundi me tre gola ne skuadren e Espanyol.

Granero, Gutti dhe C. Ronaldo u kane dhuruar tre pike madrileneve. Nderkohe, Atletico Madrid ka zhgenjyer serish duke barazuar 1-1 me Santander. Fitore ka arritur edhe Sevilla qe shkaterroi 4-1 Real Saragozza-n

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Mon, 14 Sep 2009 , 00:01

Ibra dhe Mesi, tri pikë për Barçën


Autori: Ergi Lubani
Data: 13/09/2009
Version Print


Katalanasit bëjnë diferencën në pjesën e dytë ndaj Getafes

Zllatan Ibrahimoviç “firmos” ndeshjen e tij të parë si protagonist në Primera Divizion dhe i ndihmuar nga Lionel Mesi i jep katalanasve fitoren 2-0 ndaj Getafes, në javën e dytë të kampionatit spanjoll. Getafe, që në sezonin e kaluar ishte e vetmja skuadër, që nuk u mund nga Barcelona, rrezistoi me sukses për një orë lojë, por u thye nga një goditje me majën e këpucës së Ibrës dhe nga goli me kokë i Lionel Mesit, i shërbyer nga ish-sulmuesi i Interit. Në 45 minutat e para, Ibrahimoviç e pati të vështirë, aq sa edhe te Interi i ditëve më të këqia nuk e kishte gjetur veten në një situatë të tillë. Në pjesën e dytë, ndryshoi muzika dhe Ibra e drejtoi skuadrën në rolin e dirigjentit! Aktivizimet e Daniel Alveshit, Andres Injestës dhe Lionel Mesit i ndryshojnë fytyrën ekipit të Guardiolës, që gjatë gjithë pjesës së parë goditi vetëm një herë kuadratin. “Metamorfoza” ndodhi në minutën e 57-të kur lojtarët 18-vjeçarë Xhefren dhe Pedro i lanë vendin kampionëve të Europës. Që nga ai moment, Barcelona nis të bëjë atë që di më mirë, të japë leksione për akademitë e futbollit, dhe pas vetëm dhjetë minutash gjen golin e avantazhit. Leo Mesi shërben për Keitan, i cili kroson tokazi. Ibrahimoviç e devijon topin me majën e këmbës, duke përshëndetur rrjetën. Dhjetë minuta para fundit, suedezi merr një krosim nga Dani Alvesh, e ndalon topin me gjoks dhe pastaj pason për te Leo Mesi, që me kokë shënon golin e dytë për Barcelonën, e cila ruan pikët e plota pas dy javëve të para. Barça e 30 minutave të fundit është ajo e vërteta, Mourinjo dhe Interi duhet ta dinë në prag të sfidës së Championsit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Mon, 14 Sep 2009 , 00:01

Kakà udhëheq Realin me pikë të plota


Autori: Ergi Lubani
Data: 13/09/2009
Version Print


Kampionët fitojnë 2-0 ndaj Getafes, ndërsa “merengesit” dëshmojnë forcën ndaj Espanjolit
Barça dhe Real, spektakël në transfertë

Braziliani ndërton golat e Graneros dhe Gutit. Shënon edhe Ronaldo

Kakà ka qenë më i miri në fushën e lojës, ndërsa Kristiano Ronaldo e ka nisur ndeshjen nga stoli, teksa Reali i Madridit fitoi 3-0 ndaj Espanjolit, duke ruajtur pikët e plota në kampionatin spanjoll. Esteban Granero shënoi golin e parë për “merengesit”, pak para fundit të pjesës së parë, Guti dyfishoi shifrat, ndërsa Kristiano Ronaldo vulosi fitoren e thellë në Katalonjë, gjatë kohës shtesë. Ishte një natë emocionuese për lojtarët e Espanjolit, të cilët para ndeshjes kujtuan me një minutë heshtje ish-kapitenin e tyre Daniel Harke, i cili u nda nga jeta gjatë fazës përgatitore, Trajneri i Realit, Manuel Pelegrini, e la në stol Kristiano Ronaldon e blerë 94 milionë euro dhe kapitenin Raul. Gjithsesi, Reali ishte dëfryes dhe Granero mposhti portierin Karlos Kameni, pas një kombinimi me Kakàn. Braziliani i ardhur nga Milani për 67 milionë euro ndërtoi edhe golin e dytë, kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë. Guti tundi rrjetën nga një pozicion i favorshëm. Kristiano Ronaldo, që u aktivizua në vend të Karim Benzemasë, shënoi golin e tretë. Në ndeshjen tjetër të luajtur dje për kampionatin spanjoll, Atletiko e Madridit nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Santanderit që luajti me dhjetë futbollistë në pjesën më të madhe të pjesës së dytë. “Nëse humbasim përqëndrimin dhe fillojmë të bëhemi nervozë, atëherë kompromentojmë sezonin dhe do të jetë shumë e vështirë të ngjitemi në renditje,” - tha trajneri Abel Resino, pasi ekipi i tij ka grumbulluar një pikë në dy ndeshjet e para. Hoze Hurdado shënoi golin e avantazhit për Atletikon, dy minuta para fundit të pjesës së parë, por në minutën e parë shtesë të këtij fraksioni Oskar Serrano vuri barazpeshën. Në minutën e 49-të, Hoze Krespo i Santanderit u ndëshkua me kartonin e kuq, por Atletiko nuk mundi të përfitojë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Sun, 20 Sep 2009 , 20:47

Barcelona shkaterron Atletico Madrid

20/09/2009 08:15



Barcelona ka shkaterruar 5-2 Atletico Madrid dhe shkon ne krye e vetme ne klasifikimin e liges spanjolle. Dy gola jane shenuar nga Messi dhe nje nga Ibrahimovic.

Rezultatet e tjera te javes se trete te kampionatit spanjoll jane La Coruna-Espanyol 2-3; Maiorca-Tenerife 4-0; Malaga-Santander 1-2; Osasuna-Siviglia 0-2; Barcellona-Atletico 5-2.

Sot do te luhen Athletic Bilbao-Villarreal, Saragozza-Valladolid, Almeria-Getafe, Real Madrid-Xerez, Valencia-Sporting Gijon. Barcelona mban kreun e tabeles me 9 pike, e ndjekur nga Majorka me 7 pike.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Fri, 25 Sep 2009 , 02:08

Ronalo-Kakà, Reali i përgjigjet Barcelonës





“Merengesit” arrijnë fitoren e katërt radhazi, 2-0 ndaj Vilarealit dhe kryesojnë me pikë të barabarta me kampionët

Një gol i shkëlqyer nga Kristiano Ronaldo në minutat e para dhe 11-metërshi i shënuar nga braziliani Kakà në pjesën e dytë, i dhanë Realit të Madridit fitoren 2-0 ndaj Vilarealit, që e mbylli me dhjetë futbollistë ndeshjen e djeshme në Primera Divizion. Ronaldo “shtangu” vendasit dhe meritoi duartrokitjet e tifozëve kundërshtarë, që në minutën e dytë, kur mori me shpjetësi krahun e majtë, u fut drejt qëndrës dhe tundi rrjetën me një goditje të përkryer nga hyrja e zonës. Për portugezin, i cili u ble për 94 milionë euro nga Mançester Junajtid, ky ishte goli i pestë në katër ndeshje të luajtura në këtë kampionat. Mbrojtësi i Vilarealit, Gonzalo Rodrigez, u ndëshkua me kartonin e kuq, dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë, pasi mori kartonin e dytë të verdhë për një faull të rëndë ndaj brazilianit Kakà. Ky i fundit shënoi golin e dytë, që vulosi fitoren e Realit në “El Madrigal”, 17 minuta para fundit.

Fantazisti brazilian, i ardhur nga Milani kundrejt 68 milionë eurove, shënoi nga pika e penalltisë, pasi Angel Lopez kishte prekur me dorë krosimin e Marselos. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Realin e Madridit. Ekipi i Manuel Pelegrinit ndan kreun me pikë të barabarta me Barcelonën, e cila fitoi bindshëm 4-1, të martën ndaj Santanderit. Zllatan Ibrahimoviç dhe Lionel Mesi udhëhoqën kampionët në fuqi me tre gola që në pjesën e parë. “Fituam në një fushë të vështirë.

Reali mund të lërë pikë në Santander, si kushdo tjetër, por ua garantoj se nuk na interesojnë kundërshtarët. Mjafton të bëjmë detyrën tonë,” - tha trajneri Pep Guardiola. Në ndeshjet e tjera të luajtura dje, për javën e katërt të kampionatit spanjoll, Bilbao u ndal pas tre fitoreve radhazi, duke barazuar 0-0 në Tenerife. Ndërkohë, vazhdon “kriza” e Atletikos së Madridit, që ende nuk ka arritur fitoren e parë në këtë sezon. Dje, ata nuk shkuan përtej barazimit 2-2 ndaj Almerias, e cila mori një pikë të vlefshme me golin e shënuar në minutën e fundit.

Atletiko dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes, por mbyllja e muajit shtator, pa fitore mund të jetë fatale për fatet e trajneri Abel Resino, i kontstesuar ashpër nga tifozët në “Visente Kalderon”. Madrilenët ndodhen në vendin e parafundit, teksa klasifikim i mbyllet nga Kserez, që pas humbjes 3-0 ndaj Deportivos La Korunjës, mbetet në kuotën e zero pikëve. Diku gjetkë, Espanjoli mposhti Malagën, ndërsa Osasuna mori tri pikët në fushën e Valadolidit. Nesër luhet ndeshja Sporting Gijon-Saragoza, e cila mbyll javën e katërt.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Fri, 25 Sep 2009 , 02:09

Alvesh: Prisni më shumë nga Barça!


Autori: editor
Data: 24/09/2009
Version Print


Braziliani i Barcelonës paralajmëron kundërshtarët me thur elozhe për Lionel Mesin

Daniel Alveshi i Barcelonës u ka dërguar një paralajmërim të qartë kundërshtarëve në Primera Divizion, duke u thënë se me gjithë fillimin e shkëlqyer të sezonit nga katalanasit, ata duhet të përgatiten për të parë Barcelonën e vërtetë në ditët në vijim, pasi skuadra e tij po përmirësohet çdo ditë e më shumë. Barça ka fituar pesë trofe në gjashtë muajt e fundit dhe ky sukses duket se do të vazhdojë nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola, pasi lojtarët e tij duken në rrugë të mbarë.

Fitorja 4-1 e së martës mbrëma kundër Rejsing Santanderit është vazhdimësi e ecurisë së shkëlqyer të Barcelonës, e cila kryeson me 12 pikë nga katër ndeshje, në të cilat ka shënuar 14 gola dhe ka pësuar vetëm tre. Kjo formë e mirë i dha Barcelonës vjet titullin kampion, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, duke i alarmuar rivalët. Por Alvesh mendon se skuadra e tij mund të përmirësohet edhe më shumë. “Ne jemi duke marrë veten dhe ndoshta nuk e kemi nisur aq mirë sa do të donim.

Por çdo ditë që kalon bëhemi më të fortë dhe ky është objektivi ynë. Kundër Santanderit bëmë një ndeshje të madhe. E qarkulluam topin shumë dhe patëm shumë raste. Shënuam disa gola dhe kjo është e rëndësishme. Sulmuesit tanë po e bëjnë punën shumë mirë. Mesi është magjik. Meriton “Topin e artë”, sepse padiskutim është lojtari më i mirë në botë.”, ka thënë ai pas fitores. Me gjithë fillimin e mirë të sezonit nga skuadra katalanase, mbrojtësi Xherard Pike ka hedhur poshtë idenë se ata janë të pamposhtur.

“Ndeshja u duk më e lehtë sesa ishte në realitet. Ne e kontrolluam mirë topin. Kjo është Barça, por nuk mund të mendojmë se jemi të pamposhtur”, ka thënë lojtari i përfaqësueses spanjolle, që mendon se Barça dhe Real Madridi janë pak më lart se skuadrat e tjera të ligës. “E kemi nisur mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Më duket se Barça dhe Madridi po lujnë në një nivel më të lartë se të tjerat.”

Ibrahimoviç në dyshim ndaj Malagas

Dëmtimi i vogël në kaviljen e sulmuesit barcelonas Zllatan Ibrahimoviç, i pësuar në ndeshjen e së martës të fituar 4-1 kundër Rejsing Santanderit, mund ta lërë atë jashtë ndeshjes së radhës kundër Malagas të shtunën. Sulmuesi suedez, i cili shënoi golin e parë dhe dha asistin për golin e shënuar nga Pike me një pasim me thembër, dëmtoi kaviljen e djathtë në pjesën e dytë dhe luajti disa minuta të tjera para se të zëvendësohej nga Pedro. “Lojtari është në dyshim për ndeshjen e së shtunës kundër Malagas”, kanë thënë zyrtarët e Barçës në faqen zyrtare të klubit në internet.

Merkato

Sevilja vë në shënjestër Edin Dzeko

Sevilja flitet se ka ndër mend të bëjë një ofertë për të siguruar në janar shërbimet e sulmuesit boshnjak të Volfsburgut, Edin Dzeko. Lajmin e ka botuar gazeta spanjolle “Marca”. Lojtari 23-vjeçar ka arritur një rekord fantastik në Bundesligë: 37 gola në 66 ndeshje për Volfsburgun. Ai ka shënuar 12 gola në 18 ndeshje për Bosnjë-Hercegovinën. Dzeko ka pohuar se nuk ka dijeni për interesimin e klubit spanjoll dhe se është i fokusuar te skuadra e tij. “Ky informacion (për transferimin e mundshëm), nuk ka ardhur deri te ne. Eshtë herët të flasim për të. Nuk e di çfarë të them nëse më vjen një ofertë nga Spanja. Sezoni i ri sapo ka filluar dhe unë nuk jam duke menduar që tani për atë që do të ndodhë në dimër”, është cituar ai.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Sun, 27 Sep 2009 , 22:18

Real-Barcelona, deri në golin e fundit…


Autori: Ergi Lubani
Data: 27/09/2009
Version Print


“Merengesit” fitojnë 3-0 dhe kryesojnë betejën e golaverazhit ndaj Barçës që mori tri pikët në Malaga

Barça mban ritmin, e pesta radhazi…
Edhe pse janë luajtur vetëm pesë javët e para të kampionatit spanjoll, duket qartë se Reali i Madridit dhe Barcelona do të jenë rivalët për titull. “Merengesit” fituan 3-0 ndaj Tenerifes në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Barcelona mori tri pikët në Malaga me suksesin 2-0. Reali dhe Barça kanë pikë të barabarta (15), numër të njëjtë golash të shënuar (16), por madrilenët qëndrojnë në krye sepse kanë pësuar një gol më pak. Zllatan Ibrahimoviç, i cili e nisi ndeshjen nga stoli për shkak të një dëmtimi në kavilje, shënoi golin e parë për Barcelonën, vetëm pak minuta pasi zuri vendin e Tierri Henrisë së dëmtuar. Ky ishte goli i pestë për Ibrahimoviçin në po aq ndeshje të luajtura gjatë këtij kampionati, ku kryeson renditjen e golashënuesve sëbashku me Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Por suedezi është i vetmi që ka shënuar gola në të pesta javët. Goli i dytë i Barcelonës u shënua pas rreth një ore lojë. Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid, Xherrard Pike, kërceu më lart se të gjithë gjatë një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Ksavi. Malaga e mbylli ndeshjen me dhjetë futbollistë, pasi në minutat e fundit Albert Luke u ndëshkua me karton të kuq për një faull të rëndë ndaj brazilianit Dani Alvesh. “Dëmtimi i Henrisë nuk është një lajm i mirë, tani që Bojani është i padisponueshëm dhe Ibra ka dhimbje në kavilje. “Reali? Nuk luajtëm me presion prej fitores së tyre, është ende shume shpejt.” - tha trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola.
Në ndeshjen tjetër të luajtur dje, për javën e pestë të kampionatit spanjoll, Sevilja ka arritur fitoren e katërt radhazi, duke u ngjitur në vendin e tretë, tri pikë larg Realit dhe Barcelonës. Andaluzianët fituan 4-0 në fushën e Bilbaos së vendit të katërt me tri gola të shënuar, që në pjesën e parë. Pas pesë minutash lojë, Renato kaloi në avantazh miqtë me një goditje dënimi, ndërsa Alvaro Negredo shënoi 16 minuta më vonë. Sulmuesi i ardhur nga Reali i Madridit përfitoi nga puna inteligjente e Diego Kapelit. Në fundin e pjesës së parë Frederik Kanute shënoi golin e tretë. Mbrojtësi i Bilbaos, Fernando Amorebieta, mori kartonin e dytë të verdhë, pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë, duke i lënë vendasit me dhjetë futbollistë. 15 minuta para fundit Hezus Navas shënoi golin e katërt për Seviljen.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Tue, 29 Sep 2009 , 02:24

Real Madrid, “magji” per Cristiano Ronaldo-n
28/09/2009 15:30

Cristiano Ronaldo ka filluar polemikat e para me trajnerin e Realit te Madridit, por arsyeja, sipas te perditshmes spanjolle “El Mundo”, nuk eshte vetem rotacioni dhe zevendesimi i portugezit.
Kjo gazete ka publikuar letren e nje magjistari i cili ka deklaruar se pak dite me pare eshte takuar me nje person te arfert te lojtarit qe i ka kerkuar t’i beje keq atij nepermjet nje magjie. Ne kete menyre magjistari eshte perpjekur te paralajmeroje skuadren madrilene dhe vete lojtarin pertugez per te keqijat qe e presin.

Sipas tij, Cristiano Ronaldo qe u ble gjate merkatos se veres per 92 milione euro, do te kaloje me shume kohe ne infermieri se ne fushene lojes.

Por nese kjo gje eshte publikuar nga “El Mundo”, nga skuadra e Realit te Madridit nuk eshte marre aspak seriozisht edhe pse gazeta spanjolle sjell ndermend se kjo eshte hera e trete qe i ndodh galaktikeve, duke sjelle ndermend problemet e vitit 2004 dhe ato te vitit 2006-te qe tronditen skuadren “merengues”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Wed, 28 Oct 2009 , 09:25

Kupa e Mbretit, humbje e turpshme e Real Madrid
28/10/2009 04:10

Ka rezultuar nje turperim ajo qe parashikohej nje ndeshje “stervitore” e Real Madrid kunder Arkorkon e vlefshme per Kupen e Mbretit ne Spanje.
Madrilenet jane mundur nga skuadra amatore me rezultatin 4 me 0 megjithese ne fushe ndodheshin disa nga yjet si Raul, Guti, Benzema dhe Albiol.

Skuadra nga periferikee e Madridit, e cila luan ne kategorine e trete spanjolle e ka mbyllur shume shpejt ndeshjen duke shenuar tre gola qe ne pjesen e pare te takimit.

Rezultati i djemve te Pelegrinit veshtireson situaten e ketij te fundit i cili ne tre ndeshjet e radhes ka humbur ndaj Milan per Ligen e Kampioneve me rezultatin 3-2, ka barazuar ne kampionat ndaj Sporting Gijon dhe humb thelle ndaj amatoreve te Arkorkon c'ka i ka veshtiresuar mjaft kualifikimin madrileneve.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Wed, 28 Oct 2009 , 09:28

asht me te vertete e quditshme .

skuadra amatore ne kategorine e katert ka rrah real madritin ,demek skuadra e yjeve .

ai pelegrini ka ma gafen ma te madhe qe ka hek hollandezet ,forcen dhe shtyllen e ekipit .

shiheni realin pa hollandez sa posht asht ,demek yje cristiano ronaldo dhe kaka ,ku per mendimin tem jan 2 deshtimet qe reali i madritit ka ba ,biles me leke shum te madh

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Fri, 30 Oct 2009 , 09:29

http://www.sportishqiptar.com.al/reali- ... elegrinin/

largojn pelegrinin ,tranierin e realit.

mendoj qe pelegrini asht shkaku kryesor.

ka yje por nuk din me i vendos

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Tue, 01 Dec 2009 , 02:49

Barcelona triumfon ne “El Clasico”
29/11/2009 21:40

Eshte Barcelona fituesja e “El Clasico”, sic quhet ndryshe derbi i kampionatit spanjoll. Kane fituar minimalisht 1-0 katalanasit ndaj Realit galaktik ne javen e 12-te te Primera Division.
Ka qene nje ndeshje e ekuilibruar ne minutat e para edhe pse te dy trajneret kishin vendosur ta fillonin me formacionet me te mira, nga njera ane Guardiola luante me Mesi, Iniesta, Ksavi, Henri, ndersa Pelegrini me Kaka, Kristiano Ronaldo dhe Higuain.

Ka perfunduar me rrjeta te paprekura pjesa e pare, per t’i lene radhen nje pjese te dyte me agresive. Vendasit kerkuan me cdo kusht golin e avantazhit dhe e gjejne nga i munguari i formacionit baze. Zllatan Ibrahimovic sapo futet ne loje, topi i pare qe prek ishte nje krosim perfekt i Dani Alevesh te cilin suedezi e transformon ne golin e vetem te kesaj ndeshjeje te madhe.

Buskets ne minuten e 63-te le Barcelonen me 10 lojtare dhe Pelegrini guxon me shume duke futur ne loje edhe Raul, por per asnje moment madrilenet edhe pse ne epersi numerike nuk munden te vinin ne prove portierin Valdes. Ne fundin e takimit Mesi pati mundesine e arte per te shenuar golin e dyte por nuk arrin kete here te kaloje Iker Kasijas. Pas kesaj fitoreje, Barcelona merr kreun e kampionatit spanjoll me 2 pike avantazh ndaj Realit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Wed, 09 Dec 2009 , 18:02

Derbi Real-Barca per Fifa World Player 2009
08/12/2008 09:35

Fifa World Player 2009 eshte trofeu i dyte me i rendesishem i sezonit per nje lojtar dhe shume shpejt do te dorezohet edhe ky cmim.
Kete here gara eshte shume e vecante sepse trofeu do te diskutohet ne derbin Real Madrid-Barcelona. Pese emrat kandidate per ta fituar kete trofe jane teresisht lojtare te ketyre dy skuadrave. Ngjyrat “merengues” i mbrojne Kaka dhe Cristiano Ronaldo, ndersa treshja katalanase Andres Iniesta-Xavi Hernandez dhe Lionel Messi qendrojne ne anen tjeter.

Ne listen femerore figurojne brazilianet Cristiane e Marta, gjermanet Inka Grings dhe Birgit Prinz si dhe anglezja Kelly Smith. Gjate Fifa World Player Gala 2009 do zgjidhet edhe skuadra me e mire, e votuar nga rreth 50 mije futbolliste profesioniste nga e gjithe bota, si dhe goli me i bukur i ketij viti.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Mon, 21 Dec 2009 , 21:41

Messi “rremben” gjithcka brenda 1 viti
21/12/2009 10:40

Nje vit te tille, Lionel Messi as mund ta kishte enderruar. Sulmuesi argjentinas i Barcelones ka fituar gjithcka qe mund te fitohet ne nje vit dhe rekordin e tij do jete shume e veshtire qe ta thyejne lojtare te tjere ne te ardhmen.
Me Kupen e Botes te fituar te shtunen, Barcelona siguroi edhe trofeun e gjashte brenda nje viti, ndersa Messi ka arritur te rrembeje si Topin e Arte ashtu edhe cmimin e lojtarit me te mire te FIFA-s.

Per Fifa World Player, ai eshte ne gare bashke me Cristiano Ronaldo-s e Xavi-n, por tashme “pleshti” thjesht duhet ta zyrtarizoje marrjen e ketij trofeu. Vendimi do merret sot ne darke dhe te gjitha mediat e cilesojne nje formalitet.

“Nuk ndihem me i miri ne bote. Kam shume fat pasi luaj ne nje skuader te madhe. Nuk ndihem me i miri sepse me e mira eshte Barcelona. Une mendoj vetem per grupin sepse pa ate nuk do kisha fituar asgje”, thekson lojtari.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Mon, 21 Dec 2009 , 21:43

mendoj se mesi prap e merr topin e arte

nuk i afrohet kerkush as afer

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Sun, 27 Dec 2009 , 23:06

Pas Manchester City, sheiku kerkon edhe Realin
27/12/2009 13:35

Sheiku Mansour bin Zayed Al Nahyan, padroni aktual i Manchester City, eshte i gatshem te ofroje 1 miliard euro per Realin e Madridit.

Sipas te perditshmes sportive spanjolle, “AS”, nuk duket se ka dyshime per finalizimin e projektit te anetarit te familjes mbreterore te Abu Dhabi.

Edhe pse gjendja sociale e klubit e ben me te veshtire, per te mos thene te pamundur, blerjen e Realit, sheiku Mansour mund te vendose te ndermarre kete nisme, edhe pse borxhet jane te shumta.

Mbledhja mes paleve eshte parashikuar te mbahet ne fillim te vitit te ardhshem.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Sun, 27 Dec 2009 , 23:08

shife kur ta blejn edhe realin tash

Post Reply