Vllaznia-Tirana, ndeshja në orën 17.00
Posted: Tue, 01 Feb 2005 , 14:21
Ndeshja e nesërme, që do të luhet në "Loro Boriçi", mes Vllaznisë vendëse dhe Tiranës kryesuese, nuk do të startojë njëherësh me të tjerat e javës së 22-të, por në orën 17.00. Pra, ajo do të zhvillohet nën dritat e projektorëve. Një vendim i tillë është iniciuar nga presidenca kuqeblu, por ka gjetur edhe mbështetjen e drejtuesve të FSHF-së. Kështu, kryendeshja e javës së 22-të, që do të ndiqet nga afër edhe nga Brigeli, do të luhet me drita.