Page 1 of 3
					
				Kampionati 2006-07: Faza e trete!
				Posted: Sun, 04 Mar  2007 , 19:23
				by kuqeblu
				Renditja mas javes se 30-t:
1. Tirana --- 66 pik --- 59-29
2. Teuta --- 60 --- 41-26
3. VLLAZNIA --- 59 --- 42-23
4. Partizani --- 54 --- 38-21
5. Besa --- 41 --- 32-31
6. Dinamo --- 38 --- 34-37
7. Elbasani --- 37 --- 31-36
8. Flamurtari --- 33 --- 31-35
9. Kastrioti --- 33 --- 30-42
10. Shkumbini --- 31 --- 33-46
11. Luftetari --- 27 --- 23-40
12. Apolonia --- 22 --- 29-56
Kalendari i ndeshjeve te fazes se 3-te eshte si me poshte:
Java 23: 10.03.2007
Tirana - Apolonia 1-0
VLLAZNIA - Shkumbini 0-2
Teuta - Luftetari 3-0
Partizani - Kastrioti 4-1
Besa - Flamurtari 2-0
Dinamo - Elbasani 1-1
Java 24: 17.03.2007
Shkumbini - Tirana 2-1
Luftetari - VLLAZNIA 0-1
Kastrioti - Teuta 1-2
Flamuratari - Partizani 0-2
Elbasani - Besa 3-0
Dinamo - Apolonia 2-1
Java 25: 31.03.2007
Tirana - Luftetari 2-0
VLLAZNIA - Kastrioti 2-0
Teuta - Flamurtari 2-1
Partizani - Elbasani 1-0
Besa - Dinamo 2-0
Apolonia - Shkumbini 3-1
Java 26: 07.04.2007
Kastrioti - Tirana 1-1
Flamurtari - VLLAZNIA 0-2
Elbasani - Teuta 0-0
Dinamo - Partizani 0-2
Besa - Apolonia 2-1
Luftetari - Shkumbini 1-3
Java 27: 14.04.2007
Tirana - Flamurtari 1-1
VLLAZNIA - Elbasani 2-0
Teuta - Dinamo 3-1
Partizani - Besa 2-1
Shkumbini - Kastrioti 2-1
Apolonia - Luftetari 2-1
Java 28: 21.04.2007
Elbasani - Tirana 1-2
Dinamo - VLLAZNIA 1-2
Besa - Teuta 0-1
Partizani - Apolonia 2-0
Flamurtari - Shkumbini 2-0
Kastrioti - Luftetari 1-0
Java 29: 28.04.2007
Tirana - Dinamo 2-1
VLLAZNIA - Besa 1-1
Teuta - Partizani 1-0
Shkumbini - Elbasani 4-2
Luftetari - Flamurtari 1-0
Apolonia - Kastrioti 1-2
Java 30: 05.05.2007
Besa - Tirana 0-1
Partizani - VLLAZNIA 0-1
Teuta - Apolonia 4-1
Dinamo - Shkumbini 5-0
Elbasani - Luftetari 4-4
Flamurtari - Kastrioti 0-0
Java 31: 09.05.2007
Tirana - Partizani
VLLAZNIA - Teuta
Shkumbini - Besa
Luftetari - Dinamo
Kastrioti - Elbasani
Apolonia - Flamurtari
Java 32: 12.05.2007
Teuta - Tirana
VLLAZNIA - Apolonia
Partizani - Shkumbini
Besa - Luftetari
Dinamo - Kastrioti
Elbasani - Flamurtari
Java 33: 19.05.2007
Tirana - VLLAZNIA
Shkumbini - Teuta
Luftetari - Partizani
Kastrioti - Besa
Flamurtari - Dinamo
Apolonia - Elbasani
			 
			
					
				
				Posted: Sun, 04 Mar  2007 , 20:26
				by Edmond-Cela
				flm naqe per kyt informacionin.
kush ban gabime ma pak e fiton kampjunatin. thakm se ka me pas nje  suprize te madhe ne fund te kampjunatit
			 
			
					
				
				Posted: Sun, 04 Mar  2007 , 21:16
				by GOLDIAN
				kuqeblu faleminderit naqe per informacionin
na duhet me i marr ndeshjet nje e nga nje se sic e the vet topi a i rrumbullaket e na me peqinin kena has veshtiresi ne shkoder
per transferta tirana e ka ma veshtire se na 
ne na duhet fitorja ne gjirokaster se kur te vijne puna e vlone sbesoj se flamurtari ka me ken ne mes te tabeles e ska me ju dasht gja fitorja me ne
rendesishme qe vllaznia te fitojne cdo ndeshje ne loro borici
			 
			
					
				
				Posted: Sun, 04 Mar  2007 , 22:53
				by forri
				kalendari qënka shum i favorshëm për ne.Skuadrat që i mendoja të vështira i paskena brënda,hajt ishalla po e fitojmë këtë kampionat.
			 
			
					
				
				Posted: Mon, 05 Mar  2007 , 00:23
				by Admin
				Kuqeblu te lumt dora per kampionatin 
 
Nuk kena edhe fart ndeshje te thjeshta jashte fushet tone !!!!
Mas harroni se kena me lujt me Dinamon e Partizanin jashte...
Shpresat per kampionat jane por prep asht pak e veshtire qe ne me i fitu tana ndeshjet, se Tirana edhe mundet qe me lan 6 pike rruges...
Sdq sic e keni than edhe ju, Vllaznia duhet me ba kampionatin e saj edhe me i lujt tana ndeshjet si finale!!!
FORCA VLLAZNIA 
			
					
				
				Posted: Mon, 05 Mar  2007 , 08:21
				by Shkodrani81
				Falimners kuqeblu per kyt informacion t'bukur.
Ndeshjet i kena edhe t'lehta edhe t'veshtira dhe duhet pun e madhe me i fitu tana, sepse edhe mren ne Shkoder disa i kena te vshtira, dhe Dinamon e Partizanin i kena jashte, e nuk asht  fart e lehte me ta, por un shpresoj per mire, ngaqe edhe nga ana psikologjike jena mire tash, dhe menaj se kena me ba neshje ma t'bukra se tane kampionatin.
Para Vllaznia!
			 
			
					
				
				Posted: Mon, 05 Mar  2007 , 14:35
				by vllaznia1919
				Edhe un i shof te fshtira transfertat ne tirane.Te trija tiranset i kena atje.
un du veq me fitu ndeshjen e fundit!
			 
			
					
				
				Posted: Mon, 05 Mar  2007 , 19:10
				by kuqeblu
				Kur “votohet” symbyllur
5 Mars -  Ne gushtin e vitit te kaluar, kur eshte hedhur shorti dhe u ndertua kalendari i kampionatit te ketij sezoni ne vazhdim, dukej e larget dita e perfundimit te fazes se dyte, qe te mendohej pastaj se si do te zhvillohej e treta. Por ja qe dje u mbyll dhe faza e dyte e ne fundjave nisin ndeshjet e se tretes, ndersa menjehere shfaqen defektet, apo pretendimet e para. Krijohet pershtypja se pakkush, per te mos thene kurrkush, i kishte hedhur nje sy formules se fazes se trete, jo ne ato dite para se te fillonin ndeshjet, por edhe deri pak para se ajo te nise. Fillimisht u bene jo pak debate per formulen e organizimit te fazes se trete, u fol edhe per ndarje ne dy grupe  gjashteshja e pare dhe e dyte, ku skuadrat do te ndesheshin mes tyre perseri nga dy here, te parat per titullin dhe kompeticionet europiane, kurse te dytat per “mbijetese”  sikurse e kane disa vende europiane me futboll edhe me cilesor se ai i yni. U ngriten zera pro e kunder dhe, me ne fund, FSHF vendosi per formulen origjinale, sipas se ciles skuadrat do te luanin mes tyre vetem nje here, madje, u fol se kjo eshte huazuar nga Kroacia, ndersa ne te vertete, prej disa sezonesh, faza e trete ne kampionatin e atij vendi zhvillohet me ndarje te skuadrave ne dy gjashteshe. Nderkaq, u tha edhe se gjashte skuadrat e para do te kene avantazhin qe do te luajne gjashte ndeshje ne “shtepi” e pese jashte, kurse gjashte te dytat, te kunderten.
Pa dashur te behemi specialiste te ndertimit te kalendareve, ky i fazes se trete ngjan te jete shkeputur nga nje kampionat me dy faza, sepse, skuadrat, qe ne dy fazat e para kane qene ne pozita me te mira, nuk kane ndonje perparesi, madje, ne ndonje rast ato dhe ndeshkohen. Sa per ilustrim, po shkepusim disa cifte, qe do te ndeshen mes tyre ne kete faze te trete, per te kuptuar defektet jo pak serioze te kesaj formule, kur behet fjale se skuadrat do te ndeshen vetem nje here mes tyre, pra, nuk vendosen ne kushte te barabarta. Keshtu, skuadra, qe mban vendin e dyte, Vllaznia, do te luaje ne transferte me te paren, Tiranen (krejt normale), ndersa Teuta (e treta) do t’i prese bardheblute ne “shtepi”, pa thene qe kete privilegj do ta kete edhe e pesta(!?). Atehere, cili eshte avantazhi i skuadres se pare, por edhe asaj te dyte, ne raport me te treten, apo te pesten? Paradokset vazhdojne edhe ne pozicione te tjera, por le te mjaftohemi, sa per ilustrim me skuadren qe mban vendin e 12te, e cila do te prese ne fushen e saj kundershtaret, me te cilet (te pakten teorikisht, por edhe praktikisht) do te konkurroje per mbijetese, si te 11n, te 10n, te 9n, te 8n e te 7n, kurse llogjika ta thote se me keto duhet te ishte udhetuese, ndersa ne fushen e saj duhet te priste skuadrat ne vendet 16. E gjithe kjo qe thame, tashme eshte si “te rrahesh uje ne havan”, apo si “kofini pas te vjelit”, madje, qellimi i ketyre rreshtave nuk eshte per te kundershtuar kete formule, te pakten per kohen kur po e diskutojme, por per te vene ne dukje indiferentizmin, per te mos thene paaftesine e drejtuesve te klubeve, qe merren me nje pozicion jashte loje, nje penallti apo dhe nje gol, por nuk i hedhin asnje “sy” nje prej dokumenteve baze, sikurse eshte kalendari i ndeshjeve, qe FSHF e botoi ne Dokumente Themelore, per me teper qe behej fjale per nje formule te re.
Gjithsesi, “corba” eshte gatuar dhe ate duhet ta “hane” te gjithe ata, qe mbyllen syte kur ajo u pergatit. 
Marre nga gazeta 
Sport Ekspres 
			 
			
					
				
				Posted: Tue, 06 Mar  2007 , 14:35
				by Edmond-Cela
				elbasani pretendon se eshte ai ne vend te 5'st dhe jo bera?
  
FSHF ndryshon rregullat, skandal me kalendarët
Një lëmsh i vërtetë ka shoqëruar kalendarin e fazës së tretë të Superligës. Gjithçka lidhet me renditjen e tre skuadrave që i përfunduan 22 javët e para në vendin e pestë, të gja`shtë dhe të shtatë, pra me Dinamon, Besën dhe Elbasanin. Rregullorja e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk parashikon asgjë në rast se dy skuadra përfundojnë me pikë të barabarta në fund të fazës së dytë (nga ajo përcaktohet direkt edhe kalendari i të tretës), ndërkohë që për në fund të kampionatit neni 30, pika 18 (a) dhe (b), parashikon se kur më shumë se dy skuadra përfundojnë në pikë të barabarta, atëherë merren për bazë pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte dhe në rast se këto janë të barabarta, merret parasysh diferenca e golave në takimet direkte. Janë këto dy pika që rregullojnë veprimtarinë në fund të saj, por për përfundimin e dy fazave të para, nuk thuhet asgjë. Gjëja e parë që të shkon në mendje në një rast të tillë është se edhe në fund të fazës së dytë duhet të merret për bazë rregullorja për gjithë veprimtarinë, por dje, në mënyrë të çuditshme gjërat kanë ndryshuar. FSHF ka bërë publik kalendarin e ri, ku Elbasani figuron i shtati, Besa e pesta dhe Dinamo e gjashta, ndërkohë që nëse do të merren për bazë nenet e bëra të ditura në "Dokumentet Themelore të sezonit 2006-2007", atëherë kampionët në fuqi duhet të ishin automatikisht në vend të pestë. Kjo, pasi ata kanë një fitore 1-0 dhe një humbje 2-1 me Dinamon, ndërkohë që ndaj Besës regjistrojnë një barazim 2-2 dhe një fitore 1-0. Duke parë këtë vakuum, në mënyrë të çuditshme dje është mësuar se nuk merren për bazë takimet direkte, por golavarazhi që kanë skuadrat në fund të fazës së dytë. 
Ankesa 
Pasi ka mësuar për hartimin e kalendarit të fazës së tretë, dje Elbasani ka paraqitur dy ankesa me shkrim në FSHF, njërën drejtuar shefit të Sektorit të Garave Hito Hitaj dhe tjetrën sekretarit të përgjithshëm Roland Mici. Klubi kampion në fuqi kërkon një rishikim të rregullores, e cila në rastin e tyre është interpretuar në mënyrë të çuditshme. "Rregullorja merr për bazë ndeshjet direkte dhe ne në takimet direkte, jemi më mirë jo vetëm ndaj Besës, por edhe ndaj Dinamos", ka thënë shefi i klubit të Elbasanit Artin Kovaçi. Çështja përbën një gafë të vërtetë dhe pritet që këtë javë të shqyrtohet në Komisionin e Disiplinës në FSHF. "Ne jemi në gjashtëshen e parë, kemi kërkuar të zbatohet rregullorja, pasi ata e kanë interpretuar keq. Për këtë kemi paraqitur edhe një ankesë me shkrim", tha më tej Kovaçi. Pasi kanë mësuar këtë boshllëk ligjor, në FSHF kanë nxituar të thonë se nuk merren për bazë ndeshjet direkte, por me golavarazhin që kanë skuadrat. 
balkanweb.com
			 
			
					
				
				Posted: Tue, 06 Mar  2007 , 14:44
				by Edmond-Cela
				• Federata ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve
Informatë zyrtare e FSHF-së
Në Federatën Shqiptare të Futbollit, në një nga ambjentet e brendshme të saj është bërë publik shorti për fazën e tretë të Kampionatit të Kategorisë Superiore
KATEGORIA SUPERIORE 
FAZA 3 
  
Java 23                                                                              Java 24                         
Dt. 10.03.2007                                                               Dt. 17.03.2007 
  
TIRANA-APOLONIA       “Q.Stafa”                                 SHKUMBINI-TIRANA 
VLLAZNIA-SHKUMBINI                                                 LUFTETARI-VLLAZNIA 
TEUTA-LUFTETARI                                                     KASTRIOTI-TEUTA 
PARTIZANI-KASTRIOTI (11.03.07) “S.Stermasi”            FLAMURTARI-PARTIZANI 
BESA-FLAMURTARI                                                     ELBASANI-BESA 
DINAMO-ELBASANI “S.Stermasi”                                  DINAMO-APOLONIA “S.Stermasi” 
  
Java 25                                                                                    Java 26 
Dt.31.03.2007                                                                Dt. 07.04.2007 
  
TIRANA-LUFTETARI “Q.Stafa”                                      KASTRIOTI-TIRANA 
VLLAZNIA-KASTRIOTI                                                 FLAMURTARI-VLLAZNIA 
TEUTA-FLAMURTARI                                                  ELBASANI-TEUTA 
PARTIZANI-ELBASANI   “S.Stermasi”                            DINAMO-PARTIZANI “S.Stermasi” 
BESA-DINAMO                                                            BESA-APOLONIA 
APOLONIA-SHKUMBINI                                                LUFTETARI-SHKUMBINI 
  
Java 27                                                                         Java 28 
Dt.14.04.2007                                                                Dt.21.04.2007 
  
TIRANA-FLAMURTARI  “Q.Stafa”                                 ELBASANI-TIRANA 
VLLAZNIA-ELBASANI                                                  DINAMO-VLLAZNIA “S.Stermasi” 
TEUTA-DINAMO                                                        BESA-TEUTA 
PARTIZANI-BESA     “S.Stermasi”                               PARTIZANI-APOLONIA 22.04.07 Q.S 
SHKUMBINI-KASTRIOTI                                             FLAMURTARI-SHKUMBINI 
APOLONIA-LUFTETARI                                              KASTRIOTI-LUFTETARI 
  
  
  
  
Java 29                                                                        Java 30 
Dt.28.04.2007                                                                Dt.05.05.2007 
             
TIRANA-DINAMO           “Q.Stafa”                            BESA-TIRANA 
VLLAZNIA-BESA                                                      PARTIZANI-VLLAZNIA 06.04.07 Q.S-S.S 
TEUTA-PARTIZANI                                                  TEUTA-APOLONIA 
SHKUMBINI-ELBASANI                                              DINAMO-SHKUMBINI “S.Stermasi” 
LUFTETARI-FLAMURTARI                                         ELBASANI-LUFTETARI 
APOLONIA-KASTRIOTI                                              FLAMURTARI-KASTRIOTI 
  
  
  
  
Java 31                                                                         Java 32 
Dt.12.05.2007                                                                Dt.19.05.2007 
  
TIRANA-PARTIZANI “Q.Stafa”                                  TEUTA-TIRANA 
VLLAZNIA-TEUTA                                                   VLLAZNIA-APOLONIA 
SHKUMBINI-BESA                                                   PARTIZANI-SHKUMBINI 20.05.07 Q.S-S.S 
LUFTETARI-DINAMO                                               BESA-LUFTETARI 
KASTRIOTI-ELBASANI                                             DINAMO-KASTRIOTI “S.Stermasi” 
APOLONIA-FLAMURTARI                                         ELBASANI-FLAMURTARI 
  
  
Java 33 
Dt.26.05.2007 
  
TIRANA-VLLAZNIA “Q.Stafa” 
SHKUMBINI-TEUTA 
LUFTETARI-PARTIZANI 
KASTRIOTI-BESA 
FLAMURTARI-DINAMO 
APOLONIA-ELBASANI
			 
			
					
				
				Posted: Fri, 09 Mar  2007 , 02:34
				by Ultras Kuqeblu
				Tiranë, 8 mars - Eshte hedhur dje, shorti i gjyqtareve, ne TV ALSAT, teksa jane percaktuar gjyqtaret dhe asistentet qe do te arbitrojne ndeshjet e javes se 23 te Kategorise Superiore dhe te javes se 18 te Kategorise se Pare. 
Ashtu si perhere edhe kete radhe shorti ka qene shume i qete, teksa ka patur edhe ndryshime vendesh te gjyqtareve, te cilet kane arbitruar nje jave me pare skuadrat me te cilat u ka rene serish. Por nje gje e tille nuk eshte lejuar, teksa me pas Shorti ka perfunduar me sukses. 
  
Kategoria Superiore 
Ndeshjet                                  Arbitri                         As/arbitrat
Tirana-Apolonia                      S.Cekaj                   Mustafaraj-Maloku
Vllaznia-Shkumbini               M.Sopjani                      Lamce,Bicaku
Teuta-Luftetari                       B.Pashai                     Pjetrushi,Doda
Besa-Flamurtari                    N.Abeshi                       Rexha, Salaj
Dinamo-Elbasani                     E.Dobi                         Elezi, Avdo
Partizani-Kastrioti*                  K.Meta                        Zeka, A.Guce 
*Partizani – Kastrioti do te luhet te dielen, ne oren 14:00 ne stadiumin “Selman Stermasi”   
  
Kategoria e Pare 
Ndeshjet                                  Arbitri                          As/arbitrat 
Laci-Skenderbeu                      S.Jareci                      Dervishi,Pregja
Tomori-Beslidhja                     Breshani                      Koreshi,Mesi
Pogradeci-Ada                         E.Peza                       Lamaj,Shkembi
Bilisht -Gramshi                     A.Taullahu                      Jorgji,Bodeci
Sopoti-Lushja                          A.Nase                         Goxhaj,Koka
Turbina-Erzeni                         A.Lulaj                            Kello,Alla
			 
			
					
				
				Posted: Fri, 09 Mar  2007 , 13:00
				by vllaznia1919
				Hajt ishalla po ban nej mrekulli Plaku!
			 
			
					
				
				Posted: Fri, 09 Mar  2007 , 20:32
				by futbollist
				E rendesishme asht qe ne me i fitu te gjitha ndeshjet e para,se ma shum se na duhen piket tesh nuk na duhen kurre.Po fillume me fitu cdo ndeshje si jashte si mrenda tirana tapo bahet me dhimje krejet e tapo fillon e hup ndeshje.Ishalla i kena 3 fitore rresht me Shkumbinin, me Luftetarin ,me Flamurtarin.
			 
			
					
				
				Posted: Thu, 15 Mar  2007 , 21:49
				by kuqeblu
				Admin, ke harru me e shtu fazen e tret te kalendari i neshjeve ne faqen kryesore  

 
			
					
				
				Posted: Fri, 16 Mar  2007 , 00:16
				by vllaznia1919
				
			 
			
					
				
				Posted: Fri, 16 Mar  2007 , 04:14
				by Admin
				kuqeblu wrote:Admin, ke harru me e shtu fazen e tret te kalendari i neshjeve ne faqen kryesore  

 
A ca tash pa kerset denimi me duket.....
Faza e trete asht me kohe e me vakt tek kalendari naqe....
http://www.fkvllaznia.net/main/index.ph ... kampionati
Mas prito me e dergu faqen deri ne fund  
 
   
   
 
He Vllaznia1919 den me hanger ndoj denim edhe ti ... 
 
   
  
 
			
					
				
				Posted: Fri, 16 Mar  2007 , 05:15
				by kuqeblu
				
			 
			
					
				
				Posted: Fri, 16 Mar  2007 , 11:19
				by Admin
				
Se aty vendosen ndeshjet e deritanishme edhe vetem nje ndeshje mungon, kurse kalendari plote asht njaty ku te thash edhe jam ne rregull une:) 
 
 
Masandej ktu tema asht : 
Kampionati Shqiptar  
 
kshu qe une kampionatin shqiptar dmth fazen e trete e kam pasqyru 
 
   
 
P.S. Une kam fillu me mendu per nji denim 
 
  
 
			
					
				
				Posted: Fri, 16 Mar  2007 , 12:31
				by kuqeblu
				
			 
			
					
				
				Posted: Fri, 16 Mar  2007 , 23:50
				by kuqeblu
				Denimin m'duket se po e han ti  
 
   
   
 
Po 
kupen hala s'e ke "ndertu" a? 
