Pastrohet nga bora fusha e "Loro Boriçit"
Posted: Tue, 01 Feb 2005 , 14:24
Ndryshe nga ndeshja e së shtunës kundër Egnatias, këtë herë me Tiranën fusha e "Loro Boriçit" nuk do të jetë më e mbuluar nga bora. Ajo të dielën dhe dje është pastruar tërësisht nga punëtorët e fushës, me gjithë ngricat që kanë mbizotëruar. Tani mbetet vetëm për të parë se në çfarë gjendjeje do të luhet kundër bardhebluve, pasi fusha në pothuajse të gjithë periudhën e ditës është e ngrirë. Megjithatë, temperaturat këto dy ditët e fundit kanë qenë disi më të larta dhe për rrjedhojë e njëjta situatë pritet të jetë edhe nesër, për të mos sjellë kështu asnjë problem për ndeshjen e Shpresave mes Ukrainës dhe Shqipërisë.