Maradona premton Kupën e Botës
Në sytë e të gjithëve, Diego Arman
do Maradona është futbollisti më
i madh i të gjitha kohërave. Pas fitimit
të një popullariteti të madh në mbarë botën
dhe komenteve për vdekje, të disa viteve më
parë, legjendari 48-vjeçar është duke shijuar
jetën përsëri në krye të Argjentinës së tij të shtrenjtë.
Tani që është bërë edhe një gjysh i devotshëm,
Maradona flet me sinqeritetin e tij karakteristik,
për betejat kundër mjerimit si dhe
stërvitjen e “bardhekaltërve”, Lionel Mesin,
Fidel Kastron dhe shumë gjëra të tjera. Në
pjesën e dytë e kësaj interviste, legjendari jep
pikëpamjen e tij mbi Pelen, Brazilin dhe duelet
e tij kundër “Seleçao”-s, të cilat do të publikohen
të shkurtuara.
Diego, keni afro 9 muaj që drejtoni
Argjentinën, ju duket vetja sikur jeni bërë i
vjetër tashmë në këtë profesion?
Pak. Nëse do të mblidhja kohën totale që
kam shpenzuar me futbollistët e mi, mund të
them se me ta kam punuar vetëm një muaj e
gjysmë. Është një kënaqësi e madhe të bësh
këtë punë, edhe pse tani kam filluar të mendoj
për gjërat, që 25 njerëz duhet të bëjnë brenda
dhe jashtë fushës.
Po e shijoni këtë përvojë të re?
Është e vështirë. Gjërat i kam shijuar më
tepër kur luaja, por ju siguroj se tani jam deri
në fyt me përgjegjësi. Të gjithë e dinë se kam
qenë në momente të vështira dhe kam arritur
të mbledh veten dhe të arrij këtu ku jam sot, në
krye të stolit të Argjentinës. Është një ëndërr e
realizuar.
Është më e vështirë nga sa e prisnit?
Më vështirë për
arsyen që sapo e
përmenda.
Je gjithmonë në telefon, duke u interesuar se si
janë futbollistët e tu. Çdo ditë takohem me stafin
teknik për të mësuar se ç‘ndodh me Mesin,
Agueron, Rodriguezin dhe të gjithë ata që stërvit.
Kjo më intereson shumë, sepse përballë
kemi ndeshjen me Brazilin, që ka një rëndësi
të veçantë për kualifikimin në Botëror. Pastaj
luajmë në transfertën me Paraguain, ndaj duhet
të bëjmë gjithçka për të fituar. Shpresoj që
të grumbullohemi 20 ditë përpara fillimit të
finaleve të Botërorit, të stërvitemi si duhet dhe
t’i japim vetes shansin më të mirë, për të qenë
kampionë të botës.
Të kthehemi te dita kur u zgjodhët trajner,
sa intervista keni dhënë që atëherë?
Shumë, por përpiqem që të mos shkoj në të
gjitha programet, ku ftohem. Një trajner duhet
të dijë kur duhet të shfaqet. Vetëm se jam Maradona
dhe trajner i Kombëtares, nuk do të
thotë që duhet të jem kudo dhe t’i bëj qejfin
kujtdo. Janë futbollistët, yjet e vërtetë. Janë ata,
që duhet të dalin në intervista dhe të flasin.
Është e vërtetë që zgjoheni natën me mendime,
të cilat më pas i shkruani?
Po, ashtu është. Goditjet e dënimit, të këndit,
etj... Për shembull, dua që skuadra të bëjë
më tepër pasime në sulm, të ngushtojë hapësirën
me mbrojtjen, mesfushën dhe sulmin.
Dhe kur humbasim topin, na duhet të jemi
pranë lojtarëve kundërshtarë për të neutralizuar
aksionet e tyre. Nuk ka asgjë që duhet të
bëjë më shumë Argjentina dhe për këtë arsye
jemi shumë mirë në kontrollin e topit. Mbase
Brazili po bën këtë gjë kohët e fundit, por Italia
dhe Gjermania ende janë larg. Mbase edhe
Spanja e ka zbatuar këtë teknikë, sidomos me
Ksavin, i cili i qëndron gjithnjë pranë dyshes
së sulmit, Vila dhe Torres. Nëse pasojmë
shumë, për kundërshtarin nuk ka shpëtim.
Çfarë kini parë kohët e fundit? Ju ka surprizuar
ndokush?
Askush. Skuadrat janë në të njëjtin nivel,
që kanë qenë. Milani ndodhet në një gjendje të
vështirë, Interi ka ruajtur kolektivitetin, Reali
pritet të ndryshojë shumë me Kakànë. Ai do
t’u japë atyre një dimension tjetër, ndonëse
nuk e kuptoj pse Gago nuk ka luajtur tek ata.
Duhet ta aktivizojnë, pasi jo më kot është edhe
zgjedhja ime e parë në Kombëtare. Kam ndjekur
gjithashtu Juventusin, skuadrën e shokut
tim, Çiro Ferrara. Po ecin mirë edhe ata, duke
luajtur një futboll tipik italian: shumë të fortë
në prapavijë dhe të saktë në daljet e befasishme
të Del Pieros. Përsa u përket djemve tanë, Milito
më duket në formë të jashtëzakonshme,
sikurse “El Kun”.
Po Mesi?
Nuk e kam parë kohët e fundit. Jam përpjekur
të flas në telefon me të, por është më e
thjeshtë të kontaktosh me Obamën se sa me
Mesin (qesh). Kam dëgjuar se po kalon një
formë para-sezonale të mirë dhe është në formë
të shkëlqyer.
Ka ndonjë lojtar që ju ka befasuar së fundmi?
Felipe Melo ka qenë një gjetje e madhe për
Brazilin dhe Hulk i Portos, po ashtu. Kurse
Ronaldinjo më ka lënë pa mend. Më duket në
gjendje optimale përsëri, por ka humbur
forcën shpërthyese që kishte dikur. Më pëlqen
t’i shoh fintet dhe driblimet e tij përsëri.
Shpresoj të rikthehet si dikur, por pas ndeshjes
me ne, sigurisht.
Të flasim për Maradonën, si njeri. Çfarë
është gjëja më e keqe që ju ka ndodhur?
Më e keqja që më ka ndodhur... Kur isha në
fund të detit dhe vajza ime më ngriti lart. Tani
ngjitem çdo ditë e më lart dhe kjo është një
arritje, kur e mendon se më ndodhte që rrija
për 3 ditë në gjendje gjumi. Tani shoh nipin
tim dhe është njësoj sikur kap qiellin me dorë.
S’kam gjë me çfarë ta krahasoj. As penalltitë,
gjuajtjet e dënimit, kornet... Jo, nuk mund ta
krahasoj. Është vet mrekullia!
Dhe më e mira?
Më e mira është reagimi ndaj “humnerës”
ku ndodhesha. Kalimi nga mjerimi në rilindjen
si person. Nuk po them se dua të luftoj
mjerimin, por kur përballem me një situatë të
tillë, bëj të pamundurën për të gjetur paqen
që kam tani.
Duhet të keni histori të çuditshme për të
treguar. Cila është situata më e pabesueshme,
në të cilën jeni ndodhur?
Gjëja më e çmendur është t’i tregoja Fidel
Kastros se si i gjuaj penalltitë. I thashë: “Shoh
te portieri. Nëse lëviz përpara portierit, ai e
kap topin. Nëse portieri lëviz para meje,
thjesht duhet të gjuaj në krahun tjetër.” Fideli
lëvizi të gjitha karriget dhe tha: “Eja, gjuaj
një penallti kundër meje. Ma trego.” Sollën
një top dhe i thashë: “Është gol, në rregull?
Ti qëndro aty në qendër.” Vetëm ta imagjinoni.
Unë që gjuaj një penallti kundër Fidel
Kastros! Kjo është një çmenduri e vërtetë! Ai
qëndroi pa lëvizur dhe unë shënova. Pas
kësaj, ai më bëri disa pyetje, si ku e vendosa
këmbën, edhe gjëra të tjera të këtij lloji.
“Thjesht kështu ndodh, maestro,” i thashë.
Pas kësaj, u ulëm dhe folëm për politikën
përreth 6-7 orë. Vdiqa duke qeshur me bisedat
e tij. Është një legjendë e gjallë dhe nuk ka
njeri në botë me karizmin e tij. Asnjë, madje
as Papa!
Kupa e Botës, duhet të jetë një ëndërr
për ju.
Po, takimi me Mandelën gjithashtu. Pashë
para pak ditësh se mbushi 91 vjeç. Kam
dashur gjithnjë të takohem me të, por kurrë
nuk ka mundur, sepse gjithmonë më ka dalë
diçka që më ka penguar. Shpresoj ta takoj një
ditë!
Mbase kur të hidhet shorti në dhjetor?
Mbase, por mbase do të shkojmë më parë
të shohim se ku do të akomodohemi.
Keni ndonjë fiksim për Kupën e Botës?
Kupa e Botës nuk do të jetë e njëjtë pa
Argjentinën. Do të ishte pa ngjyra.
Dukeni shumë i sigurt për kualifikimin.
Jam absolutisht i sigurt. Nëse nuk do të
isha, nuk do të flisja me ju tani.
E mbani mend herën e parë kur e patë
këtë trofe?
Sigurisht. E pashë në disa foto. Kur e
mundëm Gjermaninë pata rastin ta prek dhe
ta puth... Pritëm gjithë ato ditë në kampin stërvitor
dhe më pas vumë dorën mbi të. Të bën
shumë krenar. Është gjëja më e bukur. Futbollistëve
të mi u them se të sakrifikosh 30
ditë stërvitjeje vetëm për të puthur atë kupë,
është hiçgjë në jetën e njeriut. Është njësoj si
të kapësh qiellin.
Sapo thatë se e dini se çfarë duhet për të
fituar atë.
E kam fituar një herë dhe herë tjetër kam
shkuar deri në finale. Në “Itali ‘90" të gjithë
thanë se Brazili do të na mundte, por ne e
eliminuam. Të gjithë thanë se Italia do të
në mundte, por ne e eliminuam edhe atë
dhe shkuam në finale. Gjithmonë e kam
thënë se duhet fat në Kupën e Botës, por
gjithnjë fati është me më të mirin. Në vitin
1990 kishim disa lojtarë të dëmtuar, por tani
të gjithë janë në formë të shkëlqyer. Janë 30
ditë tepër të ngjeshura. Do jemi plotësisht
të fokusuar, duke menduar për asgjë tjetër
veçse Kupës së Botës. Pikërisht këtë dua.
Kam qenë në Kupa Bote, kam luajtur në dy
finale dhe e di si të shkoj atje, se si të mbaj
nën kontroll grupin, se si t’i stërvit ata. Di
çfarë t’u them atyre. E di shumë mirë se për
çfarë flas.
Sipas shokëve tuaj të skuadrës së vitit
1986, pas finales nuk donit ta lëshonit trofeun
nga duart...
Është e vërtetë. Nuk i lejova lojtarët të dalin
me atë. Nuk mund të bënim xhiro nderi me
trofe në duar në “Azteca”. Provuam disa herë,
por nuk mundëm. Kur u kthyem në qendrën
stërvitore në Amerikë, ku ishim sistemuar, e
mora kupën në terrenin stërvitor dhe bëmë aty
xhiron e nderit, vetëm në praninë e familjarëve
tanë, të cilët ndodheshin në krah të fushës.
Do ta ngrini në 2010-ën përsëri atë trofe?
Unë jo. Maskerano do ta ketë këtë nder.
Dhe ai nuk do ta lëshojë nga duart. Mbajeni
mend mirë këtë që po ju them, edhe ai do të
bëjë të njëjtën gjë!
Maradona premton Kupën e Botës
b
MERKATO NEPER BOTE
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: MERKATO NEPER BOTE
besoj se maradona ka ba 1 ekip te mire por ja te premtoje per kampione botet .
kja asht ekzagjerim
kja asht ekzagjerim
-
- Tifoz nderi
- Posts: 695
- Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
- Skuadra: vllaznia
Re: MERKATO NEPER BOTE
Reali masi ka ble tana ata lojtar te shtrenjt, ka nevoje per da pare. Kshu qi smunet mos me shit e me e i majt te tan, aq ma shume se ka pas para 3 javeve bash 34 lojtar te federue. Per ecurine Realit ja vle me fol mas ca mujsh kur te bahet i kjart profili i lojs. Une menoj se Reali ka me ken shume i forte kete vit.fpjalmi wrote:reali po ban shum gabim qe po shet ,sepse po spati mesfushe nuk ka qa me ba as ronaldo e as kaka .
kaiher jam me mendimin e mondit,qe mund te jete edhe deshtuese cdo gja qe kan ba .
edhe 8 vjet ma pare reali bani super ekip por deshtune,kur ishte dhe becam ne skuader
Vllaznia ne zemer
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: MERKATO NEPER BOTE
un prap than se barcelona asht shum ma e forte .loroborici wrote:Reali masi ka ble tana ata lojtar te shtrenjt, ka nevoje per da pare. Kshu qi smunet mos me shit e me e i majt te tan, aq ma shume se ka pas para 3 javeve bash 34 lojtar te federue. Per ecurine Realit ja vle me fol mas ca mujsh kur te bahet i kjart profili i lojs. Une menoj se Reali ka me ken shume i forte kete vit.fpjalmi wrote:reali po ban shum gabim qe po shet ,sepse po spati mesfushe nuk ka qa me ba as ronaldo e as kaka .
kaiher jam me mendimin e mondit,qe mund te jete edhe deshtuese cdo gja qe kan ba .
edhe 8 vjet ma pare reali bani super ekip por deshtune,kur ishte dhe becam ne skuader
mesi dhe henri dhe ibramovicjh jan ma te mire se kaka ronaldo